Kodi i ri Penal duhet të mbyllë boshllëqet ligjore që sot paralizojnë vendimmarrjen publike dhe vendosin qeverisjen demokratike nën frikën penale
Nga Plarent Ndreca
Në Shqipëri, nuk është vetëm paaftësia apo korrupsioni ai që pengon administratën të funksionojë cilësisht dhe me efiçencë. Sot është mbizotëruese frika. Frika se një firmë, edhe kur është e ligjshme, e dhënë në mirëbesim dhe jashtë çdo konflikti interesi, mund të interpretohet si krim nesër nga një prokuror që e lexon ndryshe ligjin. Madje, sa më i aftë të jetë administratori publik, aq më shumë rritet kujdesi dhe prirja për t’i qëndruar larg rreziqeve. Kështu, çdo ditë e më shumë, administratorët më të aftë i largohen administratës publike edhe pse shteti sot ofron paga shumë konkurruese në treg.
Kjo frikë është reale. Është kthyer në një mekanizëm të heshtur, por të fuqishëm, që po ngurtëson çdo nivel të administratës, investimeve dhe shërbimeve publike. Projekte të planifikuara nuk nisin, tenderë anulohen, leje të ligjshme refuzohen, jo për mungesë fondesh, kriteresh apo aktesh rregullatore (të cilat madje ndodhen në nivel të lartë inflacioni), por nga frika se vendimmarrja do të kthehet në objekt akuze penale.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, jemi në vitin më të mirë nga pikëpamja e të ardhurave buxhetore, por investimet publike janë realizuar në nivelin më të ulët të viteve të fundit. Paratë janë mbledhur, por nuk janë shpenzuar. Pse? Sepse ka marrë hov ajo që quhet “burokracia ndaluese”, një administratë që, nga frika e ndjekjes penale, zgjedh të mos vendosë fare.
Kjo nuk ndodh vetëm për shkak të mungesës së kapaciteteve apo stafit të kualifikuar, fenomene të njohura dhe të pranishme në çdo kohë, por për shkak të një faktori të ri dhe tashmë dominues: prokuroria ka hyrë në terrenin e vendimmarrjes administrative.
Prokuroria, veçanërisht ajo e Posaçme, ndryshe nga prokuroritë e zakonshme, që përgjithësisht janë më të kujdesshme, ka ndërhyrë në vlerësimin e ligjshmërisë së akteve administrative duke zëvendësuar drejtësinë administrative. Ka marrë përsipër të gjykojë vendime të pushtetit ekzekutiv pa pasur asnjë tagër kushtetues për këtë. E për këtë i ka ardhur në “ndihmë” edhe një Kod Penal ku shumë nene janë “blancket” (dispozita të bardha, të përgjithshme e të paqarta), që i referohen ligjeve administrative të miratuara me shumicë të thjeshtë (71 vota) dhe që nuk bëjnë dallim të qartë mes shkeljes administrative dhe veprës penale . Praktikisht, sot në Shqipëri shumë funksionarë publikë gjykohen apo edhe janë dënuar jo mbi bazën e një parashikimi të qartë të Kodit Penal, që miratohet me shumicë të cilësuar prej 84 votash, por mbi ligje administrative të varura nga vullneti i një shumice të thjeshtë qeverisëse, madje edhe mbi akte nënligjore që nuk kanë fare fuqinë e ligjit.
Rezultati është i qartë: administrata shmang çdo vendim të guximshëm, politikat publike mbeten në letër dhe madje vendimarrje apo kontrata ekzekutive për projekte publike tentojnë të ngjiten lart për miratim, drejt organeve kolegjiale deri në Parlamentin e Shqipërisë, jo për transparencë, jo si ushtrim kopetencash (madje shpesh jashtë kopetencave të organeve kolegjiale), por për të shmangur përgjegjësinë penale.
Kur vendimmarrja administrative kriminalizohet pa kufij të qartë, nis një efekt zinxhir shkatërrues. Administrata humbet funksionin e saj proaktiv. Rritet kultura e shmangies së përgjegjësisë. Vendimmarrja shpërndahet në mënyrë kolegjiale, jo për të rritur transparencën, por për të fragmentuar dhe relativizuar përgjegjësinë penale.
Kështu deformohet vetë koncepti i përgjegjësisë publike: askush nuk vendos, që të mos jetë përgjegjës. Kjo nuk është më burokraci e kujdesshme, por një burokraci ndaluese, kulturë e institucionalizuar frike që nuk prodhon siguri, por kolaps vendimmarrës.
Kodi i ri Penal nuk duhet të ushqejë frikën, por të garantojë përgjegjësi të përcaktuara qartë dhe kufij të prerë të ndjekjes penale. Kjo arrihet vetëm duke vendosur disa rregulla themelore:
1. Ndarja e prerë mes shkeljeve administrative dhe atyre penale.
Kodi i ri duhet të përshkruajë qartë veprimet që përbëjnë vepër penale. Një gabim administrativ nuk mund të kthehet menjëherë në krim; ai mund të penalizohet vetëm nëse përsëritet (recedivizmi) me dashje, pasi është ndëshkuar më parë administrativisht (siç ndodh p.sh. në veprat penale në fushën fiskale).
2. Asnjë ndjekje penale pa vendim administrativ paraprak.
Një akt administrativ nuk mund të shërbejë si bazë akuze penale pa një vendim të organit kompetent ose të drejtësisë administrative që e vlerëson ligjshmërinë e aktit.
3. Mbrojtja e vendimmarrjes në mirëbesim.
Nënpunësit civilë që veprojnë në mirëbesim (jo në mashtrim të ligjit, jo me falsifikim, jo me korrupsion dhe jo me konflikt interesi) duhet të kenë garanci se nuk do të ndëshkohen penalisht vetëm sepse prokuroria e interpreton ndryshe ligjin. Atyre duhet t’u garantohet mbrojtje ligjore nga vetë organi shtetëror në emër të të cilit veprojnë. Ata firmosin në emër të Republikës së Shqipërisë, ashtu siç firmos një prokuror apo gjyqtar, të cilëve shteti u ka garantuar imunitet funksional, kur veprojnë në mirëbesim.
Vendimmarrja e marrë në mirëbesim dhe në ushtrim të diskrecionit administrativ, jashtë korrupsionit, falsifikimit apo mashtrimit, duhet të mbrohet nga presioni penal. Pa këtë mbrojtje, funksioni publik jo vetëm paralizohet, por shndërrohet në një administratë që ka frikë të qeverisë
Standardet evropiane kërkojnë që kontrolli mbi administratën të jetë proporcional dhe i përcaktuar qartë me ligj. Gjykata e Strasburgut ka theksuar se askush nuk mund të ndiqet penalisht për një veprim administrativ pa një normë qartësisht të parashikueshme dhe pa një vendim nga gjykata kompetente që ka të drejtë të vlerësojë ligjshmërinë e veprimit. Ky është thelbi i parimit të “gjykatës së krijuar me ligj”, një garanci themelore kundër arbitraritetit juridiksional.
Nëse Kodi i ri Penal nuk i mbyll këto boshllëqe, do të trashëgojmë një administratë të frikësuar, një ekzekutiv të paralizuar dhe një pushtet penal që arbitron çdo vendim publik. Ky është rrugëtimi më i shpejtë drejt asgjësimit të demokracisë përfaqësuese
Kur qeverisja demokratike bie nën thundrën e frikës penale, shteti pushon së qeverisuri dhe sundon akuza.
Kodi i ri Penal nuk duhet të jetë thjesht një listë nenesh, por një arkitekturë moderne, e ndërtuar mbi themelet e parimeve tona Kushtetuese dhe e frymëzuar nga vlerat më të larta evropiane, të mishëruara në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Kodi i ri Penal, veç të tjerave, duhet të jetë garancia që frika nuk do të mbetet më arma me të cilën paralizohet qeverisja.
E para ishte qeverisja. Pastaj erdhi mirëqeverisja. Sot, rrezikojmë që, në emër të mirëqeverisjes të mos qeverisim fare. Ose të na qeveris prokurori.
Respekte z Ndreca.Qarte dhe sakte si gjithmone .
Argumente te sakta, duhet ndalur turravrapi i spakut, qe burgos pastaj heton, pra pa baze Fut brenda kedo qe i mbushet mendja. Keto veprime nuk i ka bere as hetuesia ne monizem, t'i kopsiste gjerat pastaj te arrestonte e gjykonte. SPAK ka marre eksperiencen e Gestaposm
Foli hajduti Ndreca qe vodhi kapelet, kepucet e policeve dhe tenderat per ndertimin e komisariateve?
N. R. K edhe të Nrecës o Hajmut.
Kjo puna e drejtesise tek ne eshte dhier kaq shume, sa duhet nje nderhyrje e menjehershme, per ti rrefyer vendin Republikes se Prokuroreve. Nddyshe punet do shkojne edhe me keq se kaq
Plarenr Ndreces i flet halli mos kini merak. Eshte thjeshte nje hajdut i trembur. Te leme plarent hajdutin te vjedhe akoma thoni ju?
Bravo z. Plarent ! Ky shkrim e kjo analizë duhet të përbëj një temë të veçantë diskutimi e të gjithë juristëve e organeve menaxhuse të Pushtetit gjyqësor për të korigjuar gjithë nenet e KP e për t’i dhënë Drejtësisë rolin që i takon sipas modelit Europian. Drejtësia të jetë ndëshkuese e padrejtësive në çdo pikpamje dhe jo të frenoj zhvillimin e të krijoj padrejtësi gjoja në emër të Drejtësise .
Po pra. Zoti jurist i vertete. Drejtesia duhet ti hedhe prangat plarentit dhe hajduteve te tjere. Mos i qani hallin hajduteve se kane vjedhur leket tuaja madje edhe te kalamajve e niperve tuaj!
E nxoren koken bijt e kurvave. Ta harrojme EU me njerez kaq te korruptuar dhe kaq te pangopur.
Lol
Po si ska turp ky thiu i kthellave te Mirdites Plarent hajduti i globit ne te gjitha ministrite per 12 vjet vetem.ky ka bere tenderat.......! Akoma del jem mend nje malok i mutit. Po SPAKU fle gjume ky duhet te ishte ne burg i pari per uniformat e Policese bashke ministrin Sander Lesh Pali i Oroshit. Kohe e hajduteve te kthellave te Mirdites.
Qenke me të vërtetë gabel, por nga ata endacakët sepse nuk të paska mbetur gjë në kokë përveç mutit.
O And karuci, po qenke bole, po loqe komplet. Ai PLENDSi i Kthelles, ne rradhe te pare ka konflikt interesi me organin e akuzes (ne çdo nivel) pasi eshte subjekt i hetimeve per disa afera (Ministria e Arsimit, Ministria e Brendshme), oastaj pse u kujtua ime qe po i mblidhet laku rreth qafes? SPAK a kushdo organ tjeter jane burrece qe nerren me peshq te vegjel a krahe thyer qe s'jane as 1/10 e ketyrw mosteave si puna e ketij hajduti ordiner qe perpiqet t'ja mari ne goje Rames dhe ti lepije bythen nga mengjesi ne mengjes dhe 24/7.
Po si ska turp ky thiu i kthellave te Mirdites Plarent hajduti i globit ne te gjitha ministrite per 12 vjet vetem.ky ka bere tenderat.......! Akoma del jem mend nje malok i mutit. Po SPAKU fle gjume ky duhet te ishte ne burg i pari per uniformat e Policese bashke ministrin Sander Lesh Pali i Oroshit. Kohe e hajduteve te kthellave te Mirdites.
Po si ska turp ky thiu i kthellave te Mirdites Plarent hajduti i globit ne te gjitha ministrite per 12 vjet vetem.ky ka bere tenderat.......! Akoma del jem mend nje malok i mutit. Po SPAKU fle gjume ky duhet te ishte ne burg i pari per uniformat e Policese bashke ministrin Sander Lesh Pali i Oroshit. Kohe e hajduteve te kthellave te Mirdites.
Po si ska turp ky thiu i kthellave te Mirdites Plarent hajduti i globit ne te gjitha ministrite per 12 vjet vetem.ky ka bere tenderat.......! Akoma del jem mend nje malok i mutit. Po SPAKU fle gjume ky duhet te ishte ne burg i pari per uniformat e Policese bashke ministrin Sander Lesh Pali i Oroshit. Kohe e hajduteve te kthellave te Mirdites.
