Pse shkruan Ilir Meta nga qelia? Meçe: Strategji, nëse nuk qëndron aktiv në media vdes politikisht

15 Nëntor 2024, 16:25Politika TEMA
Pse shkruan Ilir Meta nga qelia? Meçe: Strategji, nëse nuk

Analisti Arben Meçe foli për letrat që Ilir Meta shkruan nga qelia.

Sipas tij me këto letra të cilat bëhen publike nuk përcillen kode e as kërcënime pasi, këto ndodhin me shkrime apo informacione të cilat nuk bëhen publike.

Analisti shprehet se këto letra janë një strategji për të qëndruar aktiv në media.

“Ilir Meta është një person i cili në 30 vite ka pasur ndikim të madh në politiken shqiptare. Në momentin kur një politikan vdes në raport me komunikimin publik pra nuk janë pjesë e medias automatikisht ju vjen edhe vdekja e tyre në politikë.

Kështu që të gjitha figurat politike ndërtojnë strategji për të qenë prezent në media. Siç është strategjia e Sali Berishës i cili është prezent në media çdo ditë. Në këtë kuadër që sapo shpjegova duhen parë edhe lëvizjet e Ilir Metës, nëse ai nuk qëndron aktiv në media ai vdes politikisht.

Mund të asgjësohet nga perceptimi qytetarë dhe nuk do të ekzistonte më as në analizat tona mediatike. Ilir Meta ngacmon opinionin publik me ato letra. E vetmja strategji që i mbetet Ilir Metës është ngacmimi i publikut nëpërmjet letrave apo avokatit të tij nuk ka instrument tjetër.

Nuk ka rëndësi se çfarë shkruan në ato letra rëndësi ka prezenca e tij mediatike. Politika ka një filozofi që është: Nëse do të jesh pjesë e teatrit politik duhet me patjetër pjesë e medias qoftë edhe me të shara apo çmenduri.

Nuk mendoj që kërcënimet vijnë nga këto letra, Ilir Meta ka kontakt me avokatin e tij dhe ka letra shumë më të rrezikshme që futen nën derë. Nëse flasim për kërcënime dhe kode përdoren mekanizma të tjerë jo ato publik. Partinë e Lirisë ne duhet ta shikojmë si një pronë të familjes Meta.

Që do të thotë nuk ka rëndësi kush e zotëron Ilir Meta apo Monika Kryemadhi, por administrimi i një prone është shumë më i kushtueshëm dhe i vështirë se ndërtimi i saj. Nga goditja që i dha SPAK-u, ajo parti nuk ka më burime financiare për ta mbajtur”, - u shpreh analisti Arben Meçe në Dritare Tv.

4 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Observim i sake nga Mece. Mediat kundershtojne te marrin ne studio brezin e ri politikan, Agron Shehaj, Lapaj, Arlind Qorri, Endri Shabani, Galdini, ju tremben atyre. E keni pare Lubonjen, Andi Bushatin , Abilekaj, , Ylli Rakipin, si ju sulen ketyre te rinjve, ose i injorojne? Kerkojne ti intimidojne, i fyejne, te mos marrin vemendje, sepse kauzat e tyre jane shume here me reale dhe kane mbeshtetjen e popullit. Por lind pyetja, ku do i marrin mbeshtetesit keta te rinj? Kuptohet qe do marrin votat e ish-mbeshtetesve te PD, LSI, dhe disa vota te elektoratit gri. Kete nuk e do Lubonja, Andi Bushati

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vas Construction

      Asnje si do politikanët e rinjë se mediat hane me politikën edhe Rama e quajti Arlind Qorin sude se e ka frikë

      Përgjigjjuni
    2. F
      Florririt dhe Fustani i mungon !

      Tani florriri apo Gimi me tha 7 % , ka shance te behet shkrimtare ose Kengetare e te gjithe stacionet e TV le te shkojne e ta nxjerin ne programe sa sa mire ka ecur edhe pse eshte ne qeli..... i ngordhur , por mundohet te tregohet se Ai jeton..... ku ne te vertete Ai ka mare fund....... Kure te dali nga Burgu , mesiguri do te behet gati te veshe Pampersat..... se normal mosha ben te veten....Do Zoti i dhente shendet deh kujdesen per kete kriminel qe mos te ngordhe..... te ngordhi mbasi te kete vuajtur nja 25 vjete Burg...... E gjithe shqiperia eshte ne gezim..... kure ndegjojme per kete kriminel......qe eshte ne qeli...... dhe hajrin e paster e ka me Orare....... do vuaje krimineli te gjitha gjynajet qe i ka bere nje Popullit....Hamin Hamin..

      Përgjigjjuni
      1. F

        Lini një Përgjigje