“Mirënjohja më ka mbajtur peng të Berishës”, Lulzim Basha tregon pse zgjodhi të ndahet prej tij

11 Janar 2024, 18:03Politika TEMA
“Mirënjohja më ka mbajtur peng të Berishës”,

Mirënjohja është e vetmja që e ka mbajtur peng Lulzim Bashën ndaj Sali Berishës. Në konferencën me gazetarët kreu i PD-së zyrtare tha se zgjedhja e Berishës ka qenë e gabuar për familjen e tij dhe demokratët. 

Ndërsa shigjetoi mbështetësit e kreut të rithemelimit, të cilët sipas Bashës, janë rreshtuar krah Berishës për interesin personal dhe jo për të.

“Berisha ka zgjedhur rrugën e tij dhe ka patur arsyet e tij të bëjë këtë zgjedhje. Zgjedhja ka qenë e gabuar për të familjen e tij dhe demokratët. Por fajin më të madh nuk ia vë atij, natyrisht ka përgjegjësi, por fajin më të madh e kanë ata që bënë sikur u digjte barku për të.

Janë njerëzit që e kanë anatemuar dhe s’kanë lënë gjë gjë pa i thënë. Kanë shkuar atje jo për Berishën, por për veten e tyre ishin të 8 dhe donin të ishin të tretët, kanë shkuar për egoizëm dhe pasojat i paguajnë sot demokratët. Ka marrë kosto personale”, tha ai.

Basha theksoi në që nga 2013 është kujdesur për të ruajtur imazhin dhe trashëgiminë politike Berishës, por zgjodhi të “shpëtojë shtëpinë e demokratëve”.

Sa kam punuar me Berishën unë, s’kanë punuar këta. Sa jam kujdesur unë 10 vite nga 2013 për të ruajtur imazhin e trashëgiminë politike Berishës në 8 vite kur këta e përqeshnin, por duhet të zgjidhja mes mirënjohjes, që e ka qenë e vetmja që kam qenë peng, dhe nevojës për të ecur përpara dhe nevojës për shpëtuar shtëpinë e demokratëve. Dhe kemi paguar një çmim të jashtëzakonshëm”, tha Basha.

Sipas tij po të mendonte për vete, “sot nuk do të kishte PD zyrtare properëndimore, por do të ishte e tretur si Rithemelimi”.

“Po të mendoja për veten time sot nuk do të kishte Parti Demokratike zyrtare properëndimore, por do të ishte e gjitha e tretur e pashpresë, sikurse rithemelimi. Kujtdo që bën llogaritje personale i kujtoj fatin e këtyre dhe janë shndërruar në sindromën e bixhozçiut dhe nuk ofron asnjë zgjidhje”, u shpreh kreu i PD.

7 Komente

  1. B
    Baca-Bajram

    Doli dhe parimori, Lulushka dhe pon'a flet per pendimin... Po perpiqet te laj m#tin me sh#rre... O Lulushke, O Bukuroshja e Fjetur, sa do qe te shtiresh si i ndershem, i drejt dhe i pa korruptuar, t'i harron gjithe ato bemat e tua, per te cilat duhet te japesh llogari para drejtesise duke filluar nga tradhetia ndaj kombit ne sherbim te Serbve me hetimet per "Shtepine e Verdhe", apo shitjen e kufirit detar Grekeve, qindra miliona Eurot e vjedhura nga punimet per RR e Kombit apo ne Baskin e Tiranes dhe nder te tjera per vrasjen e kater protestuesve te pafajshem mu ne mes te dites ne bulevard. Prandaj o SKUTH, mos n'a fye duke n'a u hequr si shenjtor, se populli te njeh shume mire, ti ishe byteh e breke me Sa-Halen dhe akome ke ne hund m#tin e Sa-Hales per gjate gjithe kohes qe i lepije menderen... T'i sje gje tjter, vec se nje vemje e peshtire, nje skuth i shtirur...

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koli

      Ti je e do vazhdosh te njihesh si Luli-Partia.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bumbum..bum

        Ti je thjesht pa ahtyll kurrizore. Vemje. Midis krimbit dhe fluturës. As mish as peshk.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Deripanska

          Shko fli tani se fole sa per gjithe vitin

          Përgjigjjuni
          1. p
            pilo Lala

            Eshte e shtata here qe ky burri , Lul Basha me beri te ndryshoj mendje. I besoj me jeten time ketij burri te madh te Kombit, qe ne nuk ja ditem vlerat. Te kerkoj ndjese qe te kam quajtur budalla.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aron

              Ky eshte njeri me i neveritshem se baba i tij politik Saliu. Nqs shikoni organizmin e kesaj particke qe i ka mbet eshte njesoj me ate te Saliut. Nuk ia vlen, mos na e nxirrni me fytytren e tij te balcamosur dhe floket e tij te lyera dhe me xhel.

              Përgjigjjuni
              1. E
                EmniMbiemni

                Or Lyl, a ka ndonje njeri qe te beson ty??? Sa me serioz perpiqesh te dukesh, aq me qesharak behesh. Gjitheçka tek ty eshte fallco, une te mbaj turpin qe guxon dhe del ne publik apo para kamerave…

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje