Deputeti Erion Braçe i është përgjigjur sot me një JO të fortë kërkesës së Partisë Demokratike, që propozon që emigrantët të votojnë me pasaportë të huaj në zgjedhjet e 11 majit.
Me një postim në “Facebook”, ligjvënësi socialist shprehet i qartë: “Jo, nuk mundet!”.
Deputeti e quan fyerje që të votohet me dokumentin e një vendi tjetër dhe që ‘nuk ndodh kurrkund’.
“Jooo, nuk mundet! Kush nuk ka dokument identifikimi shqiptar, nuk mundet të votojë për Shqipërinë.
Është fyerje mbi të gjitha të votosh me dokument identifikimi të një vendi tjetër, çfarëdo!
Nuk ndodh kurrkund! Cilido e ka mundësinë të pajiset me dokument shqiptar!”, shprehet Braçe.
Shqiptarët në Gjermani të hanë mut. E kanë hequr shtetësinë.