
Arrestimi i Fredi Belerit nuk po kalon lehtë, pasi Athina ka reaguar në nivel diplomatik, duke kërkuar që për këtë zhvillim të përgjigjet Ministria e Jashtme. Kjo, si nga ambasadorja greke në Tiranë Kostandina Kamitsi e si nga kryediplomati helen Nikos Dendias.
Por në një përgjigje “me spond” nga ana e Ramës për Athinën zyrtare, me shumë diplomaci thuhet se kjo është çështje dhe sfidë e drejtësisë, asaj që ka kryer arrestimin, nën akuzën e blerjes së votave.
“Ndalimi i kandidatit të opozitës për Himarën F.Beleri me urdhër të prokurorisë përbën një sprovë të madhe për drejtësinë në vigjilje të zgjedhjeve, që do të thotë se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar!
Beteja jonë me atë kandidat nuk ka asnjë lidhje me hetimet apo përfundimet e prokurorisë, prandaj duke respektuar pavarësinë e plotë të organeve të drejtësisë, i bëj thirrje të gjithëve të mos nxitohen me konkluzione politike po të presin me durim fjalën dhe provat drejtësisë”, shkruan Rama.
Çështja komplikohet nga fakti se Fredi Beleri ka qenë më u sulmuari nga Rama në gjysmën e dytë të fushatës e deri tani në fund, ku emri i tij është lakuar nga kryeministri dhe në tubimet jashtë Vlorës apo Himarës.
Fredi Beleri, një kandidat me njolla të rënda nacionaliste si filogrek, duke shpallur se do helenizojë Himarën, është i përzgjedhuri i dyshes Berisha-Metaj për në zonën e nxehtë të Bregut, aty ku heraherës ndizet ndonjë vatër e fërkimeve shqiptaro-greke.
Rama, në sulmet e tij ndaj Belerit është përpjekur ta ndajë atë si individ nga Greqia si vend mik, fqinj, e vëlla madje, sipas disa deklarimeve të tij, por duket se Athina nuk dëshiron ta bëjë këtë ndarje. Ajo po e trajton Belerin si “njeriun e saj”. /tesheshi.com/
PO NE GOP TE SEMES TE VEJE DHE GREQIA,SE AJO NUK KA QENE MIKE E SHQIPERISE.PO NUK E VUNE KOT KETA ''PATRIOTET E MEDHENJ SALI LIKE.VETEM PER TE KRIJUAR TRAZIRA ME CGREQINE.ATA E DININ SE NUK FOTONIN PRANDAJ FILLUAN TE BLEJNE VOTA
Kujt po i "rruhet" se cfare llapin....kurdo-libanezet e Athines....Belerit do ti shqien bithen e zeze anadollake qe ta mbaj mend mire.....dhe ti "lagen" breket kur te kujtoj....albanet......
Mbas furise se fjaleve rrugacerrore te rames, ku nje pjese e tyre kishin te benin me anen fizike te kandidatit per kryetar bashkie te Himares, u versul spaku,qe sic e ka deshmuar deri me sot, funksionon ne menyre anesore, duke anashkaluar,per te trajtuar ato objektiva,per te cilat eshte krijuar. Dhe kete spaku e ben, per ti bere qefin rames dhe te kompesoje punen e pa kryer nga ai, si dhe te kenaqe formimin e vet turkoshak duke i bere karshillek vendit Helen,shoqeruar nga hosanaja e nje pjese te miletit taliban.
Ku e rru Rama pëer këta, Perëndimi i ka dhon çelsat e ballkanit të boj çfarë të doj përfshi dhe këta egjyptionët
Uroj qe te mos jete nje Inskenim i Zbulimit Greke qe eshte shtruar kembekryq ne Shqiperi.. 1-Personat qe thuhet se ju afruan Para per te Votuar per Fredi Bejlerin DUHET TE ISHIN Arrestuar ne Flagrance... 2-Po vete Fredi Bejleri...a eshte degjuar me ze dhe Figure qe i PREMTON Dikujte Para per Voten??Ky eshte edhe celesi i Hetimit qe Rendon Bejlerin.. @@TE GJITHE e dime se Fredi Bejleri eshte nje Sharlatan i Politikes Greke ne Shqiperi.... Ne se nuk ka FAKTE TE MJAFTUESHME por vetem Fjale..ATHERE Rendohet Shteti Shqipetare, edhe vete Kryeministri....dhe na Behet F.Bejleri "Hero" i kalendave Greke ne Shqiperi...