Rama sulmoi gjyqtaren pasi humbi ndaj Lulzim Bashës, por kryeministri ka fituar 11 gjyqe ndaj PD

13 Qershor 2025, 20:13Politika TEMA
Rama sulmoi gjyqtaren pasi humbi ndaj Lulzim Bashës, por kryeministri ka

Pa ia përmendur emrin Ëngjëllushe Tahirit gjyqtare në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë, kryeministri Edi Rama të enjten publikoi një koment të gjatë kritikues për rrëzimin e padisë për shpifje bërë nga ai ndaj Lulzim Bashës.

Edi Rama pasi thotë se kësaj gjyqtareje i janë dashur shtatë vjet që të dalë në konkluzion, e vlerëson vendimin si satirë gjyqësore.

Zanafilla e padisë së Ramës është një deklaratë e Lulëzim Bashës në 2018 nga shkallët e selisë të PD ku deklaroi se “Rama bashkë me Fatmir Xhafaj dhe Donika Prelën po bëjnë gjithçka që hetimi ndaj Vangjush Dakos të degjenerojë në arrestimin e përkohshëm”

Këtë deklarim të Bashës, Edi Rama e konsideroi shpifje.

Por argumenti i gjyqtares në këtë çështje lexuar palëve në sallën e gjyqit, ishte se “paditësi Edi Rama s’ka pësuar ndonjë dem, pasi dhe aktualisht mban detyrën e kryeministrit dhe deklarata nuk ka ndikuar në perceptimin ndaj tij në publik”

Gjykatësja Tahiri argumenton më tej në vendim se “deklarata është bërë përpara selisë të PD-së dhe se i padituri i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në kuadër të një ngjarjeje që kishte ndodhur dhe që përbënte interes publik dhe se deklarata e Bashës është në kuadrin e dhënies së opinioneve”.

Por gjyqtarja Ëngjëllushe Taniri nuk e shikon deklaratën si një shprehje nga Basha të një fakti konkret të cilin paditësi Edi Rama e vlerëson një fakt konkret shpifës.

Në njoftimin e gjykatës thuhet thjesht rrëzohet padia, pa dhënë arsyetimin e marrjes së këtij vendimi.

Edhe pse gjykata e shkallës së parë Tiranë ka pasur 11 çështje te fituara nga Rama për shpifje gjatë këtyre viteve, për herë të parë kjo gjykatë nxjerr një njoftim për shtyp për të informuar mbi pikërisht atë padi që është rrëzuar, dhe asnjëherë për çështjet e tjera të fituara prej tij.

Ky standart i ri i Gjykatës së Tiranës, me këtë njoftim për shtyp nuk jep asnjë informacion publikut mbi argumentimin apo argumentat në lidhje me rrëzimin e padisë.

Publikisht Edi Rama ka deklaruar se me ata të cilët shpifin në adresë të tij do të përballet në gjykatë.
Dhe kështu ka ndodhur.

Të dhënat e gjykatës së shkallës së parë Tiranë mbledhur nga Top Channel tregojë se kryeministri Edi Rama për deklarata të ngjashme si ato të Bashës, prej vitin 2019 në 11 raste i është drejtuar me padi kësaj gjykate.

Kjo tabelë tregon të listuara të gjitha gjyqet e përfunduara të kryeministrit për shpifje.

Në harkun kohor 2019-2025 Edi Rama ka dalë fitues në 11 raste ndërkohë në përballjen me Lulzim Bashës ai shënon një gjyq të fituar dhe këtë më të fundit ditën e djeshme me padi të rrëzuar prej gjyqtares Engjëllushe Tahiri.

Numri më i madh i padive të fituara nga Rama 5 të tilla janë me Sali Berishën. Në 2019 gjykata gjeti fajtor për shpifje ndaj Ramës demokratët Jorida Tabaku dhe Arben Imami.

Tre vite më pas Rama fiton një tjetër gjyq për shpifje me deputeten Albana Vokshi. Nuk janë vetëm politikanët të cilët janë përballur me Ramën në gjykatë për deklarime shpifëse.

Edi Rama ka fituar edhe një tjetër gjyq me aktivisten e shoqërisë civile me Sevim Arbanën në 2022 pasi ajo deklaroi se kishte parë Ramën duke pickuar një ministre grua.

GJYQET E EDI RAMËS PËR SHPIFJE:

22.10.2019 Edi Rama kundër Arben Imamit- Fituar nga Rama

23.10.2019 Edi Rama kundër Jorida Tabaku-Fituar Rama

27.12.2019 Edi Rama kundër Sali Berishës- Fituar nga Rama

24.02.2020 Edi Rama kundër Lulzim Bashës-Fituar nga Rama

22.06.2022 Edi Rama kundër Sali Berishës- Fituar nga Rama

04.07.2022 Edi Rama kundër Sali Berishës-Fituar nga Rama

04.11.2022 Edi Rama kundër Albana Vokshit- Fituar nga Rama

17.11.2022 Edi Rama kunder Sevim Arbana-Fituar nga Rama

26.06.2023 Edi Rama kundër Sali Berishës- Fituar nga Rama

14.11.2023 Edi Rama kundër Sali Berishës-Fituar nga Rama

15.12.2023 Edi Rama kundër Sali Berishës-Fituar nga Rama

13.06.2025 Edi Rama kundër Lulëzim Bashës-Rrëzohet padia.

(TCH)

6 Komente

  1. A
    Aron

    Kjo nuk do te thote se ka fituar keto te tjerat, nuk duhet te kritikoje kete idioten per kete menyre gjykimi, se meqe Rama vazhdon te jete KM, nuk e ka cenuar shpifja qe ka bere Basha per kete rast. Shpifja te cenon edhe emocionalisht.

    Përgjigjjuni
    1. U
      Ushtari.

      O debile gjyqtare por gjithmone shpifja qe te bejne te tjeret nuk te rrezon por te forcon me shume por kjo nuk do te thote se ato qe thone te tjeret per ty nuk qenkan shpifje.Hajde baze gjykimi hajde.Gjygjtare por kur nje person te qelllon me pistolete e nuk te vret dote si do ja vesh emrin apo meqenese plumbi nuk te kapi nuk quhet se ai te ka qelluar me pistolete.He si thua moj gjyqtare apo qyqare.O zonja qyqare ti te rrosh vete se mendja te paska ikur per lesh.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Munika

        Rama duhet te kuptoje se duhet nderhyre serjozisht ne ket drejtesi rrugecesh, sa pa perfunduar vet pas hekurave. Klyshet e Argites kane dhene prova qe s'heqin dore nga ndeshkimi I kundershtareve.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Monda

          Paska fituar 11 gjyqe per shpifjet e bera ndaj tij!!.. po pse duhet te fitonin shpifesit, apo mund te shpifin pafund dhe vete 11 fitohen te tjerat jo... hajde llogjike hajdeeee... Dhe per kete " punen e lodheshme keta madheshtoret e sistemit te drejtesise marrin pagen/ muaj aq sa marrin pensionistet per nje vit. Turp

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkembi

            Rames nuk I lejohet sulmi ndaj nje gjyqtareje, kur e gjithe drejtesia eshte e mbushur .e mafioze e qelbesira berishiste qe duhen cjulur nga rrenjet. Boll u krekos para popullit me reforma drejtesie e pordhe me rigon.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mos ...!

              Nese politika , Tama -Berisha , do vene dore mbi kete brishtesi te DREJTESISE , qe reflekton shprese , te jeni te sigurte se KY vend I bukur do te behet atdheut I evgjiterve dhe zezakeve ....

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje