Balla vizitë në kompaninë “Universal Transport”, një ndër kompanitë më të mëdha të transportit në shtetin e Miçiganit

24 Janar 2025, 16:40Politika TEMA

Balla vizitë në kompaninë “Universal Transport”,

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, gjatë qëndrimit në Detroit, zhvilloi një vizitë në biznesin “Universal Transport”, një ndër kompanitë më të mëdha të transportit në shtetin e Miçiganit, në pronësi të Adriatik Shekos, që merret me transportin e pjesëve të këmbimit në të gjitha shtetet.

Kjo kompani, me zyrë edhe në Shqipëri, ka të punësuar 250 persona, mes të cilëve edhe shqiptarë, dhe ka 25 vite që bën biznes.

"Pjesa në Shqipëri është në funksion të dispeçerisë këtu, të cilat merren me të dhënat që dërgon sistemi dhe i shkojnë klientit. Kemi momentalisht 12 vetë të punësuar në Shqipëri," tha Sheko, ndërsa Balla vlerësoi idenë e transferimit të një pjese të operacioneve të një biznesi shqiptar nga SHBA në Shqipëri.

Biznesmeni mendon të investojë në Shqipëri, duke thënë se ndryshe nga vitet e para të demokracisë, kur të gjithë iknin, tani mendojnë kthimin. Ai e falënderoi Drejtuesin Politik të Partisë Socialiste për Diasporën për mundësinë që kanë këtë vit shqiptarët jashtë atdheut për të votuar. 

4 Komente

  1. D
    Dor Qafa

    Pse pa Xhozin, o frikacak…?!, pyti i friksum Luka Guraziu.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Maro

      Po mendojne kthimin!!!!!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aaaaaaaaaa

        Tiku shoku i Taçit dhe i Meros. Kokrra e mashtruesit.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Miço

          Ja ke fut kot o Balla.... Shekon e njohim.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje