Tjetër largim nga PL, jep dorëheqjen kryetarja e Lëvizjes së Gruas: Do të kërkoj mundësi të tjera, atje ku meritokracia është parim

12 Mars 2025, 13:50Politika TEMA
Tjetër largim nga PL, jep dorëheqjen kryetarja e Lëvizjes së

Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim në Partinë e Lirisë, Esmeralda Demiraj, ka dhënë dorëheqjen nga çdo funksion në PL.

Përmes një postimi ajo sqaron edhe arsyet që e çuan në marrjen e këtij vendimi.

Demiraj thekson se angazhimi i saj në këtë forcë politike ka patur për qëllim të jetë zëri i qytetarëve. Por në kushtet kur kjo nuk të lejohet, thekson ajo, atëherë largimi është zgjedhja më e drejtë.

Reagimi i plotë: 

Të nderuar miq, mbështetës dhe simpatizantë që më keni shoqëruar në shumë beteja e sfida elektorale që prej anëtarësimit tim dhe angazhimit të hershëm në ish-LSI dhe Partinë e Lirisë sot,

Ndjej detyrimin moral të ndaj sot me ju vendimmarrjen time për dorëheqjen nga kjo parti, duke hequr dorë nga çdo funksion që kam mbajtur deri më sot, si:

1. Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim në Partinë e Lirisë për Shqipërinë,

2. Anëtare e Kryesisë së Partisë së Lirisë dhe e Kryesisë Ekzekutive,

3. Anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar,

4. Nënkryetare e Komisionit të Organizimit të Tiranës,

5. E deleguar politike në Njësinë Administrative Nr. 4, Tiranë, për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Gjatë 14 viteve të mia në parti, kam pasur privilegjin të kontribuoj në disa pozita kyçe dhe në fushata të ndryshme elektorale për zgjedhjet parlamentare (kandidate në vitin 2021) dhe zgjedhjet lokale (kandidate në vitin 2023). Angazhimi im ka pasur një qëllim të vetëm: të jem zëri i atyre që besuan tek unë, të përfaqësoj shqetësimet, shpresat dhe nevojat e qytetarëve me përkushtim dhe ndershmëri.

Si profesioniste e ligjit, kam mundur të jem një zë i fortë, veçanërisht për të drejtat e grave dhe vajzave, duke mbrojtur mundësitë dhe kushtet që duhet t’u ofrojmë atyre për t’u dhënë vendin dhe mbrojtjen që u takon në familje, shoqëri e kudo.

Besova fort se politika është një mjet për të sjellë ndryshim dhe për të mbrojtur interesat reale të qytetarëve. Megjithatë, kur kushtet nuk të lejojnë të bësh atë që ke premtuar, kur ndjen se nuk mund t’u shërbesh më njerëzve siç duhet, atëherë largimi bëhet zgjedhja më e drejtë dhe më e ndershme.

Ndjej se puna dhe kontributi në parti i secilit prej nesh duhet njohur dhe vlerësuar në mënyrën e duhur. Pasi kam pasur mundësi të reflektoj dhe analizoj, kam marrë vendimin se është koha për të ndaluar dhe për të kërkuar mundësi të tjera që më ofrojnë një mjedis ku vlerësimi dhe respekti janë të ndërsjella, dhe ku meritokracia është parimi udhëheqës.

Duke ju falenderuar nga zemra, me përulësi dhe mirënjohje të thellë, ju garantoj se misioni ynë i përbashkët nuk ka mbaruar. Unë kurrë nuk do të resht së besuari në vlerat dhe parimet që duhet të jenë pjesë e pandashme e politikës në vendin tonë. Kurrë nuk do të resht së besuari se e ardhmja i përket guximtarëve dhe vetëm shqiptarëve

E juaja,

Esmeralda Demiraj

8 Komente

  1. c
    ce

    Bere mire qe ike me kohe po je shume vone. Leshelija ka 5 vjet qe ka vdekur dhe nuk mund ta ngreje me nga varri as Mond bektagjiu nga tyrbja e kulmakut.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Deri dje kjo zocka militoi aty ku kurveria ishte parim. Sot u kujtua te shkoje aty ku eshte meritokracia. Larg ga PS, se boll u qelb nga plehrat e LSI

      Përgjigjjuni
    2. A
      Agush Kopani

      Hahahaaaaa filluan minjte te braktisin anijen qe po zhytet perfundimisht per te mos u ngritur me. Po cfare angazhimi kishte ti per popullin moj hajdute, funksionare e nje partije hajdute SHPK, me dy prijesit legjendaro-fshataro-kusare si Like Floriri, qe te thyen ne mes bashke me Mona bundren-mesimoren e shallvareve?!?!??!!! Apo tani qe nuk te bene kandidate per te vjedhur po iken. YYYYYYTTTttttttt PLEHRA!!!

      Përgjigjjuni
      1. D
        DmJ

        Mos e shaj o Agush se do vije te PS -ja jote.Ha gjize Agush ha

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mona

        hajde lajm i rendesishem hajde!

        Përgjigjjuni
        1. p
          punë pordhe kjo punë

          1000% e sigurtë se të pret një vend i sigurtë drejtorie në një institucion . Ironi e bukur ,apo jo? Meqë nuk ka socialistë që mund ta bëjnë atë punë,vijnë minjtë nga anije të tjera që po mbyten ...

          Përgjigjjuni
          1. s
            shoku Like

            ooo hahahahaaa kantare deficente me kete foton

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vigjilenca

              Ja dhe kjo zonja që qorrovitet, nga njëra parti tek tjetra, me vite duke ju lëpirë kryetarëve, votojini këto njërëz që të keni të sigurt përçmimin dhe degradimin kombëtar! Këto vemje kështu e kalojnë jetën si zvarritës profesionistë, se ky është zanati i preferuar, ushqim i shpirtit të zbrazur të tyre.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje