VIDEO/ Ambasadori spanjoll flet nga Elbasani: Vota e diasporës e rëndësishme në këto zgjedhje

27 Janar 2025, 15:22Politika TEMA
VIDEO/ Ambasadori spanjoll flet nga Elbasani: Vota e diasporës e

Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare voton diaspora. Me vëmendje zhvillimet e diasporës po ndiqen edhe nga të akredituarit në Tiranë. 

Ambasadori spanjoll Alvaro Renedo Zalba, nga Elbasani pohoi sot se e sheh me rëndësi votën e Diasporës, pasi është e drejtë e çdo shtetasi shqiptarë të votojë, pavarësisht se ku ndodhet.

“Unë e shoh shumë të rëndësishme votën e diasporës në zgjedhjet parlamentare.

Qytetarët që jetojnë jashtë vendit, jashtë Shqipërisë, duhet t’u jepet mundësia të votojnë, siç janë edhe shqiptarët në Spanjë apo në vendet e tjera”, u shpreh diplomati.

Komentin për votën e diasporës ambasadori spanjoll e bëri gjatë një takimi në Universitetin e Elbasanit ku u diskutua për programin e Erasmus +.

 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje