Rama nga Luksemburgu: Lidhjen e vetme çift Shqipëria e ka me BE, të tjerat na janë imponuar

15 Tetor 2024, 16:59Politika TEMA
Rama nga Luksemburgu: Lidhjen e vetme çift Shqipëria e ka me BE,

Në përmbyllje të agjendës në Luksemburg, kryeministri Edi Rama është shprehur se vendin e pret një rrugë e gjatë dhe me pengesa për të ecura para me integrimin, por se tashmë hapat kryesorë janë hedhur me nisjen e negocimeve për 5 grupkapitujt themelore. 


Në një intervistë për RTSH, kryeministri tha se “kemi përpara një mal për të ngjitur”, ndërsa shtoi se ambicia dhe synimi është që kjo të ndodh brenda vitit 2030.

Lidhur me ndarjen e rrugëtimit drejt BE nga Maqedonia e Veriut, kryeministri Rama u shpreh se lidhjen të vetme çift Shqipëria e ka me BE, ndërsa të gjitha lidhjet e tjera kanë qenë të imponuara.

"Ne këtë rrugëtim e nisëm së bashku me Maqedoninë e Veriut. Si ishte? Çfarë fryme përcollën miqtë tanë të Maqedonisë së Veriut gjatë punimeve të sotme dhe a ka ndonjë qejfmbetje nga ana e tyre?

Shqipëria në këtë rrugë ka hyrë vetë dhe pastaj është gjendur mbrapa, pak më përpara pastaj shumë mbrapa, pastaj është gjendur në shoqëri të dikujt, pastaj në shoqëri të dikujt tjetër.

Ndërkohë që Maqedonia e atëhershme dhe kjo e Veriut që është e njëjta gjë, po ka një emër tjetër, ka qenë shumë përpara nesh dhe tani neve jemi, konsiderohemi përpara gjithë të tjerëve, ndërkohë që deri dje konsideroheshim, kur ne e nisëm ishim prapa të gjithëve, pastaj filluam t’i afroheshim, por të tjerët ishin përpara.

Kjo është një korsi individuale e çdo vendi dhe nuk jemi të lidhur në çift me askënd përgjithmonë, sepse ka vetëm një lidhje në çift që shqiptarët kanë vendosur vetë që ta bëjnë dhe është lidhja me Bashkimin Europian, ndërkohë që të gjitha lidhjet e tjera në çift që kemi jetuar në shekuj kanë qenë lidhje të imponuara", tha Rama. 

2 Komente

  1. E
    Erdogan

    Ramazon do te ta caj brimen sot, pastaj me bej kakerdhi ..marredhenie çift me Evropin..degjon o Ramazon Gopi ?!

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qirësi i bythëve

      Erdogan ke gojë të madhe dhe meriton t'i bësh një gojore të mirë Ramazonit. Pagesën,mos u brengos,t'a bëj unë me naturë,t'a hjek një të qime në byth!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje