“Shqiptarët pyesin ‘Pse s’jemi si Italia e Gjermania’”, Rama: Kemi bërë kapërcim historik, s’është kollaj të bëhet ky transformim!

25 Janar 2025, 09:38Politika TEMA
“Shqiptarët pyesin ‘Pse s’jemi si Italia e

Kryeministri Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, ka folur për zhvillimet dhe transformimet historike që Shqipëria ka përjetuar gjatë viteve të fundit, duke theksuar vështirësitë e mëdha që kanë shoqëruar këtë proces.

Rama theksoi se Shqipëria ka bërë një kapërcim historik, duke nisur nga një trashëgimi shumë e varfër institucionale dhe shtetërore, por paralelisht pranoi se ky transformim nuk ka qenë aspak i lehtë.

“Ne kemi nisur nga trashëgimia më e varfër institucionale dhe shtetërore e të gjithëve dhe po të marrësh kilometrat që kanë bërë nga u nisëm, besoj se Shqipëria është absolutisht me plot të drejtë në pozicionin që të thotë është bërë realisht një kapërcim i jashtëzakonshëm.

E keqja harrohet, por e mira nuk mbaron. Por kur kthejmë kokën dhe të qëllon ndonjëherë shikon ca imazhe thua “Ne kemi jetuar këtu?” Ndërkohë që gjëja që ne kemi fat është BE, sepse na jep mundësinë që të përshpejtojmë ndryshimin kulturor se bëj sa të duash ligje, organigrama, sjellja e administratës dhe shtetit është diçka formohet në kohë të gjatë. Ne shohim vendet e tjera, por harrojmë që Gjermania dhe Franca janë me administrate shumëshekullore, ja ku është Greqia që është afër nesh.

Nuk është kollaj, të bëhet ky transformim. Ky është mallkimi jonë, se jemi në këtë anë. Mallkimi në këtë sens që vërtet kemi bërë kapërcim historik, por ama jemi të rrethuar nga konkurrentët më të fortë dhe njerëzit, shqiptarët kanë të drejtën të thonë ‘unë shkoj në Itali dhe Gjermani, jam si ata. Pse Shqipëria nuk është si ata?’

Është një sfidë që nuk i shmangesh dot, fati është që ne BE, si pikë referimi dhe mbështetje mund të bëhet një kapërcim i madh sepse po të shohësh dhe këtu tek ndryshimi, duhet të kemi parasysh që deri më sot, kemi arritur me shumë pak mbështetje të jashtme po të llogarisësh se çfarë mbështetje kanë pasur Polonia, Hungaria,Greqia nuk diskutohet, Çekia, fondet, mbështetja, miliarda dhe miliarda të futura në kapacitetet e tyre, jashtë kapacitetit të brendshëm.

Në një pikë të caktuar i kam thënë këtyre të mive që “nuk do të bëjmë më takime bilaterale thjesht e vetëm nga ato të zakonshmet, por dua që në çdo takim bilateral që bëhet këtu, dhe shyqyr që po vijnë dhe kudo që shkojmë ne, dua një laptop dhe do ju prezantojmë të dhëna të thjeshta të diferencës së trajtimit të vendeve që janë në BE dhe nesh si kontribut i BE për frymë. Se kaluam ne pandeminë dhe dikush thoshte se Greqia po jep këtë e atë, por ata kanë një ekstra fond që u vjen nga jashtë", tha Rama.

8 Komente

  1. V
    Vladimir

    Qeveria Juaj ka kryer plot pune te mira, qe te mbahet mend per to, por kete kembenguljen Tuaj per mandatin e katert, sinqerisht nuk e kuptoj. Duket sikur jeni marre peng nga nje grup "strategjikesh" qe nuk kane asgje strategjike dhe sillen si padron te plotfuqishem dhe Ju detyrojne te qendroni dhe ti mbeshtesni, t'Ju miratoni ndertime dhjetra kateshe ne mes te pallateve, duke fyer haptazi banoret qe ju zihet drita e ju zihen rruget, t'Ju jepni tendera pa gare dhe ti lejon tendera-fituesit qe, ne kerkim te fitimit maksimal, te çajne rruget e bulevardet e te mos i mbyllin me vite, pa e vrare mendjen per komunitetin qe i nxihet jeta e tj. Nje lider mbetet ne histori per fidanishten qe rrit. Perballe Saliut, e sigurt qe e keni te fituar mandatin e katert, por perballe atyre qe te kane pare si Mesine, jeni zvogeluar.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      "Transformim"????!!!!!..une se kuptoj kush a ma gomar, ata qe bejne keto pyetje apo pergjigja e nje njeriu me kartele!

      Përgjigjjuni
    2. k
      k

      Nuk mund tē jeni kurrē Europianē, sepse jeni hajdutē, kriminelē, tē korruptuar, injorantē, nuk respektoni ligjet, tē tjerēt dhe as veten, te forte me te dobtit, legena servilē me te fortin dhe pushtetshmin, egoçentristē mizorē, mendjemēdhej pa vlerē, megallomanē pa tokē, artistē pa art, mjeshtra pa zanat, xhelozē dhe cmirēxhij ndaj te perparuarit, spiunē vullnetarē, fuksa ,dembelē stambolli, hedeinistē dhe shumtaraqē, etj, etj.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Detari

        sepse jeni komb musliman jo-evropian.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rabid Left

          Shqiperia mund te njehsohet me Afganistanin, per nga kultura mentaliteti fisnor klanor e fetar, dhe per kete arsye nuk mund te pritet te zhvillohet me kohen si cdo komb e vend tjeter! LOL

          Përgjigjjuni
          1. n
            noprani

            Ata që kanë bërë këtë pyetje e kanë vendin në çmendinë ose në klasën e parë fillore?! Aq të trashê qënkan. Shqipëria duhet tê krahasohet me Maqedoninë, Malin e Zi dhe më së shumti edhe me Slloveninë, por kurrsesi me Gjermaninë apo Anglinë. Ka shumë idiotë ky komb prandaj nuk bëhet.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Maro

              Nese cdo gje ti ja jep kujt te duash normal qe nuk ka konkurence.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Real

                Kush Gjermania, Franca? Ato jane prapa nesh ne ekonomine individuale te njerezve dhe ne siguri e qetesi. Mos shikoni emigrantet qe nuk i bejne llogarite se sa ju tepron ne fund te muajit. Po ndigjoni te gjatin qe i din mire ato pune .

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje