Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko i ftuar në studion e “Kontrast” me gazetarin Denis Minga në Report Tv komentoi deklaratat e kryedemokratit Lulzim Basha gjatë konferencës për shtyp që ky i fundit pati ditën e sotme. Bejko tha se me këtë konferencë Basha hapi siparin e një gjuhe të re politike.
“Ne duhet të futemi në normalitet, parlamenti duhet të kryejë reforma që janë jetike për demokracinë shqiptare sot. Sot Basha me konferencën e tij çeli siparin e një gjuhe të re politike dhe këtu është vija ndarëse e tranzicionit konfliktual dhe asaj që Shqipëria ka nevojë për gjeneratën e ardhshme”- tha Bejko.
I pyetur nga Minga nëse deklaratat e Bashës do të kenë efekt tek deputetët që i janë bashkuar Rithemelimit, Bejko tha se një gjë e tillë do të ndodhë më vonë por theksoi se kryedemokrati duhet të vijojë me konferencat për shtyp.
“Aty do ketë më vonë efekt. Më shpejt do ketë efekt tek 35-40% e elektoratit shqiptar përgjithësisht të djathtë, të cilët janë lodhur me lojën konfliktuale dhe duan një model të ri. Konferenca e sotme të shtypit realizoi objektivin e parë, për mua ishte 10 me yll por duhet ta vazhdojë këtë gjë sepse po ta lërë e humbet. Ka qenë audiencë maksimale dhe ne këtë kërkonim që kryetari i PD të marrë vëmendjen që i takon”- u shpreh Bejko.
Ndërsa për analistin Lorenc Vangjelin, një dalje e tillë e Bashës, ‘nuk ngjit’ para qytetarëve. Mes të tjerash shtoi se srsyeja përse Rama mendon të fitojë mandatin e katërt është fakti që brenda opozitës bëhet gara se kush është shumicë.
“Nuk ngjit, mësa ngjit macja në xham aq ngjit edhe diskursi shumë i gjatë i Bashës. Nëse një prononcim i tillë do ishte i transkriptuar në të shkruar pa e ditur se kush e thoshte, do ishte një politikan modern që ka një mendim normal. Por nuk ngjit, duket sikur kishte desantuar papritur në selinë e PD. Basha këtë e konsideron politikë. Politika ka një piedestal moral, diku i lartë diku i shkatërruar dhe ky piedestal moral mungon. Përgjigjet e dhëna nga Basha, nuk ngjisin ose ngjisin në të njëjtin raport që vendos macja me xhamin kur tenton të kacavirret”- argumentoi Vangjeli.
Në përfundim të diskutimit, Bejko u shpreh se dera e Partisë Demokratike është e hapur për të gjithë ata demokratë të cilët në një moment të caktuar kanë bërë një gabim emocional logjik.
Hahaha,10*,thote gazetari xhuxh-nderkohe ishte ibret.
O Bejko, mire qe sot "Basha hapi siparin e një gjuhe të re politike", por, po gjuhen qe foli si Minister i Brendshem, epror i drejtperdrejt i Gardes se Republikes, kur me 21 Janar 2011 vrau 4 demonstrues te pafajshem? Cila gjuhe e botes e permban kete?
Ja dhe ku ish doganieri dhe lazaratasi Bejko,ka zbarkuar ne Tirane dhe me ndihmen e te korruptuarit dhe deshtakut te perjetshem lulka,lulken kerkon llokmen e madhe.
Ik or idiot, nuk behet lider dikush qe jep doreheqje duke hipotekuar te Alibeaj postin e kryetarit…burre I pacipe…
“Sot z.Basha me konferencën e tij çeli siparin….” Z.Bejko! Me vjen keq qe te ka rene nje “barre e rende”: te na besh te besojme me te pabesueshmen!!! Lulit i erdhi goja… Me mire ju me analizat dhe idete e tua dhe ngjani me i vertete, se sa gjuha e varfer dhe kallp e Lulit. Megjithate mbare per te gjithe ju! Ku i dihet! Tjeterkush pjek geshtenjat,tjeterkush i ha ato.
Bejko ka vleresim te sakte. Basha e ka thene troç se ka qene nen trysnine e Berishes. Vangjeli gabon. Sonte Basha ishte korrekt, i hapur dhe ajo qe e favorizon dhe e ben faqebardhe ndaj shqiptareve eshte rruga qe ka PD-ja qe drejton ne maredhenie te mira me SHA, BE dhe GB. ky duhet inkurajuar. Në PD e Bashes ka njerez te zgjuar dhe me vkera siç eshte Bejko, znj Karabina, Alibeaj, Kulluri, dhe te tjere. Jane grup solid qe nuk jane perlyer ne çorben e Ruthemelimit, kane treguar intwgritet. Keta do fitojne.
Dakort me ty. Ne pergjithesi ky eshte grip i paperlyer, por jo Basha i cili eshte i perlyer deri ne gryke me krimet e vampirit non grata. Duhen ndare gjerat, per te qene te besueshem, ndryshe agonia e partise do zgjas shume.
Ky Bejko eshte nje trap me keq se Lul palluqi.
Do me pelqyente te kishe te drejte por fatkeqesisht ne s’lindem dje dhe e dime se te gjitha bemat kriminale, non grata i ber me doren e Bashes. Ndoshta ky eshte shkaku qe ju akoma ngurroni te flisni per krimet e vampirit, gje qe ju ben te pabesueshem
Po sali MALOKU çfarë është ? Është maskara e kriminel,një shpirt qen.
Ka filluar te cfaqet neper studia nje manikin dylli pas riparimit qe i eshte bere. Studiot televizive kane nje kusht qe eshte nj rast per rekord ne Librin Guinness, temperaturat ne studio duhet te jene ne minus grade celsius qe ky manikin mos te shkrije.