Spiropali përkujton Ismail Qemalin në ditëvdekjen e tij...

24 Janar 2025, 20:24Politika TEMA
Spiropali përkujton Ismail Qemalin në ditëvdekjen e tij...

"Kujtojmë sot, në 106-vjetorin e ndarjes nga jeta, Ismail Qemalin, themeluesin e Shqipërisë së pavarur.
Shumë është folur e do të flitet për Ismail Qemalin, por sot do të doja të shquaja një fakt, në pamje të parë episodik, por me shumë rëndësi në mozaikun e aventurës politike të njërit ndër më të shquarit burra shteti të kombit tonë.
Në kujtimet e tij të botuara në 1920 në Londër, duke përshkruar ngjarjet plot me të papritura të Perandorisë në vitet 1908-1909, gjejmë një pasazh interesant mbi karrierën e tij politike:
“Pak më vonë mbërriti Kryesekretari, i cili solli Hatt-in, të shoqëruar me ceremonialin e rastit. Menjëherë pas kësaj u hap seanca, tani me deputetë të tjerë, përveç gjashtëdhjetë të parëve, dhe unë u zgjodha njëzëri Kryetar i Dhomës së Deputetëve dhe zura vend në drejtim”!
Ishte një detyrë, e cila për shkak të dramaticitetit dhe vrullit të ngjarjeve të asaj kohe, zgjati shumë pak, por që ka domethënien e vet historike.
Ismail Qemali ishte i pari personalitet politik me origjinë shqiptare që zgjidhet Kryetar Kuvendi, qysh prej kohës që filozofi francez Monteskie kishte hedhur idenë e ndarjes së pushteteve.
Historia e tij politike paraprin shumë dhimbje të jetës politike shqiptare, pas largimit të tij nga qeveria në 1914. I provoi të gjitha dramat e persekutimit politik: arrestimin, internimin, dënimin me vdekje. Por asgjë nuk e ndaloi të frymëzonte, organizonte dhe shpallte Pavarësinë e Shqipërisë.
Përvoja e tij dinjitoze politike dhe administrative si Guvernator i pesë provincave, Sekretar Shteti dhe Kryetar Kuvendi, i kishin dhënë të gjitha atributet që të pranohej njëzëri nga të gjithë atdhetarët shqiptarë si demijurgu i Shqipërisë së Pavarur.
Kujtimet dhe shkrimet rreth këtij personaliteti të jashtëzakonshëm nxjerrin në pah një përmasë të fisme e madhore të karakterit të tij: edukimin me dashurinë për atdheun më të cilën ushqeu fëmijet e tij, por edhe gjithë shqiptarët, dhe bujaria që dëshmoi në zanafillën e shtetit tonë, duke shpenzuar të ardhurat e tij familjare për nevojat dhe punët e shtetit.
Po kaq vëmendje na sjell ky përvjetor edhe për orientimin politiko-kulturor evropian të Ismail Qemalit.
“Im atë, i cili kishte marrë arsimim evropian, …donte, qysh kur isha i vogël, të ushqente tek unë zell dhe shije për kulturën evropiane”!" - shkruan ajo në facebook.

4 Komente

  1. n
    noname

    hapu dhe ,ca di kjo zgjebsja per Ismail Qemalin......

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parku Rinia

      Edi Rama e 'Orangutanget' e ushkureve te Tij, jane kembengules ne kremtimin vetem e vetem te DateVdekjeve te Heroit Kombetar Gjergj Kastrioti - Skenderbeu (DateLindje 5 mars 1405 - DateVdekje 17 janar 1468) si dhe te Shpallesit te Pavaresise e Kryeministrit te Pare te trojeve shqiptare, Ismail Qemali (DateLindje 16 janar 1844 - DateVdekje 24 janar 1919). ------------ Si shpjegohet qe, ketyre dy figurave me te medha te Historise Kombetare, te fiksura edhe nga Historiografia Boterore, keta 'Orangotange' te VETESHPALLUR "RILINDAS"

      Përgjigjjuni
    2. D
      Detari

      na qelbet me kte turkarabin me mjeker. Arberia ka vetem nje mbret, Gjergj Kastriotin.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aldo

        o kush ka mbetur per te kujtuar evenimentet e kombit,mor zot ? Gjithe llumi i semaforeve te europes...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje