
Partia Demokratike por edhe gjithë opozita e ka pasur si kauzë kryesore atakimin e koncensioneve në Shëndetësi. Por ne gjithë këtë kohë nuk ka arritur dot të tregojë fabulën e saj. Pasi dëshmitarët kanë rrëzuar të gjithë naracionin që Berisha ka sjellë në publik mbi PP e sterilizimit e check up. E duke qene se nuk ja arritur dot PD ka tentuar prishjen e mbledhjeve. e tani qe kanë mbaruar seancat do ta zgjasë për të vazhduar teatrin absurd.
Pas vendimit të Gjykatës Administrative për përjashtimet e deputetëve të opozitës, deputetët e pakicës në Komisionin hetimor për sterilizimin dhe check-up kërkuan sërish që të shtyhet afati i punës së komisionit.
Kërkesën e tyre e mbështesin në argumentin se për shkak "të dënimit të tyre të padrejtë" ata nuk kanë patur mundësi të ishin në seanca dëgjimore.
Fillimisht PS e kundërshtori, por pas insistimit të opozitës mazhoranca kërkoi më shumë kohë për të vendosur në mbledhjen e kryesisë së komisionit. Afati aktual i komisionit hetimor përfundon me 14 nëntor.
Kërkokan shtyrjen e afateve me pretendimin se nuk paskan dëgjuar dëshmitarët?! Faji i kujt ishte? Gjithsesi, nëse shtyhen afatet e komisioneve, mos duhet vallë të thërriten edhe njëherë dëshmitarët?!?! Jo! Ato çfarë kanë deklaruar ata janë të regjistruara, me shkrim (procesverbale) dhe me vidio-adio, kështu le t'i pakësojnë ca oraret e qejfeve dhe gjumit dhe le të njihen me to. Komisioni nuk duhet të bjerë në batakun e kërkesave absurde të tufës së zagarëve berishistë, që fatkeqësisht nën presion, e kanë bërë disa herë.