Zgjedhjet - Karabina: Demokratët Euroatlantikë s’do bëjnë aleancë me ‘non grata’! Basha ka qenë i suksesshëm, i vetmi i ftuar në ceremoninë e Trump

27 Janar 2025, 14:54Politika TEMA
Zgjedhjet - Karabina: Demokratët Euroatlantikë s’do

Demokratët Euroatlantikë nuk do të bëjnë koalicion me Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha nëse do i duhen votat e kësaj aleance politike pas zgjedhjeve të 11 Majit. Kështu u shpreh Mirela Karabina, zëdhënësja e grupimit të ri politik të drejtuar nga Lulzim Basha dhe që janë ende në proces gjyqësor rekursi për vulën e PD-së.

Ajo u shpreh se pikërisht për shkakun se Rama kërkon të ketë përballë Berishën në zgjedhje, që ta ketë më të lehtë edhe fitoren e zgjedhjeve, “iu dha vula e partisë Berishës”.

“Shqiptarët duan alternativë njerëz të pakorruptuar. Të hapur për bashkëpunim me ata që duan vendin. Rama ia ktheu vulën Berishës, e do përballë atë në zgjedhje”, tha ajo në “Sot, Live në Shqipëri” në Report TV.

E pyetur se edhe Basha ka qenë në drejtim të institucioneve në qeverisjen e PD, Karabina nënvizoi, duke bërë thirrje që shqiptarët të votonin alternativën e formacionit të tyre politik, Aleanca Euroatlantike:

“Nëse Basha do kishte bërë abuzime, Rama do ia kishte nxjerrë në 12 vjet në qeveri. Shqiptarët duan alternativa. Basha ka qenë i suksesshëm, heqja e vizave, Rruga e Kombit, ministër i Brendshëm, Bashkia e Tiranës. Basha është alternativë”.

Në lidhje me përçarjet në PD, Karabina pohoi se PD po zvogëlohet çdo ditë e më shumë si produkt i rrugës që ndoqi.

“PD erdhi duke u zvogëluar sepse s’iu përmbajt boshtit të saj. Basha do e kthejë PD-në në kohët e vitit 1992”, tha ajo.

Por mohoi kategorikisht një koalicion me Berishën pas zgjedhjeve.

“Koalicion me Berishën në PD nuk do bëjmë, absolutisht. Ne kërkojmë dhe mirëpresim partnerë me aleatët strategjikë, që duan luftë ndaj korrupsionit, drejtësi dhe zhvillim të vendit. Nuk mund të bëjmë koalicion me njerëz që janë ‘non grata’ nga aleatët tanë strategjikë apo nën akuzë për korrupsion”, vijon zëdhënësja e DA.

Në fund foli edhe për ftesën që Basha pati për ceremoninë e betimit të presidentit Donald Trump, i vetmi nga Shqipëria.

“Basha po zhvillon takime ndërkombëtare, ka qenë i vetmi i ftuar në ceremoninë e Trump, tur dyditor në SHBA me takime. Basha nuk shkon për foto atje dhe as i publikon ato. Reforma në drejtësi do jetë e mbështetur nga ata edhe në vijim.

Populli nuk është budalla, por i mençur, të gjithë vuajmë tranzicionin e gjatë, 34 vite, nuk arrijmë të ndërtojmë shtet as në arsim, as në shëndetësi dhe kudo”, nënvizoi Karabina. 

10 Komente

  1. F
    Fuad Cela Verzheshtes

    Doli kjo Kar Karabina plaka e Lulushit gruaja e Petrit Karabines ambasadorit te Sali Kermes.... O Lul o trap po ku gjen keto pensioniste plaka more derdimen o te qifte kina mamane. Lul je Leshko ndaj talli karet Sali Kerma me ty. Suksese pensionistes palka Kar Karabina.....

    Përgjigjjuni

            1. L
              Lulushka e Sa-Hales

              Or Fuad Albistanisti, po mjaft mo se e dhjeve, meso njehere si te perdoresh paisiet elektronike, pastaj perpiqu te n'a japesh mend. Per njerez te trash si puna jote mbase u duhet t'a perserisesh 5 here mesazhin, por mjafton veten nje mesazh!

              Përgjigjjuni
            2. A
              Aliu

              Kjo zonja zedh. e Lulash Gjumashit , burrin Pertrit Karabina e beri Sali NonGrata 2 here Ambasador ne Pakistan

              Përgjigjjuni
              1. A
                Aliu

                Kjo zonja zedh. e Lulash Gjumashit , burrin Pertrit Karabina e beri Sali NonGrata 2 here Ambasador ne Pakistan

                Përgjigjjuni
                1. n
                  noname

                  si publikon fare ,po fare fare mi kare ........

                  Përgjigjjuni
                  1. e
                    enveri nga kruja

                    ku ra ky vend ku ra kjo shqiperi mjafton te lexosh kete karabinanë

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje