Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar për hapjen e grup-kapitullit të parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.
""Mbajtja e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri për çeljen e negociatave për grupkapitullin “Themeloret”, është një moment historik i merituar që dëshmon progresin e sigurt të reformave integruese dhe demokratizuese të Shqipërisë, si dhe garanton pakthyeshmërinë e tyre.
Kuvendi ka detyrimin, përgjegjësinë dhe nderin të punojë me vendosmëri për udhën drejt Shqipërisë europiane, duke garantuar legjitimitetin demokratik dhe gjithëpërfshirjen në procesin e integrimit, si një prioritet strategjik kombëtar.
Europa për ne është kapërcimi i një të shkuare të zymtë që na ka ndarë dhunshëm nga kontinenti. Europa është realiteti bindës dhe fakti se rilindja e Shqipërisë europiane është fati ynë i merituar, zgjedhja dhe zgjidhja jonë, adresa ku na bashkon sa Historia, edhe përkatësia shpirtërore."
Moment historik i vertete ishte kur perlava 5 milion euro tek doganat. Ky tani "hapja e ne-go-ci-a-ta-ve (bythes)" eshte nje moment gjasme per te genjyer delet se do ti "cojme" ne BE...hahahaha...cfare koqesh. Pasi mos kete mbetur gje per te vjedhur e per te shitur atehere poooo do ti themi Saliut na fut ne BE...o shoku Salih. Zot i madh cfare debilash qe kemi per votuese. Fluturon fluturon ...gomari !!!!
Ky koment eshte deshmi e Lirise se pacensuruar te shprehjes ne gazeten TemA. I ben nder gazetes po, por skuthave gjysem analfabete, qe kane turp edhe nga emri i tyre, nuk u ben aspak nder. Shqiperia eshte ne nje dite HISTORIKE, por kujt tja thuash?! Ate qe kane ne goje e ne shpirt, e hedhin ketu. Qenie te frustruara... gjynah!
Mir moj mire por Europes spara i pelqen ti kunderviheni Gjykates Kushtetuese qe ne e nenkuptojme qe spara u pelqen te kontrolloheni nga Europa .leri hpokrizite se te pakten ti ske asnje merite.