Avokati Idajet Beqiri ka folur në lidhje me hetimet mbi dosjen e “21 Janarit”. Ai ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se atë ditë do të kishte viktima të tjera, përveç 4 protestuesve që u vranë.
Sipas tij, edhe personat që mbetën të plagosur u tentua të eliminoheshin, madhe kishte rrezik që vetë policia t’i vriste. Ai tha se ka si provë dëshminë e një mjeku, që i ka mjekuar ilegalisht për t’i mbrojtur.
"Më 21 janar do kryheshin edhe vrasje të tjera. U vranë 4 protestues, por dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur. Ata u tentuan të vriteshin si gazetari Mahmutaj e të tjerë me radhë.
Të plagosurit janë mjekuar ilegalisht atë ditë. Po të shkonin në polici do të vriteshin. Pardje më ka ardhur një provë tjetër nga një mjek. Ky doktor më thotë se ka mjekuar shumë persona që ishin të plagosur në mënyrë ilegale sepse, policia do i fuste në burg ose dhe mund t’i eliminonte.
Ai ka prova për ta, i ka mbajtur shënim të gjitha rastet. Është gati të shkojë dhe të dëshmojë në SPAK, pasi po krijohet tashmë klima e duhur për t’i nxjerrë të gjitha të vërtetat e asaj ngjarjeje.”– tha avokati në emisionin “Breaking”.
Sali Berisha e ka pak varjen ne litar. Krimet qe ka bere ai,nuk ka kandar t'i peshoj dhe meter t'i masin. Sali qeni therret e gerthet nga maja e dritares se banjos ne katin e tete se, per denimin e tij nuk ka fakte e nuk ka prova.Eshte nje popull i tere qe i di dhe i ka pare me syt e tij qe, faktet dhe provat jane sa nje mal i madh, nuk i mohon njeri.
Jo vetem kaq, por diten qe Salih Berisha do futet prapa hekurave perjetesisht, do shpallet feste kombetare per te gjithe shqiptaret qe me ne fund shpetuan nga fatkeqesia me e madhe kombetare qe pas ngordhjes se Enverit.
Dita që Berisha do të futet në burg(ai është dënuar më shumë se me burg) nuk ka si festohet, festë do të shpallet largimi i tij nga kjo jetë. Kjo do të jetë dita e shpëtimit të këtij populli nga djalli I padëgjuar(që doli nga ky popull).