
Në Konventën që Monika Kryemadhi thirri që javën e shkuar, pa lënë i shoqi presidencën, por që u mblodh në vetëm një seancë të shpejtë, kishte shumë pak LSI.
Kjo qoftë nga njerëzit, ku mungonin emra dhe personazhe politikë të njohur të strukturave të partisë së tretë në vend, duke përfshirë deputetë e ish-deputetë, kishte shumë pak LSI në simbole e parulla, e natyrisht kishte shumë pak LSI në frymë.
Partia që krijoi Ilir Meta në vitin 2004-n si një forcë politike e së majtës me koncept të fortë “socialist” realisht ishte perënduar me kohë, ndoshta që në vitin 2009, kur bëri aleancë me Sali Berishën.
Megjithatë, ajo çka ndodhi në konventë, ishte një nga zhvillimet më të çuditshme dhe të pandodhura sin ë realitetet e partive politike shqiptare këto 30 vjet, por që nuk duhet të ketë as precedent në asnjë vend të botës.
Një sallë e mbushur, e quajtur Konventë, pas një prezantimi nga zëdhënësi i Ilir Metës, e më pas fjalimi i protagonistit, fshin të gjithë historinë politike dhe ndryshon logo, simbol e emër. Pa një program, ide, sqarim, apo prezantim të ekipit drejtues të forcës së re politike.
Si formë, ajo që ndodhi dje ishte një poshtërim i të gjithë atyre që kanë besuar apo janë angazhuar në Lëvizjen Socialiste për Integrim, e si përmbajtje, kishte shumë pak të tillë, përveç retorikës tashmë të njohur të Ilir Metës që nga Presidenca. Ku përmenden shpesh fjalët “vdekje”, “liri”, që më shumë duken si fraza frojdjane që dalin nga subkoshienca, ku mjaft shohin ankthin e mungesës së lirisë, e natyrisht pasigurinë e jetës. Këtë atmosferë frojdjane e shikon qartësisht edhe në simbolin e partisë së re; “Partisë së Lirisë”, ku një formë e patrajtësuar mirë me ngjyrën e zezë në rrethin e kuq i ngjan edhe një lakuriqi nate, edhe një boomerang austrialian, apo mund të merret edhe si një bombardues strategjik B52 që hedh bomba mbi Malin me Gropa.
Ajo formë e zezë, i ngjan figurave që psikologu ja jep pacientëve të tij për të dhënë një kuptim të saj, e ku asnjëri nuk ka të njëjtin mendim, po secili shikon diçka të ndryshme.
Atmosferë frojdiane ka shumë në morinë e gjesteve dhe frazave që dalin nga goja e Ilir Metës, por politikë natyrisht ka pak. Ajo që është e rëndësishme dhe që përbën ngjarje politike në këtë rast është zhdukja e dhunshme e LSI-së, krijesës së tij politike që e bëri që të jetë ose kingmaker, ose aktori i tretë në lojë, që në shumicën e rasteve ka pasur një rol shumë të rëndësishëm politik.
Por ajo LSI që ka krijuar Ilir Meta nuk ekziston më, edhe nuk mund të ngrihet, ajo trupë 100 mijë votuesish e 25 prillit 2021, ka shumë gjasa që të mos bashkohet e harmonizohet sërish për Ilir Metën. E kjo është parë si nga sondazhet publike që janë botuar në media, por më shumë edhe në ato jo publike që i kanë dhe i bëjnë aktorët e rëndësishëm politik në vend. Natyrisht edhe Ilir Meta.
Ndaj po krijon një parti ku të mbledhë elementë të orbitës së Partisë Demokratike, që kanë origjinë fluide;prej partive të vogla nacionaliste, e deri tek element të tjerë konspiracionistë, që në diskurs ushqejnë urrejtje e mllef ndaj Edi Ramës dhe mazhorancës socialiste.
Natyrisht në vota, këto grupime fluide dhe pa një bazë politike nuk do të kenë aspak efekt, por Ilir Metës duket se nuk i duhen vota, por njerëz dhe turma dhe grupime sa më radikale dhe të vendosura. Ndaj dhe përdor shpesh fjalën “liri” dhe “vdekje”, e natyrisht ndaj dhe i dha fundin LSI-së brenda 24 orësh!
TemA
Nuk ka zhduk asgje, persa kohe fytyra e tij eshte e bashkangjitur me cdo emertim tjeter.
Ky ka vetem nje emer. Hajdut i Popullit Shqiptar.
Djalin e GAQO NESHOS bllokmenin Gim e shof here teMETE here te BERISHA.Keta ja leshojne njeri tjetrit me qera?Sa posht ke rene o Gim
Like floriri krijoi partine LIRIA... Sali non grata do formoi partine MONIKA.... Lume Shqiperia....
Me sa shikoj une, tani do e shpetoje Agim Nesho, i biri Gaqo Neshos. E degjova sot te Denisi top channel kater pa çerek dhe do kisha dashur ta pyeste Denisi: çfare do beni ndryshe nga babai juaj Gaqo? Gaqo Nesho ishte nje njeri medioker qe nuk perfillte fare, por hiqej dhe mendje madh; helbete ishte baxhanaku i te madhit dhe prandaj kishte dhe ate post, i biri bere si koqe fiku te eger, rreshkur nga injoranaca sot e tradhetoi partine e babait dhe na jepte leksione per demokracine, megjithese ka kaq kohe qe derdellise ne televizionin e Sali Sheqeres. Po çudia ndodh: si ka mundesi Ilir Meta 32 vjet fshehur ne lekuren e djallit si bashkepuntor i sigurimit te shtetit?! Dhe po te shikosh vijen e tij qysh atehere, grindje me Fatos Nanaon dhe asnjehere dakortesi, afrim dhe largim me Sali Berishen, deri tek koalicioni me te dhe pastaj hapur ne parlament: kam dobesi per doktorin! Ai ishte bashkepuntor dhe keta e shkaterruan Shqiperine ; kush u vete prapa, te prapen marrçin. PO SPAK eshte me apo vdiq me Krajen?!
Ja pse e zhduku Like floriri LSI - në sepse krijesës së tij para shqiptarve i doli kallaj dhe për shqiptarët LSI është : vetë vjedhja e votës së lirë, Vëtë vjedhja e Shqipërisë aq sa dhe debulesa e tij s.b.e pagëzoi kryetarin e saj Like floriri Vetë tradhëtia kombtare. Vetë destabilizimi. Vetë llumi e mediokriteti i shoqërisë. Vetë partia pronë e familjes Meta,që i shërbente dhe i shërben vetëm asaj e jo shqiptarve. Vetë pabesia deri në degdisje apo zhdukje të atyre që nuk mendonin e vepronin si Likja e për liken. Vetë fatkeqsia e demokracisë shqiptare. Prandaj Like floriri për të mbuluar m... me shurrë i ndërroji emrin dhe i leu buzët kuq e zi ashtu siç botoksi me paret e vjedhura Monikën për t'a bërë më të bukur para shqiptarve, por harron se Parti liria për shqiptarët është po lsi-a ashtu si dhe Monika është po ajo Munella që trembet njerzit. Aferim Like floriri vetëm se të ka mbaru Fiqiri ,vëndi jot është burgu i Reçit ku do lash hajat e Miletit.
Ky Qoftja i Gaqo Neshes i rren mendja se Ilir Floriri pas “marrjes se pushtetit” do t’i hedhe ndonje kocke ketij fa- kiri lummadh ! “Hani - pini dhe kendoni, sa te rroje L’ala-Gjoni dhe kur L’ala-Gjoni te vdese, e gjithe bota mbi koke do ju dhjese …!!! Vemje, krimb gjirizash …..”O bote, o dreq qe une paskem lindur te te ndreq” Shakespeare !
KY BIRI GAQO NESHOS QE I JATI SHPETOI MIR NGA ENVERI PA E FUT NE BURG E SHPETOI RAMIZ ALIA MESUESI SALI SHPELLARIT DHE LIKE MAVRIUT QE DALIN E LEFIN SI QEN BASHKIE , JAN BER SI HIENA JASHTQITJA E SHQIPERIS????????????⚰????????????????????????????????????
Agim Gaqo Nesho,Agim Gaqo Nesho,Agim Gaqo Nesho,Agim Gaqo Nesho,shakaxhiu i perparimit neper shekuj do te rroje si sternip i nastradinit! Mjaft me pse e nxirrni neper studio kete kufome?!!
Po Ylli Manjani, ylli i LSI-se, ku e ka vendin ne kete partiçke te shqepur, te kthyer mbrapsht dhe e qepur perseri?
Me ndryshimin e emrit nga Parti e Punës në Parti Socialiste dhe nga Sabri Godo në Fatmir Mediu mendon LSI dhe sot Partia Lirisë që tingëllimi është i duhur dhe me dosjet që ka patur në duar Shqipëria shtëpia ime do ketë sukses fenomenal Ndryshimi emrit u bë dhe te Partia e Jack Chirac