"Pse Berishës i intereson që kandidatët e listës së hapur të PD, të zihen me njëri-tjetrin"

14 Qershor 2025, 11:05Politika TEMA
"Pse Berishës i intereson që kandidatët e listës

Gazetari Mariglen Kume tha në MCN se nëse fenomeni i vjedhjes së votave do të vërtetohet edhe brenda PD-së, kësaj force politike i bie kauza për vjedhjen e votave nga PS.

Kume vuri në dukje se ndërsa PS është më e qartë në orientimin për kandidatët lidhur me rinumërimin, PD duket më pa busull. Kume thotë se Berisha do që kandidatët e listës së hapur të zihen me njëri-tjetrin, pasi ai i ka deputetët besnikë në Kuvend. 

“PS është më e qartë në këtë orientim, me një mesazh të kryeministrit. Kandidatët e PS i tërhoqën kërkesat e tyre, vetëm Gjylameti që ka marrë pamjet filmike. PD duket më pa busull, e paorientuar në aksionin politik. 

E para, sa legjitimitet mund të marrë kauza e saj për vjedhjen e votave, ndërkohë që këtë fenomen e ka brenda partisë. Këtu u bie aksioni i madh atyre. Opozita e di që problemi s’është në kuti, por ka filluar shumë më përpara.

Edhe sistemi në 2021-shin ka qenë pak ndryshe. Po të ishte edhe Igli Cara, Oerd Bylykbashi, kandidatë të tjerë të listës së mbyllur, numri i votave të Aulon Kalasë mbase mund të ishte më pak. 

Mund të jetë edhe orientim partie. Z.Berisha ata që i donte i vendosi në listën e sigurt, dhe la këta në listën e hapur të bënin vota për ta. 

Do që këta të listës së hapur të zihen me njëri-tjetrin, t’ua prishë imazhin edhe më shumë, duke i treguar njëri-tjetrit që ti më ke vjedhur vota këtu, ti më ke vjedhur atje, dhe ai vazhdon qëllimin e tij”, tha ai.

1 Komente

  1. A
    Aron

    Sepse do te mos jete vemendja tek ai. Megjithese si ai Aulon Kalaja, por edhe ai Alimuhmuti me aq sa kam kuptuar nuk e kane problem se nuk marrin mandatin, por po perdoren me qellim per te hapur kutite qe te behet kjo loje qe mundohet te beje PD dhe ne kete menyre edhe te thone se jane transparent dhe nuk kane problem qe edhe pala e tyre te ekspozohet kush ka bere vjedhje, por me teper e kane qe te nxjerrin se edhe PS mund te kete bere te njejten gje dhe keshtu te zgjasin llapaqeniet e tyre neper ekrane per te hequr vemendjen nga humbja madheshtore qe paten.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje