Apeli i dha vulën Berishës, Alibeaj dorëzon në Parlament kërkesën për t’u larguar nga grupi parlamentar i PD

24 Qershor 2024, 13:59Politika TEMA

Enkelejd Alibeaj ka dorëzuar sot në Kuvend kërkesën për t’u larguar nga grupi parlamentar i PD, veprim ky i ndërmarrë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për vulën.


Pas humbjes së vulës prej grupimit të Bashës ku bën pjesë, Alibeaj lajmëroi edhe më herët se nuk do të jetë pjesë më e Partisë Demokratike, pasi vula dhe logo iu dhanë tashmë Sali Berishës.

Katër ditë më parë, Alibeaj në një postim në rrjetet sociale, shkroi se nuk mund të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD se drejtuar nga Berisha dhe politika e tij e vjetër.


Alibeaj ka shtuar gjithashtu se për të qenë demokrat sot, duhet të jesh “berishist”, dhe sipas tij kjo është një gjë që nuk e bën dot.

Apeli i dha vulën Berishës, Alibeaj dorëzon në Parlament

1 Komente

  1. S
    Shkembi

    Kjo eshte burreri e jo pordhet e Lylit. Respect per zoning Alibea!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje