“Ti ishe në pelena në atë kohë” - Ylli Rakipi replikon ashpër me Gjekmarkajn: Turp të kesh

15 Tetor 2024, 09:19Politika TEMA
“Ti ishe në pelena në atë kohë” - Ylli Rakipi

Ylli Rakipi replikoi ashpër me nënkryetarin e PD, Agron Gjekmarkaj në studion e emisionit “Të Paekspozuarit’.

Rakipi e pyeti Gjekmarkajn se përse PD nuk flet për oligarkët, njëlloj si në kohën e Lulzim Bashës.

"Ke dëgjuar ti që këta vetëm emrin oligark thërrasin? Oligarkë, oligarkë dhe asnjë emër. Të kujtohet Edi Rama çfarë i thoshte Lulzim Bashës, 12 vjet kryetar i PD-së, Luli ngrije kokën! Çfarë do të flasësh për Çet Kastratin, Lulit i binte koka poshtë.

Luli, çfarë ke për Zamirin? Brram, koka poshtë... Po pse pas kësaj kohe, çfarë thonë këta, çfarë emrash flasin? Nuk bëhet kështu opozita, i dashur, se të kuptojnë të gjithë dhe ta varin teneqen. Po ju bëni çfarë të doni", i tha Rakipi. 

Më pas debati mori tone më personale. Gazetari i kujtoi se ka patur qëndrim krejt tjetër për Sali Berishën por tani flet mirë për të pasi "kërkon vota aty". Gjekmarkaj deklaroi se edhe Rakipi ka qëndrime të ndryshme. 

Ylli Rakipi: Nuk ke lënë gjë pa thënë për Sali Berishën tani do disa vota atje. Mund të të nxjerr videon. 

Agron Gjekmarkaj: Ti ke ndryshuar disa herë i dashur në këto 34 vite.

Ylli Rakipi: Çfarë kam ndryshuar unë?

Agron Gjekmarkaj: Ke ndryshuar pozicione, qëndrime.

Ylli Rakipi: Çfarë pozicioni kam patur unë?

Agron Gjekmarkaj: Si gazetar.

Ylli Rakipi: Ja ta them unë. Unë kam patur një gazetë. Që ta dëgjojë edhe populli shqiptar. E mbylla për pjesën e partizanllëkut me ju. Jo me ty se ti ishe në pelena në atë kohë. 

Agron Gjekmarkaj: Kam shkruar edhe te gazeta jote.

Ylli Rakipi: Ke shkruar. Staf i mirë, i bukur ishte, por jo më shumë për gazetën dhe për këtë arsye e mbylla. Tani bëj një program, por e bëj ashtu siç e mendoj unë, në liri. 

Agron Gjekmarkaj: Ke qëndrime herë pas here të ndryshme.

Ylli Rakipi: Po, po. Po çfarë tani të vij aty poshtë ballkonit edhe unë, me ata 40 veta që rrinë poshtë ballkonit? 

Agron Gjekmarkaj: Liria nuk është vetëm këndvështrimi juaj për të, është përtej nesh.

Ylli Rakipi: Po kush s’po të respekton lirinë ty? Unë kam një orë e ca që të kam thirrur dhe po flet. Dhe të paktën turp si pedagog, nuk më ke thënë gjë, jo si..

Neritan Sejamini: Po ai është politikan.

Ylli Rakipi: Po çfarë politikani? Ai s’më ka thënë një gjë të më mbetet në mendje.

Agron Gjekmarkaj: Po ça të them tani? Të mbush mendjen ty, s’është faji im.

Ylli Rakipi: Ore ti më thua mua që doli nga shinat mosbindja civile dhe u bë e madhe. Po këtë duhet të të vijë turp kur e thua.

Agron Gjekmarkaj: Turpin  e mbaj vetë.

22 Komente

  1. V
    Vetem Rakipi i degjeneron keta

    Gjendja “ agraboje” kur gjekmarkaj i tha se Ylli Rakipi e pelqen Edi Ramen dhe ne kanalin qe eshte ( mcn) jane pro rames dhe se kanali ne fjale ka pronar Olsi Ramen. Rakipi i tha qe ky kanal nuk ka leke te paguaje gazetaret dhe ne tre vjet qe eshte rakipi aty nuk e ka shqetesuar kurre pronari real( djali i meksit) dhe ndihet me i lire se cdo kanal qe ka punuar. Pastaj Rakipi e ofendoje markun me keq sesa shkruani ju, por nderhynte Siamini se Rakipi ishte gati ta qellonte ose ta nxirrte te turperuar nga sdudiua

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Edhe unë e pashë live dhe rakipi e la si mut gjekmarkajn i cili dhe kërkoi ndjesë para se të ikte.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Rakipi eshte nje harbut, medioker, ka marre prona nga Sali Berisha. Nqse do me vinin te zgjidhja, une pa diskutim do zgjidhja nje njeri te paperlyer si Gjekmarkaj, kurre me nje te korruptuar, injorant dhe te shitur si Ylli Rakipi. Njerez si Ylli Rakipi nuk i lejojne deputetet e PD qe te flasin te lire, ka orientime nga Saliu cfare duhet te thone, dhe te mos debatojne me drejtuesit e emisioneve. Koincidence apo llogari? 1. Fevziu, ish-anetar i Kryesise PD. 2. Erla Mehilli, ish-zedhenese e PD. 3. Grida Duma, ish-deputete e PD, 4. Ylli Rakipi, ish-anetar i Bordit drejtues te PD, Fatmir Mediut. Vetem tre gazetar jane te majte, Sokol Balla, Babameto dhe Dritan Hila.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Trapajani

        Je i vogel shum,rakipi fliente ne zyren e saliut,,,kur u vran azemi ,rakipi e shikonte ngjarjen nga zura e saliut bashke me saliun,

        Përgjigjjuni
      3. M
        Mondi

        Agron Gjenmarkaj eshte burracak , eshte interesaxhi se ka frike e se vene deputet. Ai nuk la gje pa thene per Berishen ..tani e ka kther. ja kush eshte profesori

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rrembythje dhe pabythsa

          Pabyths thuaj

          Përgjigjjuni
        2. D
          Dardani i Ri

          Ky Gjekmarrja është vetëm për të pluguar tokën në vend të kalit. Asgjë më shumë. Pas kryekriminelit të kombit tonë, Sali Shpellar Berisha, duhet të jetë njeriu më i gabuar në politikën shqiptare.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tung

            E keni gabim ky televizion ka pronar djemtë e Aleksandër Meksit Glendi Meksin dhe të vëllain, prq mos e ngatërroni Olsi Ramën. Pastaj programi ka pronar Ylli Rakipin dora vet, dhe ai e di se si e ndërton emisionin e tij.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gjeka jam , bejte shkruaj , asnje nuk qesh

              Mos mos mos o Ylli Berrishes e preke Gjekmarkajn ne piken me te dobet te besnikeria. Ku ka turpe ky legen çfare i thua ti , ky per karr ige shet gruan vajzen çfare ka ne librin e shtepise . U shit disa vite si analist i pamvarur , nga i pamvarur ne député me PD me vone me Bashen pastaj me Berrishen neser nuk dihet ? .

              Përgjigjjuni
              1. H
                Humoristi

                O Rakip je gazetar i vjeter.Perballe ke nje filoqys,qe ka pire vere te kuqe me sulltanpiktorin per te hyre ne listat e nesnate te Bashes.Eshte mjeshtri i doreqejve nga doreheqjet.Sa ka folo ki mo per nongraten,ju gazetat i keni poplikuar.Nuk e di qe foltorja e vicitolit ka votuar per kete katundarin si zevendes i gjyshit!?

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mesuesi

                  Te dy , hale Jane , Po mjere KY popull per c'e ka zene . Keto karaktere langaraqesh ndikojne keq , sh. keq edhe ne edukimin e gjeneratave te reja , duke u percjelle mesazhin se virtuti ka bere rokade me vesin ....

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kenge Dukaqote

                    Ylli me Gjekmarkaj Jane mut po nga fabrika te ndryshme

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gonja eshte karakteri me i degjeneruar

                      Ylli Rakipi i vjen hakut Agron qenit qe kerkon per te zotin por nuk e pranon askush. Gonja vetem xhelin e flokeve ka, se ndryshe asht i vdekur. Gonja nuk do dale deputet mot, dhe nese Saliu e vendos ne liste te sigurte, do humbi gjithe qarkun e Lezhes, e do fiket nga marazi.

                      Përgjigjjuni
                      1. p
                        populli

                        Ore nje pyetje qe nuk i jap dot pergjigje: Kur u bene pasanike kaq te medhej djemte e Aleksander Meksit? E vret mendjen njeri qe djemte e pushtetareve kane kapur cdo gje?

                        Përgjigjjuni
                        1. l
                          lexuesi

                          Gjekmarkaj per nga niveli i diskutimeve te ngjan se diplomen e ka marre ne universitetet fantazme….!!!

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Arbeni

                            Ky është një bejtexhi pa pikë burrërie e dinjiteti.Rakipi ka qënë dikur me saliun,por duke e njohur mirë malokun ka ndryshuar.

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kritizeri

                              Mua me pelqen shume ky Rakipi, se eshte ca si kondravers, ua thote te ftuareve te vertetetn cope. E la edhe kete legen Gjekmarkaj pa pergjigje si te dhjere. Nuk eshte si ca moderatore te shitur servile, lajkaxhi si Fevziu apo Grida Duma e ndonje tjeter qe i lepihet te ftuarit kur eshte me poste te larta e u sulet analisteve qe nuk kane pushtet.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Daku

                                Në 92 shin gjith ishim me Saliun! Por në 96 tën në zgjedhjet parlamentare e nxorri kokën si kriminel dhe anti Shqiptarë ! Dhe në 97tën e degjeneroj ,shkatërroj,volli ,vrau,dogji ,dhe shiti gjith Shqipërinë ,ky është Salih vrasësi ,që Shqipëria mori rrugët e vjedhjes, krimit prostituconit ,dhe vrasjeve.

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Real

                                  Ky ylli esht vemje e cdo pushteti. Dikur ishe nje pupac i nongrates qe nuk dilje as me permjerr nga zyra pa lejen e tije. Sot u be trim ky kar derri. Je fytyre e neveritur ti i gazetes ALBANIA.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Na myten

                                    Saliu e beri Yllin (dhe ca te tjere nga keta analistet e gazetaret) milioner por si thote ajo shprehja: “Milioni i pare nuk tregohet si bëhet”. E si do vazhdonte Indro Montanelli: “Se incontrate un giornalista ricco, diffidatene.” (Po hasët nje gazetar te pasur mos i besoni). Një?! Ne i kemi te gjithe milionere!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. t
                                      teleshikuesi

                                      Lufte brenda llojit.Raqipit nuk i iken inati me malon Markagjoni ku jo se nuk ia duron dot ironite bajate te malos qe mendon ngaqe ka veshur me kostum, eshte dhe mesimdhenes i duket vehtja qytetar. E keqja e Yllit eshte se edhe ata qe ka perreth ne studio jane po malo ose fshataruc si Markagjoni qe mblidhen aty per nje kothere buke.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. R
                                        Real

                                        Turp te kesh qe ja kujton ketij sharlatani se kush ka qene !

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje