Kryetarja e Kuvendit, njëherësh drejtuese politike e Partisë Socialiste e qarkut Tiranë, Elisa Spiropali, ftoi shqiparët e Selanikut të regjistrohen për të votuar votojnë në zgjedhjet e 11 majit.
"Në këto zgjedhje të radhës në Shqipëri ju jeni të lutur të ushtroni sovranitetin tuaj dhe të jepni vendimin tuaj se kush duhet të qeverisë vendin për katër vitet e ardhshme.
Kësaj here, pa qenë të detyruar të niseni me makinat tuaja apo me autobusë, por të votoni direkt nga shtëpitë tuaja, ashtu siç e mendoni, ashtu siç e ndjeni”, u shpreh ajo në një takim me me komitetin e emigrantëve shqiptarë në Selanik.
Spiropali siguroi se “nuk do të ndalemi deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pensioneve”.
“Negociatat kanë nisur, kemi rënë dakord në nivel teknik dhe ne kemi besim se do të gjejmë vullnetin politik të qeverisë së Greqisë për zgjidhjen e kësaj çështjeje jetike.... Me Greqinë po punojmë edhe për çështjen e lejeve të qëndrimit dhe procedurën e fitimit të shtetësisë me natyralizim, si ndodh në bashkëpunimin mes mjaft kombeve të qytetëruara në botën e sotme globale”, theksoi ajo.
Ndërsa vlerësoi se në Greqi, PS ka organizimin më të fortë partiak, Spiropali bëri thirrje që “t’i japim Edi Ramës mundësinë për ta kthyer Shqipërinë nē sofrën e vet europiane, dhe ta ngremë bashkē flamurin tonë kuqezi në zemër të Europës”.
“Tashmë, me ndryshimet në ligjin zgjedhor, është krijuar mundësia të votoni prej nga vendet ku jetoni. Bashkë me deputetetë dhe kryetarët e bashkish jemi këtu edhe për të diskutuar me ju, për të dëgjuar opinionet tuaja, vërejtjet e propozimet që keni për çfarë duhet bërë ndryshe e çfarë duhet të bëjmë më mirë në katër vitet e ardhshme.
Të jeni të sigurt se zëri juaj dëgjohet dhe vota juaj vendos për Shqipërinë tonë të përbashkët”, shtoi ajo.
Spiropali u ndal dhe tek kundërshtarët e PS në këto zgjedhje.
"Kur ne punojmë, kundërshtarët tanë zihen me gurë me njëri-tjetrin; kur ne ndërtojmë vizione, ata hedhin molotovë; kur ne flasim për projekte, ata projektojnë vetëm zi e vrer.
Shqipëria e shqiptarët kanë ndryshuar, disa prej tyre kanë mbetur po të njëjtët njerëz që zinë, shpifjen, mallkimin e kërcënimin e kanë bërë bukën e përditshme të politikës, ku tentojnë të strehojnë ankthet e makthet e tyre”, tha Spiropali.
Bravo SHOTA Hallall
Hahahaha . Kjo edhe vete nuk e beson ato qe thote . Te japesh mandatin e 4 Rama hajdutit esht fyerje intelekti , sepse Rama esht nje funderine qe po e shkaterron Shqiperi e be cdo aspekt . Rama eshte armiku me i eger i Shqiperise . Ai ka ndermend te ndertoje nje Tec Atomik qe do i aherbej verem Italise ier prodhimin e Energjise elektrike ndersa Shqiperua te kthehet ne kosh te mbetjeve radioaktive nga ky Tec Atomik . Esht turp te votoni Rama hajdutin , kete armik te eger te Shqiperise qe po vjedh cdo gje te Shqiptareve . Mos e votoni Rama hajdutin bashk me keto kuckiat e tij se ai nuk do asnje mga PS . Ai kelysh kurve ishte gati te fuste ne burg Lali Erin duke perdorur ata bastardet e SPAK, se do qe ta kete PS nen kembe . Dhe ai nuk i ndahet Veliaj., ai do e fusi ne burg me keta banditet e SPAK, vetem po presin rastin sa te fuqizohet mire Grenell dhe pastaj Rama do veproj kunder Lali Erit
Punen e partise e ben shume mire, por per administrate shtetrore nuk ja thua fare. E te beri drejtoreshe e doganave. Pika qe si bie budallait te gjate. Mesoi ekonomine dhe administrimin e shtetit duke qene ne detyre. Kuptojeni vete se sa humbje ka shakktuar ka bere duke mesuar nga gabimet qe bente kokelopa.
keto i han mendja se do fusin shqiperine ne europ o mortje jeni te pa afte edhe hajduta..
Edhe kater vite ne pushtet keta trafikantet e votave,finalistet per vjedhje dhe korrupsion dhe nga Shqiperia do largohen edhe 500 mije te tjere. Ku jemi sa kemi ecur,kur politiken e vendit e ben Spiropali..........per te qeshur dhe per te qare......
Me e mira absolut
Po perse e doni mandatin e katert moj e uruar? E shpopulluat shqiperine; shkretuat arsimin, mjekesine e bujqesine; vodhet si asnjehere me pare;etj, etj. Cfare do beni me? Shushunja te neveritshme ...!
Mjerim per popullin shqiptar! Mjere ku mbahen fatet e shtetit tone!
Moj Elisa? Shqipëria nuk ka më burra prej vërteti se të kishte atë qënien tënde të vockël do t'a kishin bërë leckë këpucësh. Pabuksja e mjerë e dikurshme ëndërron të bëhet princeshë si Hirushja duke hypur mbi kungull! Shij sa ke kohën moj femër,por mos kujto se harron.Vonon e drejta por nuk harron!
Rroft sebepi tani do bridhni evropës për fushat me lekët e popullit më të varfër të ballkanit. Harram ju dalshin aty ku ju dhemb zebra më shum. Amin