VIDEO/ "Kushtetuesja të mos lajthisë për rritjen e rrogës së gjyqtarëve", Zaçaj për deklaratën e Ramës: Kufiri mbetet te kritika, jo te presioni

13 Qershor 2025, 13:45Politika TEMA
VIDEO/ "Kushtetuesja të mos lajthisë për rritjen e

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, reagoi sot për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve që kërkon rritjen me 700 euro të rrogës, ku u shpreh se “uronte të mos lajthiste përsëri” duke ua miratuar, sepse ishte ndërhyrje në kompetencat e ekzekutivit.

Në një prononcim për gazetarët sot, Zaçaj tha se nuk ndjehen nën presion, se janë mësuar me deklarata të tilla që vijnë nga të gjitha palët dhe se media i jep më shumë vëmendje se ç’duhet disa temave apo zërave për vendimet e tyre.

“I qëndrojmë asaj që nxorëm në njoftimin për shtyp. Ne vlerësojmë se çdo vendim i joni mund të jetë objekt kritikash. Dhe unë e kam theksuar faktin se e drejta e lirisë së shprehjes nënkupton pikërisht këtë. Por kufiri mbetet deri tek kritika, jo te presioni.

Janë deklarata të zakonshme që ne i kemi parë nga të gjitha palët që përfshihen në proces, përfshi edhe median, dua ta theksoj dhe konsideroj. Sepse ndonjëherë jeni ju të medias që i jepni zë më shumë se ç’duhet ndonjëherë mendimeve, opinioneve që jepen për vendimet tona.

Megjithatë për sa kohë vjen në kuadër të lirisë së medias dhe të shprehjes, kjo është një vlerë e shtuar, pasi unë jam një partizane vetë, por edhe trupa. Kështu që atë që ne çmuam të rëndësishme, detyrimin ndaj publikut, për ta informuar dhe garantuar për funksionin tonë të pavarur dhe të paanshëm, ne e kryem.

Pjesa tjetër mbetet për mënyrën se secili nga pushtetet mendon të veprojë dhe e sheh detyrën e tij, por për ne kjo është pjesa më e rëndësishme”, tha Zaçaj.

29 Komente

  1. X
    Xhela

    Zonja zaçaj, jeni ju që bëni presione, ju veni gjoba, ju i rivrisni të vramët me do vendimet tuja. A po kujtoni se tash mas vetingut ju i hupt lidhjet e vjetra me zeqinera, gjona e zaganjorët a. Jo moj jo, keni ngel do bishta nja ty si punoni për birishën e të tan nji ata si me demek u largune nga drejtsia. Ta po e diftoni kryt e ftyrën si mas shpirtit si keni. Tash po doni dhe me ju nrejt edhe rrogat, për punt e mira si keni ba der tash, ku shum prej tyne hallexhive po ju duhet me ba drejtsi vetë, se njat gjandje i keni çu do njerz. Jeni ftyna tkorruptume, nuk munet kurrë ju me ba drejtsi.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Baftjari

      Po ju te kushtetutes pse fusni hundet te ekzekutivi , te gjithe ju paguheni nga taksat e popullit me ane te qeverise , po pse ju do urdheroni qeverine se sa duhen paguar , meruni me punet tuaja mos nderhyni ne ekzekutiv .

      Përgjigjjuni
      1. v
        vezhguesi

        Kur po perfundonte vetingu i gjygjesorit, une isha optimist se me ne fund gjykatat tona do funksiononin sic duhet dhe do vendosnin drejtesi ne ceshtjet qe do gjykonin. Me keto mend, vajta per nje ceshtje qe kishte mese 20 vjet qe zvarritet neper gjykata per nje prone te cilen e kemi patur ne familje per te pakten 7 breza dhe qe gjyshja ime e ndjere e kujtonte gjithmone, pasi ishte prone e nenes se saj qe si vajze e vetme e kishte sjelle si paje tek stergjyshi im. Komunizmi na mori cdo gje, toka, shtepi, para, fabrika e te tjera, por per gjyshen time ajo prone e nenes se saj ishte me e rendesishmja. Kur po bisedoja me avokatet per kete ceshtje dhe se si mundet qe te mbetet ne kalandrat greke per aq shume kohe, me thane se gjygjtarja qe e kishte si ceshtje do ta kalonte po qe se paguhej 500 mije leke te reja nen dore. Mbeta i habitur me kete kerkese, pasi ceshtja e jone ishte shume e thjeshte duke patur parasysh se kishim te tera dokumentet e vjetra te prones si dhe ato te shpronesimeve qe i ishin bere familjes ne kohen e shtetizimit te ketyre pronave dhe kur keto gjera beheshin ne kohen kur komisionet e vetingut ishin akoma neper kembe dhe kete ja shpreha avokateve te cilet qeshen te dy me nje ze duke me thene se nuk ka veting qe ti nderprese urine per para te gjygjtareve tane. Duket e vertete qe gjygjtaret tane vetem drejtesi nuk dine te mbajne, por nga ana tjeter duan rroga europiane. Keta duhen varur te tere per kembesh per maskaralleqet qe i kane bere e po i bejne ketij populli.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Salihi

        Po cfare pune ka me rrogat gjykata kushtetuese, ketu duhet me i thane stop kesaje baxhelle

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pesimisti

          Me mire rrite rrogen aq sa kerkojne, me qellim te ulet kurrupsioni midis tyre!!!??? Populli thote se oreksi vjen me te ngrene, qe perkethehet: sa me shume arijne te marrin, aq me shume do "perpiqen" te marrin...! Do perfeksionojne metodat per te marre me shume dhe kjo eshte nje mine me sahat, kur gjyqesori eshte i korruptuar. Eshte nje problem pa zgjidhje ne Shqiperi. Duhet qe shoku Enver te ngrihet nga varri dhe te beje shtet. Eshte edhe Saliu si shoku Enver, por vetem per vehte dhe shpurren e tij, jo per popullin dhe sidomos per jugun. Jugun e quan zone e veprimtarise efikase te maloqianeve. Mjere ne , me keta qe kemi, qe e kane bere popullin kashte e koqe, sipas zonave, fshatrave dhe miqeve te tyre....Zgjohu or Ram dhe bej shtet se te mbyten kafshet e pyllit!

          Përgjigjjuni
          1. zacja dhe bracja

            Nuk te morra vesh se cfar thua ti vemje me rraso gjyqtareje.Cfar rruani ju ,leshte apo kushtetuten.A e di ti zonje pa asnje veti fisnike prej zonje se kushtetuta mbron se pari te drejten e qytetarit per te jetuar me dinjitet e jo tu hape rrugen juve dhe lukunise suaj qe te jetoni si princer e princesha.Harroje madam ,rruga qe ju keni zgjedhur eshte pa drejtim.Duhet nje lloj vetingu tjeter.Ose ose tu nxjerri populli prej bythe jashte asaj ndertese ku vegjetoni si vemje.

            Përgjigjjuni
            1. "
              "BOHOTINA"

              Xhela! Jam plotesisht me komentin tend. Te pergezoj se e paske kuptuar. Ajo seç vjen verdalle si kali kur shin thekren ne leme dhe une nuk kuptova gje. Kjo zonja me qe eshte e fushes le ti referohet rastit te vitit 1937 kur Mbreti Zog nderhyri ne punet e brendshme te Prokurorise... Tani ndodh e kunderta gjyqsori nderhyn ne punet e brendshme te Qeverise.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Aron

                Ndiqeni kete karakurven qe i ka mbaruar mandati qe nuk le me qenie qe ecin pa shkerdhyer.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gilberto

