Deputetja Orjola Pampuri ishte këtë të hënë e ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ka komentuar zhvillimet e fundit në kampin opozitar.
E pyetur nga Ilir Kazaferi se përse grupi i deputetëve të udhëhequr nga Lulzim Basha ende nuk po krijojnë një parti të re, Pampuri u përgjigj se ata kanë vendosur të bëjnë rekurs vendimit të gjykatës që i dha vulën e PD-së “Rithemelimit”.
Ajo tha se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për të fituar të drejtën e tyre, ndërsa ndërkohë, siç u shpreh ajo, po punojnë e po marrin mendimet edhe të drejtuesve të degëve në të gjitha qarqet e Shqipërisë.
“Pa diskutim ne do të ndërmarrim hapa të mire menduar me të mire kalkuluar në bashkëpunim me të gjithë ata që na kanë mbështetur deri më sot. Janë kryetarët e degëve në të gjitha qarqet e Shqipërisë, duhet dëgjuar edhe zëri i tyre, pasi në fund fare çdo iniciativave e re, merret me mbështetjen e tyre, ne nuk mund të ecim askund vetëm. I përket o një grupimi, o tjetrit, vetëm nuk ecet, vetëm është hipokrizi dhe lojë e pistë.
Vetëm do ecim në fjalën e atij grupi me të cilin kemi ecur sot, ai grup është shumë i madh, janë strukturat e partisë të cilat kanë qëndruar deri më sot, janë njerëz të cilët kanë kontribuar dhe takimet e vazhdueshme kanë qenë pikërisht me strukturat e Partisë Demokratike. Pjesa tjetër, ne padiskutim do i bëjmë rekurs vendimit. Ne do shkojmë deri në fund për të kërkuar të drejtën tonë dhe do kemi një alternativë për shqiptarët. Agonia nuk do jetë e gjatë”,-tha Pamapuri.
mendohuni mendonhuni, deri sa te ua marr ekrejt leket basha, pastaj ne fund do ju thote kaq ishte
Kerkohen vetem gozhdet per te mbyllur arkivolin ku eshte ai qe po flen.
Nuk do krijoje Lul dylberi parti te re ...ishin dhe jane te organizuara mire , ata kurr nuk u ndane , eshte plani ogurzi dhe i djallezuar i Bashes dhe Saliut per te mashtruar amerikanet dhe partneret tane ....bile edhe Rama ishte dhe eshte ne dijeni ...mos u sekelldisni se Lulit ja ben me hile , eshte hile e gjithe historia ....mbane ere mut , qelbet gjithandej ...ata i dine shume sekreti njeri tjetrit, degjuat te deponoje gje Basha nga ato qe di ??? Tha gje per sherbimet sekrete te prokurorit zviceran dhe tradhetin ndaj kosovareve politikane ?? Rugen e Kopmbit ?? Qe Llalla nuk e ndoqi penalisht Lulin dhe ta sillte zvare para drejtesise ?? 21 Janari a nuk ishte Minister i Brendeshem ?? Menjanimi i rivalit te Lulit ne zgjadhjet per drejtus te PD se ?? Vendosja e tij Kryetar Bashkie ?? Per cfare Luli i doli kundra dhe tradhetoi Berishen ??? Per asnje fije floku ...ishte dhe eshte nje loje e thurur nga ogurziu Sali Berisha .....