VIDEO/ Ministri hungarez: Jemi të përkushtuar për të shoqëruar Shqipërinë drejt BE, i kanë përmbushur kushtet për anëtarësim

15 Tetor 2024, 10:12Politika TEMA
VIDEO/ Ministri hungarez: Jemi të përkushtuar për të

Shqipëria çel negociatat me Bashkimin Europian për grupkapitullin e parë. 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po mban një deklaratë e përbashkët për mediat me Péter Szijjártó, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, e cila mban edhe presidencën e radhës së BE-së si dhe Komisionerin e BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

"Momentet që kemi përjetuar gjatë kësaj një ore kanë qenë historike, kemi celur, grup kapitullin e parë me Shqipërinë. Bisedimet e anëtarësimit kanë nisur që Shqipëria të bëhet anëtare e BE sa më shpejt të jetë e mundur.

Kanë qenë në krye të rendit të ditë, e kuptojmë që BE është duke humbur konkurueshmëri peshën e  tij, kur vjen fjala për politikën globale. BE ka nevojë për energji të re. duke qenë fqinj të drejtperdrejte. Duke njohur rajonin e dimë se kjo energji e re do vi nga Ballkani Perëndimor, është me rëndësi të përshpejtohet integrimi i tij.

Na duhen hapa urgjente për politikën e zgjerimit, e konsiderojmë si një prej më të rëndësishmeve. Koha mesatare e pritjes ka tejkaluar 15 vjet dhe kjo është e papërshtatshme na duhet të përshpejtojmë procedurën e zgjerimit tani.

Shqipëria ka ecur shumë mirë kur vjen puna për kushte që ka vendosur BE, që të ketë mundësi të ç kapitujt e negociatave. Është nder dhe privilegj, që nisja e negociatave për Shqipërinë, nisën gjatë presidencës hungareze.

Janë gjashtë grupkapituj që duhen të negociohen tej e tej. Procesi përgatitor është vërtet  i vështirë, kompleks dhe e dimë se përvoja ka shumë rëndësi. Hungari do të ofrojë trajnim për 50 pjesëtarë të administratës së Shqipërisë.

Jemi të vendosur për të zhvilluar një politikë të mirë të fqinjësisë së mirë. Procesi I integrimit në BE i Ballkanit Perendimor e bën rajonin më të zhvilluar , me stabilitet dhe më të sigurt. Hungaria e përkushtuar për të shoqëruar Shqipërinë drejt BE", tha ministri hungarez. 

@gazetatema Nis Konferenca e dytë ndërqeveritare me BE, hapet kapitulli i parë i negociatave për integrimin. Péter Szijjártó: Shqipëria ka plotësuar të gjtiha detyrimet #lajmeshqip #lajmetefundit ♬ original sound - Gazeta TemA

 

Lini një Përgjigje