                  Doli kjo që është në atë pozicion jasht ligjit, me të cilin fshijnë prapanicën sa herë kam nevoj e shkelin si kanë qejf, kjo e para. Dhe boll do të thot boll moj zonjë! Iku koha kur ju ruanin kur bënit gabime dhe pastaj ju detyronit të bënit si thoshte Partia. Tani zbatoni logjin boll kërkoni e nuk dini çfarë kërkoni ju dhe prokuroria, KLP E KLD dhe sëbashku me SPAKUn. Po ju nuk doni Edi Ramën ju doni Saliun që ju detyronte tl bënit atë që nuk duhet e pastaj me popullin grijeni nuk i duhej fare. Kush i bie në qafë popullit ashtu do të përfundoj. Turp kërcënoni Kryeministrin e vendit, tamam ka thënë një poet “u ngritën këmbët ti bien kokës”, dale se keni marr për kot.Gomari mban mbi kurriz po kur e tepron të hedh në tokë.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Monda

                    Ajo qe ka thene k/ m eshte konstatim I vendimeve tuaja dhe jo presion9. Ndersa sa per perghigjen tuaj se vendimet tuaja mund te jene objekt kritikash.., Na fal pak, po si mund te pranosh qe vendimet e Gjykates Kushtetuese te jene keshtu!!??!! Me ligjet dhe te drejten kushtetuese vendimet duhet te jene perfekte moj zonje se sa per vendime te moralshme nuk behet fjale. E di ti moj zonje we nje mjek, arsimtar, inxhinier we kane punuar e contribute 40 vjet kane pensionin 350 £ / muaj?!! Ti konsideron normale dhe te moralshme kerkesenper te rritur rrogat e gjyqtereve we kane ngritur padrejtesine ne pedestal??? Turp te keni dhe mos I hengshi e mos befshi prokopi ju zuzaret e sistemit te drejtesise!!!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pse marin edhe rroga keta?

                      Mire keta hajdute qe nuk dine sa pasuri kane,paskan te drejte te rrisin rrogat e tyre sipas deshires,po pensionistet e puntoret qe ropaten pse nuk kane te drejte te rrisin rrogat sipas nevojes?keta te korruptuarit qe rjepin hallexhinjte dhe japin vendime ne favor te drogaxhinjve e krimineleve dashkan edhe rroga te majme....

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Ilir

                        Kryetarja e cila del ne pergjimet e Spak, gjen guximin e del ne publik e flet. O zot ne cfare vendi jetojme!

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Ana

                          O Sadush, te lutemi shume; edhe per sa kohe duhet te shohim shkarravinen te na krekoset si kryetare? Niveli kesaj teper larg nga ndihmesit ligjore!

                          Përgjigjjuni
                          1. .
                            .

                            kjo e ka filluar punen mbasi mbaroi kursin e plepave durres?????

                            Përgjigjjuni
                          2. L
                            LORA

                            Menyra si flet h.zacaj ,per mua, eshte tronditese,,, sepse ajo rrefen (edhe pse me kohe i ka mbaruar mandati) me krenari qe Gjykata Kushtetuse eshte jashte kontrolli. Reforma ne Drejtesi e paska lene freleshuar GJK-ne ne kararin;o qeros,o qeros,vete shkruaj,vete vulos.

                            Përgjigjjuni
                            1. X
                              Xx

                              Hajde pavarësi hajde. Kjo është pavarësi e gjyqësorit me rrit rrogat e veta, shtet rrumpalle. Nuk bëhet drejtësi me baxhella.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tironci

                                Mire e ke ti Holta po ku merr vesh Ramazoni, kritikat e presionet i kupto njesoj hajvoni .

                                Përgjigjjuni
                                1. Q
                                  Qytetari i thjeshte

                                  Turp te jete ne krye te Gj. K nje manikinge tipike pa asnje eksperience qofte eďhe ne nje shkalle gjygjesori. Kjo paraqitet si adoleshente e hargalisur.....turp turp turp moj Krietarke Tabularasa... Performane zero nje gje kane keto monstra ne poste te larta Canta Firmato

                                  Përgjigjjuni
                                  1. .
                                    .

                                    skisha ndigju dy pergjigje, nje nga gjykata dhe nje nga kryetarja me mandat te mbaruar

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      L

                                      Gjykata kushtetuese eshte mbushur me shurruthulla dhe karakurva,Brenda saj Saliu ka futur disa gra te kundershtareve me te eger te Edi Rames,si Andi Bejtja. Nga nente antar nja dy tre mund te jen me integritet moral dhe profesional.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. O
                                        O

                                        Gjykata e leshit,ose gjykata e Andi Bejtexhiut dhe Alibeut,ptuuu te dhjefsha mu ne gjykate.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. V
                                          Vjosa

                                          Ku eshte pare e degjuar qe keto thithilopa te caktojne vete qeveris shumen qe duhet tu shtojne rrogen? Ketyre te pa fytyreve sikur çdo muaj t'ju shtohet rroga prap te pa ngopur jane. Atehere dhe ne pensionistet te kerkojme ngritje me 1000£ dhe te shohim çfare do vendosin keta te pangopur per kete kerkese? Zoti marrte haken e popullit se po na pini gjakun.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. t
                                            tironsi,,

                                            ne fakte u takon rritje rroge , se e kan thyer shatin jepuni dhe na nje peshqire ,, dosjet neper qykata mullar me mijra , keta kerkojne rritje rroge ,, shqiperi vendi i cudirave

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Timo

                                              Ju . trupa e turpitude . parazite etalon! ! Aty ku eshte dhe problemi I shtetin te cthurur ! Me TE paguarit !!! Turp !!!!!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. C
                                                Cubi

                                                Nuk ka faj Rama,por ju jeni te gjith ushtaret e saliut,gjysma jeni plepista. E keni treguar me vepra se vetem e ripni shqiperin.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. n
                                                  nasi

                                                  Ore lereni gjykaten kushtetuese por eshte hapur nje problem i madh per Minister Drejtesie,ku ka perseri te njejtin kriter:Kandidat -i,ia duhet te vazhdoje traditen me urdher te peandorise qe te jete peseri nga veriu.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. p
                                                    populli

                                                    Po c'i jepni hapesire kesaj me mandat te mbaruar more amani! Shpresojme ta kete njohur mire Rama kete pacavure qe vendosi aty me nderhyrjen e kastrateve e maneve. Kjo edhe te jatin e vret per leke e per pushtet o Ram. Larg ketyre, ka dhjetra qe e bejne sh me mire e perseri ruajne nje forme te atij institucioni te larte.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. K
                                                      Koli

                                                      Ik moj Buce.Gjyqtaret ne Shqipni jane me Pushtat per Leke.Duhet te japesh Miljona per te mbyllur problemet,per dokumenta gjyqesh duhet te japesh dhe pastaj prape duhet te presesh.Funderrima te drejtesise:Per cfare kerkoni ngritje akoma 700 Euro?Per cfare?Po punoni ne Ara me Kazem?Ne vend qe te thote kjo Biba e Kushtetuese qe duhen Pensionistet First per ngritje Pagash,duan Gjyqtaret qe marrin rroge Mijra Euro,dhe sa marrin nen Dore,dhe duan prape?Mos O Zot cfare behet ne kete vend.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. P
                                                        Patrioti.

                                                        PËR MUA DHE NJË GRUP SHOKËSH THEMI Z. KRYEMINISTËR:-SHUMË DHE PËR LUMË.MORALI I KËSAJ GJYKATA TË SHK 1, SHK 2, LEGJIST,ADMINISTATIVE,GJYK E LARTË E AJO KUSHTETUESE E KU DIM SE ÇFARË KEMI.PËRSE NUK E THJESHTONI KËTA SE NUK BËJNË GJË DHE VETËM MBAJNË NJËRI TJETRIN E NË VEÇANTI TE PARAT.

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje