Sekretari i përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, e ka cilësuar 8 nëntorin si ditën më të zezë në historinë e kombit shqiptar, pasi shënon krijimin SPAK.
"Simboli më i urryer i korrupsionit dhe krimit të organizuar, sot është ditëlindja e SPAK, dita më e zezë në historinë e këtij kombi.
Më 8 nëntor, është në fakt edhe ditëlindja e këtij institucioni që po shërben me verbëri për të instaluar me dhunë diktaturën. Është ditëlindja e Arben Krajës, ish- hetuesi i komunizmit, mercenarit Altin Dumani që ka marrë përsipër si idhujt e tij të instalojë diktaturën dhe të shërbejë si vrasës me pagesë i pluralizmit politik, duke u përpjekur të asgjësojë opozitën e demokracinë.
Faktet për korrupsionin e përbindshëm Rama-Veliaj janë si drita e diellit, këto kulla droge, që SPAK s’i sheh, firma e Veliajt që i hapi rrugën incineratorit që Dumani s’e sheh, faktet e firmosura nga Rama për incineratorin që Dumani s’i sheh, koncesionet, PPP, rrugët e florinjta që gllabërojnë miliona euro.
Dumani ka një mision, të burgosë liderin e PL, Meta, pa prova e fakte, të burgosë Berishën, pa fakte, prova e dëshmi. Qëllimi i tij është të asgjësojë opozitën. Dhe as guxon të përmendë ermin Rama-Veliaj, por të burgosë deputetët zemërluanë të opozitës, si Salianji.
Kjo ditë nisi me 2 lajme të zeza për vendin, importi i mbetjeve toksike. Për Ramën ky vend është një kosh për mbeturinat e botës.
Lajmi i 2, ardhja e emigrantëve në vendin tonë. Kjo është agjenda e shpopullimit të Ramës.
Si mund të lejojmë këtë bandë, narko-regjim që ka krijuar precedent, duke themeluar në Evropë një narko-shtet e kjo falë Ramës. E vetmja zgjidhje, është aksioni, përballja për t’iu thyer dhëmbët banditëve që guxojnë të marrin peng jo vetëm drejtuesit e opozitës, por të ardhmen tonë", tha Blushi.
Po ik bq lushishteje se SPAK -u është i vetmi institucion që po i bën të dridhen këta lepujt e politikës si majtas dhe djathtas Like floriri jo vetem që ka vjedhur ( të gjithë kanë vjedhur PD -PS- LSI) jo me aq arrogancë sa Likja me banjo per macen etj
Ti more kelush komunisti, eshte dita me e zeze se u krijua Partia Komuniste e paraardhesve te tu qe e masakruan kete popull dhe ti bashke me ata qe ju vijne mbrapa mbreteruat. Provojeni dhe ju njehere te keni shtetin ne kurriz qe tju marre shpirtin sic ja u mori Partia juaj popullit.
Më e zezë është teta se data e arrestimit të Metës? Rishikoni renditjen e tē zezave.
E po të jetë idiot i një kategorie kaq të madhe ky rrota Blushi, nuk ta merr mëndja. Hajde krahasim hajde.
Tedi, roja e Bollanos! Ta "gezosh" PL! Te vleresoj! Tit Faren, Gom Puron, Moniken fallse, etj nuk jane te denje per inegzistenten PL. Ti dukesh Fat Mediu I Riu, I Republikanes. Se fundi nje ceshtje etike jo bullizuese. Te kame pare ne TV. Dy vrimat e hundes nuk te duken bukur! Beje nje nderhyrje kirurgjike dhe normalizoj ato. Dhe pak me tej dakort per daten 8 eshte ters armiqesore po 7 % si te duket?
Hahahaha....Është edhe dita e krijimit të PKSH...Çoja një tufë lule atij poshtë ballkonit se ta di për nder .
Në buqetë t’i shkruajë “ 8 NËNTOR 1968 “ !
"8 nëndor", dita më e zezë e historisë së Shqipërisë, meqë në atë datë qenka krijuar SPAK-u?!?! O tempora o mores! Nga të ashtuquajturit politikanë shqiptarë të tranzicionit, ç'nuk na kanë dëgjuar veshët, por gomarllëkun e këtij mender sekretar të "Partisë së Hajdutëve", me presidentin në burg si i tillë, kurrë nuk do ta besoja se do ta dëgjoja një ditë.
Ma mbushe mendjen. Ke fol si burrat. Vota ime shkon per Ilir Kokeqoshen.
E zeze per ju po jo per popullin Jo per Shqiperine
Blush, lush,ush,shurra
Qëllimi i tij është të fusë hajdutët dhe tradhtarët e këtij kombi në burg dhe bravo i qofte. Gjithë populli është me të o debil.