Sot në mesnatë është afati i fundit i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputet në KQZ për zgjedhjet e 11 majit.
Por, partitë duke se partitë e kanë lënë dorëzimin e listave në moment të fundit. Për analistin Namir Lapardhaja, dorëzimi i listave në momentin e fundit nuk do ketë ndonjë risi. Ai tha se në lista të sigurta do të jenë besnikët e kryetarëve të partive.
"Dy partitë e mëdha kishin premtuar që nuk do t’i linin në momentin e fundit listat tregon se s’do kemi ndonjë risi, por do të përsërisim atë që kemi që në listat e sigurta do të vendosen njerëzit besnik të kryetareve. Nuk priten surpriza dhe risi", tha ai.
Ai tha se kryeministri Rama është i detyruar të bëjë rifreskim të partisë për shkak edhe të viteve që ka në pushtet. Ndërsa, Berisha sipas tij, do të vendos në lista të sigurta njerëzit e tij besnik.
"Rama në fakt është i detyruar që të bëjë një rifreskim të partisë për shkak të shumë viteve në pushtet dhe do të evidentojë figura të panjohura në politik.
Berisha do që të mbledh rreth vetës atë grupin e tij besnik për shkak të rezultatit që dihet që do marrin në 11 maj. Të dyja burojnë nga e njëjta filozofi, pasi kryetari është ai që vendos", tha ai.
Teksa u ndal edhe tek koalicioni i Berishës aleanca ‘Shqipëria Madhështore’ ai u shpreh se Berisha ka bërë koalicion me parti pa peshë.
"Berisha ka bërë një lloj marrëveshje për shkak të imazhit të ndonjë individi, të tjerët janë politikan pa peshë. Por Berishës i intereson që në zgjedhje partia e tij të marrë më shumë vota. Berisha s’ka ca rifreskon sepse po të ishte për rifreskim do të kishte rifreskuar vetën e tij", tha ai.
E vetmja kureshtje qe mbetet per te shuar eshte: Argita, Zeni apo kollovari do futet ne lista. Apo te tre, dhe bashke me Saliun e Lirine behen pese
Berishës nuk i besohet në asnjë moment. Berisha kur thotë do të qeverisim me duar të pastra e ke të sigurt grabitjen galopante me të gjitha mënyrat dhe tani që na premton Shqipërinë madhështore e kemi të sigurtë rënien në një humnerë madhështore. Këtu bëhet fjalë për sherret me fqinjët si Greqinë dhe denigrimin e Shqipërisë nëpër botë. Armik i betuar i Shqipërisë dhe i Kosovës. (Rambuje, Deti me Greqinë).