Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, dënohet me një vit burg për korrupsion aktiv në zgjedhje

24 Janar 2025, 14:08Politika TEMA

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, dënohet me një vit

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është shpallur fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje. Po ashtu, atij i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për pesë vite.

Fajtor u shpall edhe Blerim Xhamani, që u dënua me një vit burg për korrupsion dhe për falsifikim. Ndërsa, Isuf Tosku u dëua me tetë vite heqje lirie, që pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, iu caktua shërbim prove.

Memolla u gjykua për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, në zgjedhjet e 6 marsit të vitit 2022.

Kryebashkiaku u dërgua në gjykim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar së bashku me tre të pandehurit e tjerë, Ndriçim Tafxhafa dhe Blerim Xhamani të akuzuar “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe Isuf Tosku, i akuzuar për falsifikim të dokumenteve, kryer në bashkëpunim.

Sipas SPAK-ut Memolla ndikoi tek Blerim Xhamani, elektriçist pranë FSHU Durrës, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet lokale, si dhe komunikon me Xhamanin, për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, po ashtu në këmbim të votës.

I pandehuri Ndriçim Tafxhafa, i ka premtuar shtetases për shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe për strehim, ndërsa Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku kanë falsifikuar të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme.

4 Komente

  1. T
    Turpi

    SPAK nuk paska lën korrupsion aktiv dhe vrasje pa dënuar e tani na i është kthyer korrupsionit pasiv, e bukur.

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Yyyppp Xhixhi

      Hajde Spak hajde, e cmontoi korrupsionin! Edhe ky si zv.ministrja per nje ark me peshk e hengri. Per 21 janarin, 17 kullat, rrugen e Kombit, hidrocentralet private fiktive te firmosura pa hesap e te tjera zullume te mortjemadhit brekdhjere, Spak vijon hetimet ne kalendat greke. Drejtesia e re po kthehen si dikur Keshillat e Lagjeve qe merreshin me gjyqe publike per sjellje rrugacerore.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjin Gjoni kandidat per deputet

        Nuk kane turp! S'jua mban tek kokat e korrupsionit qe e shkatrruan kete vend duke vrare e vjedhur dhe merren me cironka duke bere shou para shqiptareve. Turp, Turp, shohin qimen dhe nuk duan te shohin trarin.

        Përgjigjjuni
        1. n
          noname

          ne pidh te robve te shkojne ,me akuza te vogla a te medha .....vetem ti cojne brenda te gjithe

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje