Deputetët, sherr për mjedisin - Çupi: S’latë çezmë fshati pa bërë HEC! Majko: Po pastruat Fierzën 45 herë në vit shkoj e pi ujë

24 Qershor 2024, 17:19Politika TEMA
Deputetët, sherr për mjedisin - Çupi: S’latë

Komisionet parlamentare po kalojnë paketën me 4 ligje të ndryshuara për krimet mjedisore ku rritet me 30% gjoba për bizneset që shkaktojnë ndotje të mjedisit apo të ajrit.

Por për opozitën ky është një instrument korrupsioni. Situata shqetësuese e mbetjeve në lumenj, e plehrave që digjen pas kodrave kërkon shtrëngim të zbatueshmërisë së ligjit thonë deputetët në komisionin e ligjeve

"Ju mjedisin e keni shkatërruar dhe kjo nuk është çështje gjobash. Nuk keni lënë çezmë fshati dhe në katundin më të thellë të Matit e Dibrës keni dhënë koncesione HEC. Nuk bëhet fjalë për gjoba, ju e keni instrument për tu trokitur edhe një herë atyre qe u keni dhënë leje për tu marrë edhe një gjobat tuaja", tha deputetja e PD, Dhurata Çupi.

"Dalim tani i marrim gjithë gropat e pallateve në Tiranë dhe më flisni pastaj nëse zbatohet leja, kontrata apo ligji i mbrojtjes së mjedisi. Lahen apo jo gomat e makinave që dalin nga kontejnerët", tha deputeti Bledjon Nallbati.

Mendoj se ndotje e mjedisit janë edhe ato gomat që digjen në mes të Tiranës’. Besoj inspektorati do te ketë marrë ndonjë masë për ndotjen në mes të bulevardit’, replikoi deputeti i PS, Bardhyl Kollçaku.

"Mjedisi është bërë pjesë e retorikës dhe agjendave politike në Shqipëri. Kapitulli i mjedisit në direktivat e BE është më kryesori për vendin. Më të ndotura janë qytetet Elbasan, Fier, Durrës, Tirana dhe faktori kryesor është transporti", raportoi në komision Almira Xhembulla, zv.ministre e Turizmit dhe Mjedisit

"Ju flisni për operatorë privatë, por HEC-et basenet e lumenjve janë pronë e KESH. Ata thonë se liqeni i Fierzës pastrohet 4-5 herë në vit. Nëse kjo është e vërtetë unë do shkoja të pija një gotë ujë atje, por kjo nuk është vërtetë. Strukturat e mjedisit janë të padukshme. Të gjeni hapësirë të vendosni detyrimin ndaj KESH për kontrollin mbi ndotjen në liqene", tha deputeti socialist Pandeli Majko.

"Kemi lançuar para 5 muajsh një projekt të BE, ku Kukësi do të mbështetet për menaxhimin e mbetjeve", tha në përgjigje Xhembulla.

3 Komente

  1. I
    ILIR

    Te nderuar deputete,ju se keni idene se car eshte mjedisi,si mbrohet,car e ndot etj etj. Problemet e mjedisit dhe interesi per mjedisin fillon qe nga organizimi i institucioneve qe pergjigjen per te,nga niveli ministeral e deri poshte.Sot ne Shqiperi ne kemi nje Ministri te emeruar TURIZMI DHE MJEDISI,pra e para eshte turizmi,por a mund te kete turizem pa mjedis te shendetshem ? Te nderuar deputete ne kemi nje Ministre Mjedisi,nje person qe ka mbaruar per mesusi dhe nuk e ka idene as per turizmin e jo me per mjedisin,nje mediokre qe vetem fryhet neper plazhe dhe flet vetem per shperndarjen e cadrave. Nje institucion Agjensi Kombetare Mjedisi ,ku drejtoreshe eshte nje shoqe e ministres arkitekte ,qe nuk e njeh fare mjedisin apo ligjet ne fuqi,nje grup inspektoresh te paafte ,qelepirxhinj dhe te korruptuar etj,etj.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aliu

      Bravo Cupi i Burrelit me.nenshtetesi ne Tropoje si te gjithe Berishizmi eshte pjese e ADN -se te te gjithe malokerise.......pas Cupit doli dhe Brukselsja tjeter Pompurja. Merrni kengen Kuksi jone ka bo ndryshime ecen treni ne rruge makine.....hej moj hej....BERISHIZMI duhet te luftohet me rrenje e dege.....400 vjet prapa na coi BERISHIZMI.....

      Përgjigjjuni
      1. O
        Opinion

        Që situata në Shqipëri nuk është aq bukur siç propagandon qeveria kjo nuk vihet në diskutim! Ajo që të bën përshtypje dhe të vjen të ulërasësh është lufta që bën e ashtuquajtura "opozitë"! Këta të pushtetit janë m.t por ju jeni mullar me m.t! Në të gjitha pikëpamjet! Njerëz palaço,pa dinjitet pa shtyllë kurrizore,hajdutë dhe spiunë,të provuar dhe stërprovuar në pushtet për zullumet dhe dorëzim pushteti në nivelin zero të ekonomisë dhe respektimit të ligjit. Synimi i tyre është rotacion pushteti pa meritë,me demek boll ju,tani të vimë ne,pa skrupull dhe profil të qartë njerëzor dhe politik. Të skajshëm vetëm për interesat e tyre individuale, të pangopur në atë çfarë kanë dhe aspak për interesin publik. Mjafton të shikosh pozicionimin e tyre në mbrojtjen e liderit non grata apo dhe kundërvënien ndaj qullashit Basha që tregon se cilat janë përparësitë e tyre në politikë.Mos u merrni me ne por më pushtetin është deviza e tyre.Kemi bërë ç'kemi bërë ne të shkuara të harruara. Kurrë më pa dhënë llogari ç'ke bërë përpara se të mëtosh pushtetin.Të njëjtën gjë do pretendojnë dhe pushtetarët e sotëm kur të dalin në opozitë! O sot o kurrë Shqipëri!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje