"Historia s’mund të pengojë të ardhmen dhe integrimin", Rama: Ndihem i trishtë për vëllezërit e Maqedonisë së Veriut

15 Tetor 2024, 11:12Politika TEMA
"Historia s’mund të pengojë të ardhmen dhe

Kryeministri Edi Rama nga Luksemburgu është shprehur se ndihet i trishtë që Maqedonia e Veriut, ndyshe nga Shqipëria, nuk ka hyrë në fazën tjetër të procesit të integrimit në BE.

Rama tha se historia nuk mund të jetë arsye për të ndaluar bisedimet e anëtarësimit për një vend, duke nënkuptuar ngërçin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Më duhet të them që ndihemi vërtet të trishtë, e them me sinqeriteti, që vëllezërit tanë të Maqedonisë së Veriut, ende nuk kanë qenë në gjendje të hyjnë në këtë fazë të procesit.

Ndaj kur flas për poshtërimet tona, tri herë njëra pas tjetrës na u refuzuan fillimi i negociatave.

Ajo ndryshoi edhe emrin, që mund ta niste këtë gjë. Historia nuk mund të jetë arsye për të ndaluar bisedimet e anëtarësimit të një vendi. Historia s’mund të pengojë të ardhmen dhe integrimin. Pengimi që ju bë Shkupit, dëm për gjithë rajonin!”, deklaroi Rama. 

 

3 Komente

  1. K
    Kris

    Mos u merzit se pastaj ndihmen te hidheruar te gjithe

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Nuk është nevoja të flasësh për të tjeret nqs nuk të kërkohet.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Km

        Sakte,zoti Rama.Vende si Greqia ,qe per arsye shoveniste e pretendime territoriale duhet te marrin pergjigjen te forte.Nese pranimi i Shqiperise dhe Maqedonise ne Europe varet nga deshirat hegjemoniste te greqise,vete Europa duhet te ndergjegjesohet qe nuk ben gje tjeter vecse mashtron.Ndaj duhet te jemi te qarte te gjithe qe rruga per Europe e Shqiperise Kalon ,Jo nga Athina por nga Tirana ne Europe.Por nje gje duhet te kene te qarte,si Europa dhe Greqia:- Duan apo Jo,Shqiperia eshte ne Europe.Jane mbi nje milione e gjysem shqiptare qe jetojne,punojne ne Europe.Greku le te beje puff.Te tjeret shqiptare do te shkojne ne Europe,per te miren e Shqiperise.Europa duhet te hetoje dhe gjukoje politike shoveniste qe kercenon sigurine te Greqise.Nese Duan drejtesia,hapi i pare eshte heqja e te drejtes se vetos nga shtetet europiane dhe pranimi te behet me shumice votash.Nese nuk e bejne atehere te kuptojne qendrimin hipokrit te tyre.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje