Këshilli i Bashkisë së Tepelenës është mbledhur këtë të mërkurë, ku ka miratuar unanimisht dorëheqjen e kryebashkiakut Tërmet Peçi, i cili do të jetë pjesë e listës për deputet në Qarkun Gjirokastër në zgjedhjet e 11 Majit.
Pas miratimit të dorëheqjes së Peçit, këshilli ka komanduar e zv.kryetaren Julinda Karteri si kryetare e komanduar e Bashkisë së Tepelenës.
Karteri do të drejtojë institucionin deri në përfundimin e mandatit, ndërsa në fjalën e saj para këshillit u angazhua për vijimësinë normale të punës së administratës dhe përmbushjen e projekteve në shërbim të qytetarëve.
Peçi ishte kryebashkiaku i dytë socialist që dha dorëheqjen një ditë më parë pas Agron Malajt të Matit, i cili flitet se do të kandidojë gjithashtu për deputet për zgjedhjet e 11 Majit.
kryetarja?! a nuk eshte kryetari!
bo bo bo paskan vu Oskeolen n/kryetare. duket nga mbiemri karderi, do ti mbaj ne ajer tenderat
Oskeola, prijësi i Seminollëve?
Bo cfare njerzish.
Termeti na tepelena o te behet deputet se e kaqejf i modhi, hajde karlleqe hajde, heq njerezit e ve kafshet ky kafshae gjate. Pervete as mendon me leviz edveri po shkon 50 vjet!