Qeveria liron nga detyra zv/ministren e Financave Adela Xhemali, ja kush e zëvendëson

12 Mars 2025, 16:20Politika TEMA
Qeveria liron nga detyra zv/ministren e Financave Adela Xhemali, ja kush e

Qeveria ka miratuar ndryshime në Ministrinë e Financave, duke emëruar Erjona Bejlerin në postin e zëvendësministres.

Në të njëjtën kohë, Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra zëvendësministren Adela Xhemali.

Dy vendimet emërim-lirim të Qeverisë:

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Erjona Bejleri emërohet zëvendësministër i Financave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Adela Xhemali, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Lini një Përgjigje