Juela Meçani, e ftuar në emisionin Log deklaroi se non grata e Sali Berishës ndikon në zgjedhje. Meçani theksoi se heqja e non gratës të Berishës do “ngrohte” votuesit demokratë.
Sipas saj, një pjesë e elektoratit demokrat janë larguar në hije. Ajo tha se janë larguar, edhe për faktin që Lulzim Basha u largua si kryetar i PD, por edhe nga opozita e gjatë në kohë.
"Unë besoj se fakti që Sali Berisha është non grata ndikon në zgjedhje. Nëse do hiqej non grata e Berishës, do kishte më shumë besim në mesin e demokratëve. Një pjesë e elektoratit u larguan në hije, edhe për shkak të opozite të gjatë.
Shumë ikën, edhe sepse u largua Basha, por edhe për faktin e non gratës. Por, sërish edhe nëse i hiqet non grata Berishës, deri tek fitorja e PD nuk besoj.
Me situatën ku ndodhen të dyja partitë, PS ka më tepër shanse të fitojë zgjedhjet. Rama ka strategji çdo 4-vjeçar", tha ish-zëdhënësja e Berishës
po normal se ju spunoni thelle, jeni siperfaqesore
Ti Meçani ke shume te drejte sepse fundi i fundit Rama ka Pushtetin, leket per te te blere ty dhe ato te tjeret qe u larguan nga PD se gjoja krijuan parti te reja por qe me dashje apo pa dashje jane ne sherbim te Rames .
Heqja e nongrates do ju ngrohte vezet ju blepirsave,por a do i hiqen krimet qe i di gjithe populli pervec spakut qe ky kriminel e quan org kriminale...