Ambasadori gjerman përgëzon Shqipërinë për negociatat: Hapja e 4 kapitujve brenda 9 muajve, rekord

13 Qershor 2025, 16:05Politika TEMA
Ambasadori gjerman përgëzon Shqipërinë për negociatat:

Procesi i negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian është duke ecur me ritme tepër të shpejta. Kështu ka deklaruar ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Berger, i cili teksa përgëzoi negociatorët, theksoi se hapja e katër kapitujve të negociatave brenda një periudhe të shkurtër kohore është një arritje e jashtëzakonshme.

“Duhet ta përgëzoj Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare për hapjen e katër prej këtyre gjashtë grup-kapitujve në 8-9 muajt e fundit, që nga tetori i vitit të kaluar. Ky është një shans shumë, shumë i mirë.

Dhe ajo që mund të shohim në një nivel teknik është se ekipi negociator po bën një punë shumë shumë të mirë sepse tashmë këto katër kapituj në nëntë muaj janë një rekord.

Jam shumë, shumë i bindur se me këtë kapacitet të ekipit të tryezës, pjesa tjetër e grup-kapitujve do të hapet deri në fund të vitit. Pra, nga kjo anë, me të vërtetë, duhet të përgëzoj qeverinë, popullin për shpejtësinë”.

Berger gjithashtu theksoi sfidat e Shqipërisë gjatë këtij procesi dhe rëndësinë e forcimit të kapaciteteve administrative për të mbështetur këtë angazhim.

“Përqëndrimi do të jetë te sundimi i ligjit, qeverisja dhe lufta kundër korrupsionit, pasi këto janë disa nga fushat më të rëndësishme që shqetësojnë qytetarët shqiptarë. Jam i sigurt se Shqipëria mund të arrijë objektivat e saj dhe se do të vazhdojë të mbështetet nga Gjermania në këtë rrugëtim”.

Nisur pikërisht nga ky përparim, ambasadori Berger shprehu besimin se Shqipëria do të arrijë të realizojë objektivat e saj në rrugën drejt familjes europiane.

3 Komente

  1. c
    ce

    Po nuk eshte dakord gerdalla bythderre Ediththghyhthghyhyhtht harxhi sharebajga e foltores me luge ne brez si dhe Laraska e zhulalit me turinjte si te kalit qe kaluan ne orgazem diten kur Trumpi hyri ne shtepine e bardhe dhe tani ngelen me gisht ne bythe me 11 maj 2025 me fitoren historike te mandatit te 4t nga Edi Rama dhe hapja e rruges per ne BE brenda 2029.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tranajoj

      Po mirë more ambasador që fletë me këtë vlerësim të dukshëm për Shqipërinë ke biseduar me Sali gërdallën apo çedo se ai nuk ka më vlerë as për familjen e tij jo më për partinë dhe aq më pak për Evropianët .Sido qoftë ndonjë xhest diplomatik dhe mund ta bëni , jo për gjë ,por për të mos ju ngelur pishmanllëk në se Saliut i bie epilepsia nga e cila ka vuajtur që kur ka lindur .Por tani e ka të avancuar në skizofreni .Nga ana tjetër për të keqen e Saliut ODHIR dhe OSBE për dreq një ditë pasi Saliu deklarojë në media se Rama dhe Hoxha kanë bërë presion vëzhguesve të tyre ata nuk pritën të ftohej kjo deklarat por dolën pa ju dridhur syri dhe ja thanë opinionit ""tëketëketëketëk ""se ky farë burri gënjen si derri ,se asnjë llojë presioni nuk ju është bërë vëshguesve të tyre. Po kujt ja thotë se ky birbo është mësuar të shpif një jetë politike që ka në sistemin e demokracisë dhe si bën përshtypje se e përgënjeshtojnë në mënyrën më poshtëruese të mundëshme .Harram harram 81 vjet në kurriz ,harram dhe qumështi i nënës që të ka mëkuar o burr i lig dhe sinonim i ligësisë dhe poshtërsisë,dhe njësi matëse emashtruesit shpifësit dhe anti vlersve njërëzor more zorraxhi .

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Do dal te te shaj Saliu si i korruptuar dhe i blere.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje