Basha: Hapja e negociatave me BE- në është lajm i mirë për Shqipërinë, por të falenderosh Putin është tallje

15 Tetor 2024, 14:41Politika TEMA
Basha: Hapja e negociatave me BE- në është lajm i mirë

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Basha shkruan se ky është një lajm i mirë, por të falenderosh për këtë hap Putinin, duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Edi Rama, është tallje për Europën dhe shqiptarët.

Basha më tej thotë se negociatat do të shërbejnë edhe si mjet shtesë monitorimi për Shqipërinë dhe "shpresojmë edhe si garanci për t’i ndalur planet e qeverisë Rama për të penguar punën e SPAK, për të çuar para drejtësisë zyrtarët e përfshirë në krim dhe korrupsion".

Reagimi i Bashës:

Hapja e negociatave pa asnjë diskutim është një lajm i mirë për Shqipërinë. 
Por, të falenderosh Putinin për këtë hap është tallje për Europën dhe shqiptarët. 
Negociatat u vonuan fillimisht për shkak të destruktivitetit të Edi Ramës në opozitë, e më pas se ai bëri gjithçka për të mbrojtur bashkëpunëtorët e korruptuar dhe inkriminuar.
 
Në një kohë kur Shqipëria është ndër vendet më të korruptuara të Europës, ku si asnjë kryeministër tjetër në Europë Edi Rama veshi kriminelët me pushtet, ministra e zëvendës kryeministri i tij janë dënuar dhe nën hetim për korrupsion, lidhje me krimin e pastrim parash, negociatat do të shërbejnë edhe si mjet shtesë monitorimi për Shqipërinë dhe shpresojmë edhe si garanci për t’i ndalur planet e qeverisë Rama për të penguar punën e SPAK, për të çuar para drejtësisë zyrtarët e përfshirë në krim dhe korrupsion.

Që prej 2012-ës, kur u sugjerua hapja e negociatave, u deshën 12 vjet për ta zhbllokuar këtë proces. Tashmë do të jetë në dorë të shqiptarëve nëse do të presin edhe dhjetra vite deri në përmbylljen e këtij procesi, me një kryeministër që hallin e vetëm ka pushtetin e tij, apo do të zgjedhin të ecin më shpejt, duke zgjedhur një qeveri që do të mendojë dhe punojë për ta.

Shqipëria meriton më shumë

12 Komente

  1. p
    pilo Lala

    O Lyl, Edi Rama kur falenderoi Putinin, nuk foli ta kuptoje ti, foli per drejtuesit e Europes. Kur ta kuptosh ti thumbin qe nguli Edi, eshte futur ne Europe Shqiperia.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vezhguesi

      Me bukur se e ke shkruar o pilo Lala nuk behet, por cfare te thote Lulushja? Po na perrallis per lirine e SPAK-ut qe e ka edhe vete Lulushen ne listen e atyre qe duhen futur ne burg per vjedhjet qe kane bere dhe per vrasjet ne Tirane kur Lulushja ishte Minister i Brendshem. Po te mos ishte per pushtimin rus te Ukraines, hapja e negociatave do mbetej ne leter perjetesisht. Lulushka nuk ka se si ta kuptoje ironine e holle te Edi Rames ndaj BE-se, prandaj i falet. "Kur u ndane aq i rane" - thote nje fjale e vjeter shqipe.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vjola

      Po ku merr vesh ti o I gjore , je zerrrrroo ! Fli gjume .

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tuç Maku

        Po koqe ngele o Lulzime Basha ,

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lulaqe

          Po kshu eshte kur ngaterron k@rin me dollarin o xhan ske faj, kur ta kapesh ti ku e kishte ai do besh video tjeter duke skuq veze

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dibrani

            Pune ditesh do japesh hesap dhe ti kucke e pabesene spak.pleh

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sala

              Kush eshte ky djali? Çfare pune bene?

              Përgjigjjuni
              1. k
                konservatorist

                Hik or lul futja gjumit se nuk kupto nga keto pun ti.Yelevizioni rus rrinte 24 ore live nga qadra e liri demokracis ,qe ngrite ti bashke me saliun.

                Përgjigjjuni
                1. g
                  graziano

                  O Lul "matematicieni" beji llogarite mire me Spakun se i ke jo pak gjynafe dhe ti, si nje vazhdimesi e politikes anti Shqiptare se bashku me babain tend ideollogjik S.B. Rruga e kombit, mareveshja e Detit me Greqine, vrasjet ne bulevard, rrumpalla ne bashkine e Tiranes etj....

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Aron

                    Ik o Lluq palluqi, boll na cave prapanicen qe nuk kupton as ironinte.

                    Përgjigjjuni
                    1. b
                      brava

                      Lul BRAVA gjallë qenka...

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Amerikani

                        Po , gjalle eshte Ai dhe shume te tjere o zagaret e E. Rames , Ilir Metes dhe mbi te gjithe te anti shqiptarit , vrasesit te shqiptareve ,minuesit te demokracise dhe hajdutit dhe plackitesit me te madh , te te gjitha koherave , SALI KRIMINEL BERISHES .

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje