Diaspora interes për të votuar, 70 mijë aplikime për 2 javë

25 Janar 2025, 13:00Politika TEMA
Diaspora interes për të votuar, 70 mijë aplikime për 2

Që nga hapja e procesit të regjistrimit të emigrantëve për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve të 11 majit diaspora ka shprehur një interes të madh.

Në KQZ janë grumbulluar deri më tani 70 mijë kërkesa për tu regjistruar si votues nga jashtë. Por, vetëm 43 mijë janë pranuar dhe e kanë kryer aplikimin me sukses.

Operatorët kanë refuzuar deri më tani 25 600 raste, ose 36 % të aplikimit.

KQZ pohon se vazhdon të jetë problem dokumenti që provon adresën ku jeton votuesi shqiptar në diasporë.

Italia është vendi nga ku kanë ardhur rastet më të mëdha të refuzimit, me mbi 9 mijë veta, ose 44 % të të gjitha aplikimeve të gabuara.

Shqiptarët e Italisë vijojnë të ngarkojnë gabim dokumentin italian të adresës, duke mos fotografuar faqen e pasme të saj.

6 mijë refuzime janë nga Greqia, ndërsa shqiptarët e Gjermanisë janë refuzuar në 2 600 raste. 

Sipas qarqeve, zgjedhësit e refuzuar kryesojnë me Tiranë, 3500 votues që nuk ja kanë dalë, të ndjekur me po aq nga Fieri dhe 2 300 të tjerë nga Korça.

 

2 Komente

  1. F
    Foto

    Interes per te votuar? 70 mije regjistrime hahahaa nga 7 milione qe jane jashte. O zot najep durim per keto portalet idiote

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigranti shqiptar

      O koqe gazetar! Po flisni more sipas ligjit..... . DIASPORA NUK VOTON! Sepse nuk ka të drejtë të votojë...... . Votojnë zgjedhësit shqiptarë të cilët në momentin e votimit ndodhen jashtë vendit. Se unë jam emigrant. Mirëpo kam vendosur që në muajt prill maj, për arsyet e mija, do të vij në Shqipëri. Dhe do të votoj këtu, si gjithë të tjerët..... . Ndërsa një miku im, në muajt prill maj, do të shkoj për kurim në Gjermani. Ai është regjistruar për të votuar në Gjermani. Në adresën e fëmijëve të tij...... Diasporë është miku im.... Apo emigrant? Jo është zgjedhës që në momentin e votimit ndodhet jashtë vendit. Edhe ligji kështu e shkruan..... . Nuk përmënd as diasporë, as emigrantë..... . Diasporë janë edhe arbreshët e Italisë.... VOTOJNË ARBËRESHËT?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje