Lulzim Basha pranoi se disa nga lëvizjet që ka bërë PD në të kaluarën për t ‘ju imponuar qeverisë, nuk kanë patur sukses, sepse nuk kanë patur përkrahje ndërkombëtare. Sipas tij, tymueset në parlament ndihmojnë vetëm Edi Ramën, ndërsa opozita ka humbur komisionet parlamentare.
“Të gjitha lëvizjet që PD ka bërë në të kaluarën kanë synuar ti imponohen qeverisë dhe një pjesë nuk kanë patur suksese, sepse disa lëvizje nuk kanë patur përkrahje ndërkombëtare. Dihet që në historinë e PD, aksione të fuqishme dhe me mbështetje popullore nuk ia kanë dalë të arrijnë objektivat e tyre. PD e ka mësuar, do të ishte mirë ta mësonin dhe ata që nuk e kanë mësuar këtë pjesë të historisë. Tymueset jo vetëm që nuk japin rezultat po ndihmojnë Edi Ramën. Rama shin e grin tash e dy muaj.
Kemi humbur një nga forumet kryesore ku janë komisionet parlamentare dhe seancat plenare. Ashpërsimi i i aksionit opozitar nuk do të thotë t’i presësh fytin zërit të opozitës dhe të lejosh kundërshtarin politik të kalojë akte të mëdha si buxheti i shtetit brenda 4 minutash ku në traditë diskutimi merr dy ditë. I vetmi debat është bërë nga kjo seli, por për fatin e Ramës, kush e kishte mendjen te deklarata se ishte tymi që ka dëmtuar opozitën, PD dhe imazhin e demokratëve dhe interesin publik”, tha Basha.
I pyetur për bashkimin e fraksioneve të PD-së, ai tha se ky bashkim nuk duhet të jetë mekanik, por bashkim interesash politike dhe kauzash.
“Bashkimi në politikë nuk është mekanik, historia e politikës 5-mijëvjeçare tregon se bashkimet mekanike janë pseudobashkime dhe dështojnë bashkimet politike janë interesa politike janë kauzat e PD, zgjedhjet e lira, lufta kundër korrupsionit dhe aleanca strategjike me perëndimin dhe për këtë nuk ka nevojë t’i hedhim hi syve njerëzve. Kjo është një alibi për të fshehur krizën e rëndë ku futën veten. Por PD e ka bashkimin e opozitës dhe energjive opozitare prioritet absolut”, u shpreh ai.
"Bashkim" thote ky carac....cfare do te beni me "bashkimin" more derdimen....kujtoni se do vini ne pushtet me ate "bashkim".....hahahahaha....ju jeni po ato qe keni humbur 5 pale zgjedhje.....dhe nuk e kuptoni se ka ardhur koha te ....qeroheni....nga politika o kallare....me cfare llogjike fuksiononi o kokrrat e hajvonve....hapni krahun o b...q....se na jeni bajat.....
Tamam Basha, te baskohemi per kauza duke filluar nga e jotja per dy kate ne xhdo gradacele te Tiranes. Do duhen 50 vite qe kushdo ne PD te arrije ate qe ke arritur ti more hajdut ordiner.
Ky eshte njeri me i neveritshem se baba i tij politik Saliu. Nqs shikoni organizmin e kesaj particke qe i ka mbet eshte njesoj me ate te Saliut. Nuk ia vlen, mos na e nxirrni me fytytren e tij te balcamosur dhe floket e tij te lyera dhe me xhel.
Per mua duke lexuar se cthote Basha, me vajti mendja te dashnorja e tij e rinise qe e quajti Bashen “kal i ngordhur”. Mendova se ajo e ka teperuar per te fshehur vitalitetin e tij si gomar hamshor.