Seanca në Apelin e GJKKO, Veliaj: Saliu e akuzoi SPAK si organizatë kriminale, pse nuk u konsideruan prova të reja

12 Mars 2025, 14:33Politika TEMA
Seanca në Apelin e GJKKO, Veliaj: Saliu e akuzoi SPAK si organizatë

Zbardhen detaje nga seanca në Apelin e GJKKO ku zhvillohet seanca për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili kërkon lirimin nga qelia.

Në nisje të seancës, avokati i Veliajt, Artur Selmani, ka paraqitur qëndrimin e tij mbi provat e reja që ka paraqitur SPAK, arsye për të cilën u shty edhe seanca maratonë e një dite më parë. Të pranishëm në seancë janë edhe dy prokurorët e Posaçëm, Ols Dado dhe Altin Dumani.

Ndërkohë, Shqiptarja.com ka zbardhur edhe një pjesë të fjalës së Veliajt, i cili sipas burimeve, bëhet me dije se ka kërkuar që seanca të bëhet e hapur për mediat, duke thënë se kërkon që të deklaroj mbi përgjimet që janë kryer ndaj tij brenda në qeli.

Veliaj ka kundërshtuar pretendimet e prokurorëve, ndërsa burimet thonë se ka deklaruar para trupës gjykuese se nuk ka asnjë sekret në bisedat e telefonike me familjarët e mi nga kabina burgut.

Veliaj thotë se është mbajtur për një muaj në izolim që të gjendet provat e reja, ndërsa sjell në vëmendje edhe deklaratat e Sali Berishës i cili ka kërcënuar hapur SPAK e prokurorët, duke i quajtur organizatë kriminale.

“Por çfarë i ndodhi Saliut?”, ka pyetur Veliaj në sallë, duke thënë se sulmet e Berishës nuk u konsideruan prova të reja.

“Keni sjell “prova të reja”, kërkoj të sillni kamerat dhe kjo seancë të jetë e hapur për median. Silllni mediat që t’i deklaroj publikisht edhe para tyre përgjimet e kryera ndaj meje. Nuk kam asnjë sekret në bisedat e telefonike me familjarët e mi nga kabina burgut.

Më izoluat 1 muaj në burg që të gjenit “prova të reja. Saliu e ofendoi SPAK dhe e akuzoi si organizatë kriminale, çfarë e gjeti? Pse nuk u konsideruan prova të reja sulmet e Berishës ndaj SPAK?”, ka thënë Veliaj.

Seanca një ditë më parë u shty pasi mbrojtja e Veliajt kërkoi kohë të njihej me provat e reja që dorëzuan dy prokurorët e posaçëm Ols Dado dhe Altin Dumani.

Dy avokatët Ermir Beta dhe Artur Selmani kanë kërkuar masë më të butë sigurie për Veliajn kundrejt garancisë pasurore, me argumentin se nuk ka rrezik që të prishë provat. Ndërkohë, edhe sot Veliaj do të jetë i pranishëm në seancë, ku pritet edhe të flasë para gjyqtarit Engert Pëllumbi. Do jetë ky i fundit që do të vendosë nëse Veliaj do të lirohet ose jo nga qelia, ndërsa njihet edhe si gjyqtari që dënoi ish-ministrin socialist Saimir Tahiri.

Pranë Apelit të GJKO ishte edhe Joshua Roberts, përfaqësues i studios ligjore amerikane "Kasowitz Benson Torres LLP", e cila po këshillon kryebashkiakun Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj mbahet në qeli që prej 10 shkurtit dhe akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie.

 

7 Komente

  1. S
    Sufllaqe

    Fajin e ka Saliu dmth, formula 12 vjeçare. Po Bela me lartmadhnine qe te kthyen kurrizin a kane faj? Behu burrë se ngele bure.

    Përgjigjjuni
    1. .
      ..

      sufllaqja e Zenit vu komentet per 100 lek te vjetra, o skllav i Saliu, mut je e mut do ngelesh!

      Përgjigjjuni
    2. A
      AS

      Po krahasohesh me Saliun? Duke marre Saliun si etalon mates, nuk te nxjerr nga burgu. Nje veprim jo i drejte ndaj Saliut, mund te tregoje qe systemi i drejtesise nuk eshte perfekt, por nuk te ben ty automatikisht te pafajshem. Une mendova se ti, Veliaj, je ne nje shkalle me lart nga politikanet e tjere. Ne gjyq duhet te ballafaqohesh me akuzat duke paraqitur faktet dhe duke i renditur ato fakte qe jane ne kundershtim me ligjin. Fakte te pakundershtueshem, ekspertise e larte ligjore, dhe sjellje shembellore jane celsi. Mendoj qe ke dy te parat, por nuk ke te fundit.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Berti

        Njeriu me i rrezikshem e skuthi me i madh qe po e degjeneron Spakun eshte Altin Dumani. Ai ben si trim me socialistet qe sillen bute e me kulture me te dhe eshte dorezuar totalisht si pule e lagur ndaj kercenimeve te Sali Berishes. Te ka quajtur kryetare te organizates kriminale o zoteri !!!!! Perse nuk e arrestuat per kete akuze ? Apo e pranoni kokulur ? Ke qe ne vitin 2011 qe rrotullon neper duar dosjen e 21 janarit si prokuror dhe nuk e therret akoma Berishen qofte per ta marre ne pyetje. E ka pranuar vete vrasjen o zoteri ! Po te vine prap protestuesit do vrisja jo 4 por 400, biles do te jem vete me snaiper nga dritarja ne mes 4 snaipereve te tjere e vec po nuk e shpoi plumbi - tha per kryetarin e opozites. Ka fakte qe prishi provat ne vendin e ngjarjes !

        Përgjigjjuni
        1. K
          Km

          Tamam,sufllaqe je.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Toni M.

            Lajmi eshte qe Veliaj len paraburgimin e durresit... drejte tiranes .

            Përgjigjjuni
            1. m
              mero papagalli i lal hajdutit

              hajdut ke mxjerre gjithe bashkine te shajne prokurotet e gjyqtaret e SPAK-ut. ke leshuar gjithe ,ediat qe paguan ne sulm kunder insitucioneve shteterore. saliu 80 e ca vite prape fajin ai qe ska asgje ne dore se 12 vite jeni ju ne pushtet

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje