Studimi i publikuar nga Parlamenti Europian parashikon fitoren e mazhorancës në zgjedhjet e 11 majit

25 Janar 2025, 09:45Politika TEMA

Studimi i publikuar nga Parlamenti Europian parashikon fitoren e

Një studim i kërkuar nga Parlamenti Evropian, i cili është publikuar në fillim të vitit, vëren se mazhoranca socialiste qeverisëse “pritet gjerësisht të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.

“Mjedisi politik mbetet thellësisht i ndarë dhe i polarizuar, me parti relativisht të dobëta opozitare dhe një parti të fortë qeverisëse që ka qenë në pushtet që nga viti 2013 dhe pritet gjerësisht të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në 2025”, shkruhet në tekstin e kërkimit.

Bëhet fjalë për një studim të Drejtorisë së Përgjithshme për Politikat e Jashtme të Unionit me titull “Parlamentet në procesin e zgjerimit të BE-së: Forcimi i kapaciteteve të parlamenteve të vendeve anëtare sipas metodologjisë në zhvillim të zgjerimit”.

Ky studim eksploron rolin dhe rritjen e kapaciteteve parlamentare në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke u fokusuar në metodologjinë në zhvillim të BE-së për anëtarësim dhe theksimin e saj në qasjen “themelore”.

Ai shqyrton po ashtu kriteret e Komisionit Evropian për “funksionimin e institucioneve demokratike” në vendet e anëtarësimit.

“Raporti i Shqipërisë, sipas intervistave me aktorë vendas dhe ndërkombëtarë, është i përzier në rastin më të mirë”, vijon studimi duke kujtuar se BE-ja hapi negociatat e anëtarësimit më 15 tetor të vitit të kaluar.

Ato u prezantuan nga qeveria shqiptare si një moment historik dhe arritje e rëndësishme edhe pse kishte aplikuar për anëtarësim në vitin 2009, shton punimi i autorëve me seli në Belgjikë dhe Holandë.

“Pavarësisht reformave të konsiderueshme që janë ndërmarrë, institucionet shtetërore mbeten të dobëta dhe shumë të politizuara, me korrupsionin që mbetet një çështje problematike. Kjo prirje shoqërohet gjithashtu nga një shumicë joproporcionale e fortë ekzekutive dhe një shumicë qeverisëse në parlament që dominon pjesën më të madhe të vendimmarrjes legjislative”, sjell në vëmendje studimi.

Kërkimi analizoi iniciativat për mbështetjen e demokracisë së BE-së për parlamentet në dhjetë vende në zgjerim, përkatësisht Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Gjeorgji, Moldavi, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbi, Turqi, Ukrainë, dhe Kosova.

Studimi u bazua në hulumtimin në tavolinë, hartëzimin dhe mbi 90 intervista ekspertësh dhe palësh të interesuara.

Në vijim, dokumenti kërkimor i autorëve parashtron se “parlamenti shqiptar shpesh mbetet i dobët, i dominuar nga ndikimi i partisë në pushtet dhe i zhytur në polemika, përfshirë mosmarrëveshjen më të fundit mes parlamentit dhe Gjykatës Kushtetuese”.

Kjo, duke hedhur dyshime mbi ndarjen efektive të pushteteve dhe sundimin e ligjit.

Në këtë pikë, të intervistuarit nga autorët e studimit “kanë veçuar gjithashtu ‘tendencat vulosëse’ të parlamentit kur vjen puna për të valëvitur nismat qeveritare pa analiza, diskutime apo debate efektive”.

“Të intervistuarit vunë në dukje sfidën më të gjerë të një ndryshimi drastik demografik, me një pjesë të konsiderueshme të popullsisë që largohet nga vendi për shkak të mungesës së mundësive – kryesisht njerëz të rinj dhe të arsimuar që do të nevojiteshin për të ndërtuar një brez të ri të të rinjve demokratikë, liderë pro BE-së”, thekson studimi i kërkuar nga PE-ja.

Kërkimi nënvizon drejt mbylljes se “pengesat strukturore për forcimin e vërtetë të shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike, si kapja e shtetit, korrupsioni dhe ngecja e progresit në ndarjen e vërtetë të pushteteve, duhet të kapërcehen ende për një transformim të vërtetë të vendit”.

Sipas punimit, është vërejtur një kulturë më e gjallë e shoqërisë civile, duke u dhënë disa prej të intervistuarve arsye të mjaftueshme për të shpresuar për përparimin e mëtejshëm në procesin e konsolidimit demokratik të Shqipërisë.

Kujtojmë që, ky studim u kërkua nga Komisioni për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) dhe nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të PE-së.

Dokumenta bashkëngjitur

22 Komente

  1. E
    Edhe per Naten do te kete nje fund .

    Poooor, KY eshte lajm , sepse kete e di dhe bufi ! Pse e ditkerka dhe bufi , do te thote ndonje ? Sepse per ata me pak mend e pak kujtese , Jo trutharet , nuk mund ta harrojne refrain e R. Alise : " Proceset Demokratike ne Shqiperi Jane te pakthyeshme , poooor ne krye do te jete PARTIA e PUNES " . Kaq dhe kjo eshte historia . E. Rama apo S. Berisha eshte vazhdimesia , eshte porosia , eshte amaneti . Pse nuk e keni vene re ( Dukurine sinjifikative ! ) si dalin nga zinxhiret qente e stanit sa here qe shfaqet emri i Lulezim Bashes !?

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Tema propogande! Perse nuk mbyllet dhe paditet kjo leter higjenike e regjimit Narco-Mafjoz!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Buzeplasuri

        Mos e lexo , o Kalec, po s'te pelqeu. Se je bere i neveritshem me komentet e tua. Na e shpife. Nuk eshte puna se je kunder apo se ke mendim ndryshe, kjo eshte e drejta jote. Por menyra si shprehesh... pfff.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rrofte Rama

          @Buzepithi…..Ti ke nonji menim apo do ti fusesh ne burg ata qe menojne nryshe, dobici i sistemit,

          Përgjigjjuni
        2. P
          PETRIT

          Jo vetem propagande po do jetë ndonje “studim” i kryer nga DR. Linda Rama. Spese eshte ajo qe kryen te gjithe studimet per parlamintin Europian Dhe besimi dihet

          Përgjigjjuni
        3. B
          Bureto

          @Edhe për natën...Ok, me gjithçka ke shkruar, kjo deri në rrjeshtin e fundit. Lule Basha është kërcënim për dyshen Rama-Berisha?! Hëëëm.... A nuk ishte ai kryetar i PD deri tetor 2024, kohë kur pikërisht plr nefsgtësinë e tij, Vula (partia) i kaloj Berishës? Po nga 8 janari 2022, i zi për PD dhe sidomos pas 6 marsit të po atij viti, ku ishte fshehur ky farë 'lideri', kur më shumë se kurrë, lipsej të demonstronte se ishte i zoti dhe se, nga 2013 deri në shtator 2021, nuk kishte qenë një kukull në dorën e "mësuesit" të tij Sali Berishës, siç e vetë ka pohuar se e kishte? Ç'bëri qysh nga 19 maji 2021, kur amerikanët i dhanë në dorë një atu tepër të vyer për të shpëtuar nga kthetrat e Saliut, duke ia shpallur atë "non grata" familiarisht? Çfarë bëri ky farë 'udhëheqësi', kur në ndërkohë, bashkë me "babën" u kujdesën që në korrikun e po atij viti të bënin kongresin zgjedhor, ku me manipulimet e zakonshme në PD, alla Emin Gjaba-Albana Vokshi, por nën dirigjimin e "liderit historik", u rizgjodh kryetar?! E mori, dakord, po si e përdori këtë mandat? Sigurisht asgjë nuk mund të bënte, për një arsye fare të thjeshtë: Ishtë krejt i paaftë si politikan. Qysh prej fillimit, PD është formatuar si pronë e atij që qysh prej asaj kohe nuk la zë tjetër të ngrinte kokën në atë parti, dhe kështu t'ia merrte "Pronën" Familjes. Periudha shtator 2021-tetor 2024, tregoi katërcipërisht paaftësinë e Bashës. Të jesh i paaftë nuk përbën ndonjë faj, por duke u zvarritur të kërkosh më shumë se ç'ke takat, je fatkeqësi. Lider lind, nuk bëhesh dot me zor, aq më pak kjo të ndodhë në laboratorin monstrës "non grata", këtë sanksion me motivacionin e DASh-it anerikan: minues i demokracisë, i korruptuar dhe shantazhues i drejtësisë. Përfundimisht demokratët dhe një pjesë e elektoratit që e votojnë ende, le të dalin nga letargjia dhe në 11 maj, kësaj monstre t'i tregojnë vendin. Prej andej për atë parti, do duhet të fillojë një erë e re pa gërdallën Berishë dhe klikën e tij, pavarësisht me emrin që ka sot apo një parti tjetër, por e reformuar radikalisht. Sigurisht ky do jetë një proces i gjatë dhe i vështirë, por për demokracinë, tejet i domosdoshëm. Ama, me qullacë të sojit Lule Basha, kjo do të jetë një mision i pamundur.

          Përgjigjjuni
        4. Y
          Ymer Gël Baze interview nga ahurët e Pështanit

          Një prrrrrrrrrrrrrrr... I fuqishëm shpertheu nga bytha e Zaloshnjës dhe kryeministria u mjegullua. ... Na qelbe o depozitë konservantësh I tha Vin Suma majë klozetit.

          Përgjigjjuni
          1. s
            sa per saktesi

            fraza e fundit e rrezon krejt ngazellimin e titullit - "kujtojme se ky studim eshte kerkuar nga Komisioni per Punet e Jashtme te PE (afet) e nuk perfaqeson qendrimin zyrtar te PE-se.." se sa per ''studime" te tilla sorosiane, ato nxorren fituese thellesisht edhe ate Qamilen e Harrit matane Atlantikut..

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sali dorzo hajdutet e tu sic ben rama

              Populli thote kur ske pulen do hash sorren,edhe kjo kur ke kriminelin sali me fytyre si ujku,do zgjedhesh ramen

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mandi

                dihet qe fiton PS Kush tjeter do fitoje ? NOn Grata ?

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Humoristi

                  Kete fakt vetem qorri,llapaj ,sakati,karabina,brava,…nuk e besojne

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Janullcartosi spihuni i shebrimit sekret grek

                    Meqe nuk late mundesi qe te komentojme ne lidhje me janullcartosin ate kurve greke spihun te ndyre dhe kolonel i ushtrise dhe sherbimit sekret grek,po e shfrytezojme kete hapsire te pacavurres tema qe dikur shkruante te 99-at per kete bqirin grek i cili shtypte bithen me ca bythqire nga korca,janullcartosi do mbahet mend si nje pdrast-bythqire qe vetem keq i ka bere Kombit Shqiptar.Sinqerisht,nuk e dijme se cilit mjeran ti besojme,ketij bqirit lepires te ramoviqit apo atij te saliut

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Liri

                      Po ti cosh femijet rrugve te botes e ti japesh prap voten ketij Palo kryeministri,vetem nje i semure mendor e ben.ndaj te fala studimit

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Aron

                        "E ka pague drogmeni Edi Rama ket raport me lekt e droges. Me ndigjoni mue".

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Edhe per Naten ....

                          Bureto , te Kam lexuar dhe nuk mund te mos vleresoj arrikulimin korrekt gjuhesor , si dhe Vleresimin qe ke per figuren , Mbase nga me te erretat e historise se ketij vendi , S. Berishen , per te Cilin Kemi vleresim te njejte . Vec Berisha eshte nje pjese e sistemit , edhe pse boshti I kesaj mizorie . Sistemi ka dhe perberese te tjere , ndryshe mizoria nuk eshte e plote . Per ty e per shume te tjere , e keqje eshte vetem njera brinje e trekendeshit .... Basha dhe flukset anti sistem , Mbase sot per sot , Jane simbolike qe une dhe shume si I une , I mbeshtesim ... Jemi te ndryshem , por kjo nuk perben ndonje kush e di ...

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tik-tak

                            Po, po, mos e rruj fare EdiRamen!

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Devolliu

                              Perse behen kot zgjedhje??!! Ne e kemi udheheqesin,Partine Socialiste,Parlamantin me ne krye Elisen,Belen qe perdor parate e shqiptareve! Edhe Evropa plake e ka dhene bekimin!Mire jeni keshtu!Cfare doni me shume?? Hani nga nje kafshate buke me djathe dhe vaj kikiriku dhe rini rehat.

                              Përgjigjjuni
                              1. X
                                Xhepisti gjate

                                Do Zoti fiton prap Rama qe te kemi nje 97 te dyte e te bejme ca lek se keq situata.

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Nesti

                                  Sa shume do shokohesh…do qash shume

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Tirhane

                                    Uroj te humbi...

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Tak - fap

                                      Po normal qe Shqiptaret do votojne socialistat se jane ku je ti ne sondazhe perpara atyre te quajtur demokrate se me shume do ju shkonte ( partia terroriste e familjes nongrada terroriste Sali Karaxhixhic Berisha ) . Tashme populli shqiptar nuk i ha ne genjeshtrat e kriminelit Sali haleja , ja dha dy here mundesine e ai maskara e shperdoroj ne menyren me te poshter te mundeshme . Sali krimineli jo vetem vodhi kete popull e kete vend po vru e preu pa ju dredhur fare syri sikur ta kishte prone te trasheguar nga Sheqerja . Ku mund te numurohen krimet e ketij perbindeshmi mbi kete popull , duke filluar qysh nga 94 kur humbi referendumin e pastaj filloj te hakmerret mbi popullin ne tere menyrat filloj me zgjedhjet 96 , 97 e shperberi shtetin , ne 98 me grusht shteti hodhi ne sulm Zenin vidh e vrit vec te pasuroh , beri Gerdecin 26 1 = 27 te pjekur , bllokim te drejtesise dhe kulmin e arriti ne 21 janar kur ju vuri perpara garden e pushkatoj kater njerez te pa fajshem e plagosur 2 - 300 te tjere . Kush voton Sali krimin eshte as me pak e as me shume po anti shqiptar po sa sa Sali terroristi . Poshte partia terroriste ekriminelit Sali ti shtypet koka , SPAKU te beje detyren per te cilen paguhet .

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        Kris

                                        Duke votuar Ramen ne kemi zgjedhur Berishen.Me nje vote ne ushqejme dy sqifteret me te mire te memes shqiperi

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje