Pse u shty Kongresi i Partisë Socialiste? Deputeti i PS zbulon arsyet

1 Nëntor 2023, 14:50Politika TEMA

Pse u shty Kongresi i Partisë Socialiste? Deputeti i PS zbulon arsyet

Deputeti Ilir Metaj tha se arsyeja se përse u shty Kongresi i Partisë Socialiste është që të kenë mundësi të energjizojnë sa më shumë vendimet e marra në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Ai tha se duke qenë se janë në prag të miratimit të projekt-buxhetit të ri, vendosën që kongresi të shtyhet pas këtij miratimi.

“Kongresi u ngrit për të miratuar vendimet që morëm në asamblenë e Partisë Socialiste sa i takon sekretariatit të ri mbi të gjitha.

Duke qenë se jemi në prag të miratimit të projekt-buxhetit, pse mos ta shtyjmë një muaj në mënyrë që të energjizojmë sa më shumë vendimet që do merren në kongres dhe t’i ndërthurim këto me miratimin e projekt-buxhetit që siç është parashikuar do të bëhet në 7 nëntor. Kështu që e gjitha bëhet për të energjizuar sa më shumë”,-tha deputeti në Euronews Albania. 

3 Komente

  1. R
    Resul Gallata

    Besoj do ket qen mendimi jot ky?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poseidon

      ME PAS DO BEHEN ZGJEDHJE TE PARAKOHESHME....

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poseidon

        ME PAS DO BEHEN ZGJEDHJE TE PARAKOHESHME....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje