Pse Luksemburgu është paradhoma e hyrjes së Shqipërisë në BE?

15 Tetor 2024, 19:35Politika TEMA
Pse Luksemburgu është paradhoma e hyrjes së Shqipërisë

Nga Ylli Pata

Firmosja e kapitujve të librit me 33-35 të tillë, përbëjnë hapin e fundit politik për anëtarësimin e një vendi në BE, sipas kartës së Europës së sotme politike.

Në Ballkanin tonë Perëndimor, këtë hap e ka bërë vetëm Mali i Zi dhe Serbia. Ndërkaq, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë në një stat tjetër.

Mali i Zi ka firmosur 33 nga 35 kapituj, kurse Serbia ka firmosur 22 nga 33.

Ngecja e Malit të Zi në pjesën finale të periudhës së anëtarësimit, ka ndodhur pasi vendi u përfshi në probleme politike dhe gjeopolitike pas rënies së kabinetit të Dritan Abazoviçit.

Mali i Zi nuk ka arritur mazhorancën e duhur parlamentare për të zgjedhur anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, pasi mazhoranca parlamentare nuk ka qenë e tillë asnjëherë. Si pasojë e përplasjes së partive filoserbe dhe filoruse me Abazoviçin, ra edhe lidhja që fronti i përbashkët anti-Gjukanoviç kishte në vitin 2020.

Pra me fjalë të tjera ishte Mali i Zi, që bllokoi procesin e avancimit të anëtarësimit.

Ndërkaq Serbia që ka firmosur 22 kapituj nga 35, por ka ngecur për fajin e saj pikërisht në marrëdhëniet me Kosovën. E kjo është zgjidhje e Beogradit.

Me fjalë të tjera, ngecja e këtyre vendeve prej disa vitesh në proces, ka ardhur sepse vullneti i tyre nuk ka qenë për të avancuar procesin real, por për ta shtyrë.  Madje e ka shtyrë aq shumë, si Serbia si Mali i Zi, sa mund të digjeshin etapat, e ishte Këshilli i BE që miratoi një vendim të posaçëm të anëtarësimit të Serbisë e Malit të Zi, si për t’i dhënë më shumë mudnësi Beogradit që të afrohet me Perëndimin, meqë është një vend me influencë të fortë ruse, të cilën në një masë të konsiderueshme e ka edhe Mali i Zi që është vend i NATO-s.

Për ta bërë më të thjeshtë situatën: kur shqiptari Dritan Abazoviç ishte kryeministër i Malit të Zi, ndaloi ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov që të përdorte hapësirën ajrore të vendit të tij për të vizituar Serbinë. Vendim që ishte determinant për të anuluar vizitën e Lavrov në Beograd në mes të luftës në Ukrainë.

Pas kësaj, në Podgoricë nisi lufta, apo më mirë ta quajmë “puçi i bardhë” ndaj Dritan Abazoviçit që më pas u rrëzua nga qeveria me një mocion mosbesimi në Parlament ku votat më të mëdha i kishte opozita e Gjukanoviç, por që e ndihmoi një aleat i grupit opozitar ndaj tij.

Kjo tregon se rasti i ngecjes së Malit të Zi dhe Serbisë, ka më shumë arsye gjeopolitike sesa teknike. Përndryshe, të dy vendet sot do ta kishin përmbyllur librin e negociatave.

Të vijmë te Shqipëria. Ne së bashku me Maqedoninë e Veriut, hapëm negociatat në vitin 2020 nën presidencën kroate, mjaft bujare dhe mbështetëse e fqinjëve të saj ballkanik.

Por Maqedonia e Veriut, pati dhe ka një problem të madh me Bullgarinë, problem që më shumë se Sofia, është e djathta maqedonase sot në pushtet që nuk ka dëshirë ta zgjidhë.

Ndaj edhe aleati i së djathtës maqedonase, Viktor Orban, më mirë loboi ta ndajë Tiranën me Shkupin. Një akt, që ka ardhur pas një lobimi të fortë të Edi Ramës prej vitesh.

Shqipëria sot, arriti me sukses të hyjë në një proces kur hapi zyrtarisht 8 kapitujt bazik të anëtarësimit në BE.

Përkatësisht Shqipëria hapi sot këto kapituj: Funksionimi i institucioneve demokratike, Reforma në administratën publike, Gjyqësori dhe të drejtat themelore, Drejtësia, liria dhe siguria, Kriteret ekonomike, Prokurimi publik, statistikat dhe kontrolli financiar.

Ndërkaq, Shqipëria, përpara se të hapë kapitujt i është nënshtruar procesit screening nga BE për të parë kapacitetet dhe vullnetin e Shqipërisë për të ecur përpara. Që është një përvojë, ku sipas të gjitha gjasave, i gjithë procesi nga sot nuk është politik.

Vetëm nëse qeveria e Tiranës çmendet dhe prish bazat e paktit me Europën. Ku dihet çështjet më të rëndësishme janë SPAK, drejtësia, e gjeopolitika.

Pas kësaj, a është e mundur që BE të mbarojë kapitujt në vitin 2030? Me Ramën kryeministër, kemi një histori kur Komisioni Europian ka hartuar raporte që janë faktike, të cilat kanë certefikuar rrugën e Tiranës drejt BE. E si pasojë, nëse në hapin e dytë pas ceremonisë së 2022 kaluan 8 kapituj, janë të gjitha mundësitë që në 5 vjet të siten të gjithë kapitujt. Natyrisht, sikur gjërat të shkojnë siç duhet.

Deri tani nuk ka asnjë problem politik, por thjesht screening nga Komisioni Europian. Nëse KE kalon, pra certifikon qeverinë shqiptare në kapitujt, a mund të ketë një vendim politik të vendeve antëtare që mund ta kundërshtojnë, apo edhe veto të një vendi anëtar, përshembull Greqia, Qipro apo edhe vend tjetër?

Deri tani, vendimi politik ka prevaluar kur situata ka qenë në hapat e parë, pra para dhënies së statusit kandidat apo hapjes së negociatave, ndryshe, nuk ka ndodhur. Por deri atëherë ka shumë ujra që mund të rrjedhin.

11 Komente

  1. C
    Comments

    BE e do Shqipërin pa shqiptar. Ka pranuar tju rritet rroga administratës ,policis,ushtris,mjeksis, dhe arsimit., të tjerët të shkojn në të sëmës.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rabid Left

      Akoma me Belulin, Edin e kam fjalen dhe jo Meron!

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mehmeti

      Per inatin tim do ta fusin Shqiperine ne Evrope. Rames i ka pjell mushka me mua.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Ziu

        Ke te gjithe keto kapituj Shqiperia cedon...Turqia I hapi negociatat ne 95...keshtu do shkojme dhe ne....

        Përgjigjjuni
        1. P
          Populli

          Shqiperia me mire ne BRICS.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiperia ne ankand si placke lufte.

            Ky kari hajduti 2 metrosh eshte ne gare me Kosoven se te tjeret e kane lene pas, nuk ka se me cilin shtet te krahsohet ne cepin e Ballkanit. Shqiperia do te "hyje" ne BE kur ajo do te jete shperbere, keshtu do te realizohet endra e tij dhe e vllaut Vucic per IOpen Ballkan.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mara emigrante ne Itali

              I rrufshi trapin atij te gjatit, qente le te lehin karvani ecen prepara. Nuk dini se çfar te thoni , nuk e pengoni dot me Shqiperine te eci ne rrugen e duhur .Ku Edi i a doli te mposhte saliun do i a d'ali tju mposht edhe juve qe jeni tentakulat esaliut .Mos i qani hallin kaloresit pse I Varenna kembet .Edi je kryeministri qe I nevoitet vendit , vazhdo prepara.

              Përgjigjjuni
              1. I
                Ilirjan

                Kater karabushe gjysem analfabete , pleq te pjerdhur qe komentojne ketu, ti beson se vertete keta do te pengojne Edi Ramen dhe Shqiperine te hyje ne BE ?! Aman... mos u tall! Jo, t'i tallu, por me keta hajvanet, se keta jane vertete per t'i tallur.

                Përgjigjjuni
              2. T
                Tirona

                Fat i madh per Shqiperine qe te behet shtet dhe te perqafohet nga Evropa se ciles i perket por qe fati e menjanoi per 600 vjet. Uroj dhe shpresoj qe te ndodhe sa me shpejt ky bashkim me BE-ne. Zoti i bekofte qe po na ndihmojne dhe i ndriçofte ne vendimmarrjen e tyre. Shqiptaret do ta kuptojne pak me vone se çfare do te thote BE. Durim dhe kurajo per te gjithe.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Patoku

                  Mos ja vini re Pates, keshtu fluturon sa here me pras ne prapanice aty nga pas kryeministrise.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dielli

                    Nuk futet kurr Shqipëria në BE do të ket fatin e Turqisë.Eshtë e njëjta Evropë që mbi 200 vite ka shit e tregtie trojet dhe interesat shqiptare edhe sot së bashku me rracën sllave po punojnë kunder interesave shqiptare dhe po të.mos ishte Amerika aktuale do ndaheshin përseri tokat shqiptare për këtë po punon Greqia dhe Serbia.E gjitha kjo bëhët nga gjelozia se shqiptaret ishin dikush gjatë historisë kur ata,evropianet posa kishin zbritur nga pema.Kot e kanë shqiptaret ,në fakt mashtrohen si dhelpra pas koqeve të dashit duke prit kur po i këputen.Thjesht analizoni veprimet e shteteve më me ndikim gjatë historisë kundrejt shqiptarëve do e gjeni të verteten.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje