
Analisti Ben Andoni, e sheh çeljen e negociatave si një mundësi të mirë për të përmirësuar shumë nga sektorët në vendin tonë.
Është një hap përpara për të na çuar drejt një vendi më demokratik . Për Business Magazine ai shprehet se sektori i ekonomisë dhe ministria e financave ka rolin kryesor në këtë hap pasi do të duhet ti përmbahet , 13-të kapitujve të cilat i parashikon BE.
Cilat janë përfitimet e biznesit në Shqipëri nga çelja e negociatave?
Fillimisht, gjithçka vihet re në momentin e shfaqjes së modalitet në Open Ballkan, Z. Rama dhe Z. Vuçiç kanë thënë që, të dyja vendet tona kanë nevojë për përgatitjen e kuadrit ligjor por edhe teknik të thithjes së investimeve të huaja. Sllavët për shkak të konjukturës së tyre historike kanë ndërtuar edhe më shumë besimin e investitorëve të huaj.
Ndaj, tani pas çeljes së negociatave investitorët nuk do të vijojnë ta shohin Shqipërinë si vend problematik por do të ketë patjetër lehtësira.
A ëshë kjo një sfidë apo arritje?
Është të dyja bashkë. Sot fillon sfida e vërtetë e politikanëve sepse në shkollat profesionale do të duhet të nxjerrin sa shumë dhe sa më tepër profesionistë.
Investimet e huaja kërkojnë edhe fuqi punëtore, ata nuk mund ta importojnë fuqinë punëtore. Shumë prodhime tonat gjithashtu pak nga pak do fillojnë të certifikohen ndryshe në tregun EU.
Çfarë do të sjellin këto ndryshime?
Një gjë është e sigurt që do të ulet informaliteti dhe ne do të operojmë në kuadrin e një vendi sipas rregullave të BE.
Kjo do të bëjë që shqiptarët ose të rikthehen në vendin e tyre ose të pranojnë të qëndrojnë dhe punojnë këtu. Na pret një e ardhme më e mirë.
Vende të tjera të rajonit janë në prag hapjesh të negiciatave, nga aspekti ekonomik ne jemi më të zhvilluar apo disa hapa pas atyre?
Tregu sllav është tepër i strukturuar dhe ka një ecuri goxha të mirë, ose më saktë ashtu ka qënë gjithmonë. Të hapur për të bashkëpunuar me Kosovën, Malin e zi e Krocainë. Kanë mbështetur fuqinë bashkëpunuese mes grupesh. Për fat të keq ne nuk kemi një treg aq të mirë sa do ishte nëse do ishim një treg i përbashket me Kosovën. Vonë tani hoqëm tarifën e rrugës. Nëse do ishim një treg i përbashkët do të luanim edhe politikat e brendshme. Sot që flasim kemi ekonomi të pastrukturuar ende mirë, nuk kemi një treg të mirëfilltë ekonomik. Nëse do të punonim me Kosovën gjërat do të ishin ndryshe, do kishim shkëmbim mallrash apo gjithçka tjetër dhe do të konkuronim edhe Malin e Zi edhe Maqedoninë. Grupet e intereset pengojnë kanale të caktuara zhvillimi për Shqipërinë. Serbia dhe Krocia e kanë shumë më të lehtë të depërtojnë në tregun ndërkombëtar. Ne pse e kemi kaq të vështirë? Uroj që kjo të kuptohet së shpejti. Serbia e ka kaluar me kohë këtë problem ndaj është radha jonë tani ta shohim si sfidë.
Cila ministri sipas jush do të ketë punën më të vështirë?
Ministria e financave do të ketë punën më të vështirë. Me mbi 13 kapituj që duhet parë dhe vlerësuar. Kjo patjetër do të marrë goxha kohë. Do të duhet një burrokraci jashtëzakonisht e mirë e cila do të duhet ta përballojë.
Së dyti, tani shteti çdo gjë duhet ta mendojë në bazë të hapjes së kapitujve të rinj cdo gjë do ndryshojë.
A mendoni që po njësoj si Kroacia me 12 vite përpjeke edhe ne do të bëhemi pjesë e BE?
Besoj se po!
Madje unë mendoj që edhe më shpejt pasi në kohën kur u fut në loje Kroacia kishte të tjera modalitete ndëra tani të tjera.
Efektet do të kemi mundësi ti shohim por fillimisht do të jenë të padukshme. Ndikimi më i madh pritet të jetë edhe në drejtësi.
Bravo.
Jeni ne terezi ju apo ju ka zene vapa? Kroacia eshte ne BE qe prej 10 vjetesh.
Ambulantet shesin ne diell, ndaj rrezikohen me shume nga vapa. Po ta lexosh pyetja thote qe Krocia vuajti 12 vjet! Po Shqiperia sa vite do prese? Dhe autori pergjigjet qe kane ndryshuar rregullat, dhe Shqiperia mund te pershpejtoje hyrjen dhe te prese me pak se sa priti Kroacia. Hajt, hidhe nje kove uje ne koke tani dhe freskohu! Tung,
O bobo! Saliut do t'i kete rene dambllaja.Hapja e negociatave eshte per Salin,covidi 19. I shkreti,eshte per te ardhur keq se vuan edhe nga prostati. Ja dhe nje tjeter prostat, eshte ky dreq lajm sot nga evropa.
Vuan nga prostati ???? Prandaj vesh bebelino Salahu dhe ecen sikur ka thyer balestren e djatht ??? hahahahahahahahahahahah Vranakonti , je shum i lig hahahahahahahahahahah
Nuk dua ta filloj komentin me“je ne terezi“por vapa te paska zene pak. Freskohu pak dhe rilexoje perseri titullin ose artikullin se ndoshta e kupton per se dyti. Pershendetje
Di shqip ti ore gaxhgaun ?? Kupton se cshkruhet ??? Thone : qe Shqiperia do futet me shpejt se Kroacia , nenkuptojne vitet qe ju deshen Kroacise dhe ato ishin 8 .....e kuptove ore dybek dhalle ???
Fol te flasim. Asnje nga vendet qe jane anetaresuar nuk i ka plotesuar kushtet. Anetaresimi eshte vendim politik dhe per kete vendos vetem Gjermania. Te tjeret jane me borxhe nuk kane pushtet. Po te vendos Gjermania Shqiperia anetaresohet per 3-4 vjet.
Gjermania eshte Amerike. Vendos Amerika thuaj
Per 3-4 nuk e besoj por per brezat e tjere shqiptare do te jete dicka e vecante ....eshte shume madheshtore qe u hapen negociatat , per tu bere partner i barabarte duhen vite e vite ka kushte shume te veshtira detyra qe duhet ti kryejm me perpikmeri , koha kur shtetet beheshin anetare me gatime gjermane , sic jane gjitonent tane helene kane ikur per tu mos u kthyer kurre , ka shume pune per tu bere sidomos me borxhin publik.... Gjithsesi nuk eshte e kollaj edhe pse je ne nivel negociatash ....thjesht nuk je vetem ne ciklone ekonomike , do te kesh ndihmen e partnereve gjithmone dhe kjo eshte shume pozitive ....... Nje bravo shume te madhe Kryeministrit tone EdI RAMA , punoi fort ndoshta dhe me pengesa te shumta brenda dhe jashte kufijeve , megjithate ja doli mbane ...nuk duhet te tregohem eksagjerues vec do mbahet mend ne Historine e Re Shqiptere pergjithmone ...emri i tij do shkruhet me germa te arta si nje nder atdhetaret modern te koheve tona ....
Shumë i drejtë arsyetimi, rëndësi ka që nuk do jemi vetëm në zhvillimet e mëtejshme, dhe brezat do ta quajnë veten me plot gojën qytetarë. europianë
Dita e sotme eshte shprese per shqiptaret. Shprese, se ato 35 kapituj do sherbejne si pyka, qe do I ngulen murit te trashe te korrupsionit,paligjshmerise dhe pa ndeshkueshmerise....
Urime Shqipërisë.Urime të gjithë shqiptarëve.Uroj që shteti shqiptarë të ecë sa më shpejtë në plotësimin e kritereve për anëtarësim në BE.Anëtarësimi në BE i ka sjellur vendeve të lindjes perpektiva epokale dhe zhvillim ekonomik,social,kulturor të paimagjinueshëm.Populli shqiptarë është duke iu afruar një perspektive ndriquese.Qeveria dhe politika shqiptare duhet të bëjë gjithqka që është e nevojshme që dita e anëtarësimit në BE të jetë sa më e afërt.Suksese.
Me shpejt se 25 vjet si zor.
U vulos nje qeverisje komuniste edhe per 50 vjet te tjera!! Negociatat duhej te ishin hapur 10 vjet te shkuara, por ky qe na drejton sot i pengoi pasi nuk donte qe meritat t’ i merrte Berisha. Tani ky ka nje argument: negocitat i haaaaaaapiiiiiiiiii (si shprehja e ish dashnores)
Shqiperia me financat krejt te ngjashme me Sri Lanken para Kroacise ne BE? Ca veshtire per tu besuar ky Andoni qe nuk ka ide ne Financa. Te kete Sfide per Ministrine e Financave duhet se pari te kete Financa...por Financat kane vdekur me kohe. Borxhi Publik rekord i 30 viteve si arritja madhore e nje Ministri Financash me zanat mesues anglishtje si Arben Ahmetaj eshte fatkeqesia qe i ka gremisur Financat ne humnere me kohe.
Po kujt i plasi nga politika se nuk po hyjme ne Evrope ?
Dilni nje xhiro neper rrugicat dhe dyqanet e lagjeve,Plehra,qelbesirllek,mallra te skaduara,shumica mall turk qe ne evrope nuk hyn dot,biskota,akullore,cokollata me standarte tmerr.vendi nuk ka nje Dege en,nuk ankohesh dot per asgje.kudo duan para nga Policia tek gjykatesi.nuk flen dot nga zhurmat ,music deri ne mesnate.Paguajme drita po nuk vjen fatura.lista shkon 3 km e gjate,edhe sikur Evropa te doje,ne Shqiperi duhet te ndryshojne njerezit e keqinj.Trimat e lagjeve,sekseret,policet me X5 .vendi po tallet me veten e tij dhe BE tallet me ne.Greqia ka 50 vite ne BE dhe eshte pertoke.ballkani nuk behet evrope kurre
Haha, filloi fluturimi me presh ne bythe. Pritet ulja ne aeroportin e Kuksit.
Imagjinoni Kroacia 12 vjet. Pa problemet e krimit,korrupsionit,drejtësisë e varfërisë dhe ekonomisë se dobët që kemi ne. Për të mos përmendur frikën e evropës nga vende me shumicë muslimane si i yni me këmbët në Evropë dhe kokën në Arabi. Pa 25 vjet nuk do antarsohemi dhe deri atëherë të shpresojmë të jetë ende BE-ja. Nuk jam pesimist i sëmurë por realist pasi 30 vjet kemi dëshëruar dhe thënë që e "duam Shqipërnë si Evropa" por vetëm sot u hapën negociatat. Politika jonë nuk e do realisht antarsimin për arsye që dihen dhe do bëjnë çmos ta zvarritin proçesin. Gjithçka do jetë ndryshe nëse populli del rrugëve dhe e largon me shkelma ktë kastë hajdutësh me kollare.
Presion dhe pasiguri në antarsim do ketë me vite të tëra në vazhdim, por ajo që është pozitive për tu theksuar se asnjë shtet i BE-së nuk do ndërhyj më në opinionin e tijë me vëndin tonë, sot rruga e nisur shihet vetëm nga shteti që ka Presidencën e këshillit të BE-së dhe Commission i BE-së. Mendoj që do jenë të drejt në analizën e tyre formale.
O Andoni..a e njeh administraten e kalbur Shqiptare nga brenda? A e di we nuk pothuajse fare Kapazitäten per te negociuar? A e di qe mosha mesatare ne adm eshte 3 vjet?..... fatkeqsisht nuk dini asgje....jemi shume te dobet ...fluturoni si ai analisti ne 92 qe tha per 4 vjet hyjme ne BE...