Po si ska turp ky thiu i kthellave te Mirdites Plarent hajduti i globit ne te gjitha ministrite per 12 vjet vetem.ky ka bere tenderat.......! Akoma del jem mend nje malok i mutit. Po SPAKU fle gjume ky duhet te ishte ne burg i pari per uniformat e Policese bashke ministrin Sander Lesh Pali i Oroshit. Kohe e hajduteve te kthellave te Mirdites.
Po si ska turp ky thiu i kthellave te Mirdites Plarent hajduti i globit ne te gjitha ministrite per 12 vjet vetem.ky ka bere tenderat.......! Akoma del jem mend nje malok i mutit. Po SPAKU fle gjume ky duhet te ishte ne burg i pari per uniformat e Policese bashke ministrin Sander Lesh Pali i Oroshit. Kohe e hajduteve te kthellave te Mirdites.
Po si ska turp ky thiu i kthellave te Mirdites Plarent hajduti i globit ne te gjitha ministrite per 12 vjet vetem.ky ka bere tenderat.......! Akoma del jem mend nje malok i mutit. Po SPAKU fle gjume ky duhet te ishte ne burg i pari per uniformat e Policese bashke ministrin Sander Lesh Pali i Oroshit. Kohe e hajduteve te kthellave te Mirdites.
Po si ska turp ky thiu i kthellave te Mirdites Plarent hajduti i globit ne te gjitha ministrite per 12 vjet vetem.ky ka bere tenderat.......! Akoma del jem mend nje malok i mutit. Po SPAKU fle gjume ky duhet te ishte ne burg i pari per uniformat e Policese bashke ministrin Sander Lesh Pali i Oroshit. Kohe e hajduteve te kthellave te Mirdites.
Shume e drejt dhe aktuale ajo qe shkruani.Administrata eshte nen nje trusni te jashtezakonshme ashtu si e cilesine ju
Administrara eshte vertete nen trysni! Eshte sepse tashme ka frike te punoje per shefa si plarent ndreca qe vjedh dhe ne burg shkojne te tjeret! Per ramen qe vjedh e ne burg con shoket. Ka frike administrata te punoje per Ballukun qe vjedh me dhune dhe te thote o firmos o ik nga puna Prandaj SPAK duhet ta çliroje administraten nga ky tmerr duke futur ne burg keta plehra dhe te forcoje zbatimin e ligjit ne menyre qe askush e mos ushtroje presion mbi administraten. Keta shefa si plarenti, balkuku, ervin hoxha, ulsi manja ceno klosi gent gazheli etj i peshtujne njerezit prapa kraheve aq shume i urrejne!
Votimi eshte leje per te qeverisur, jo per te vjedhur.
I mbylli hallet e veta me SPAKun ky qe jep mend se si duhet te funksionoje dejtesia?!
I nderuar zoti Ndreca! Plani i investimeve nuk realizohet, jo se nuk janë kryer prokurimet..... . Prokurimet janë kryer, tenderat gjithashtu, mirëpo punimet vazhdojnë me ritme shumë të ulta. Pse?....... . Për shkak të korrupsionit të madh...... Ndërtimi i veprave të mëdha publike ju jepet, tre-kater kompanive të ashtuquajtura të mëdha, të cilat kanë fituar njëkohësisht tre ose katër, bile edhe pesë punë të mëdha publike...... . Dhe kjo ka sjellë që punimet të zvarriten pa fund dhe investimet të mos realizohen në kohë....... . Nëse nuk ndryshon ligji i prokurimeve, sipas metodologjisë që AJO KOMPANI E CILA KA FITUAR NJË TENDER PËR REALIZIMIN E NJË VEPRE PUBLIKE, NUK KA TË DREJTË TË MARË PJESË NË TENDERA APO PROKURIME, PA DORËZUAR PLOTËSISHT VEPRËN E PËRFUNDUAR......... . Kështu do të jenë në treg , jo tre apo katër kompani ndërtimi, por 50 të tilla, të cilat do të punojnë në rrugë, autostrada, sheshe, porte, aeroporte...... . Dhe kur një kompani dorëzon një projekt, ajo mer pjesë në garë për të fituar një projekt tjetër...... . Dhe kjo bëhet e rregulluar me ligj...... . Me ligj që qartësisht nuk është favorizues, por ndëshkues ndaj atij që shkel afatet, cilësinë dhe parametrat e një investimi publik....... . Por mesa shihet, këtu ligji bëhet se si mund të abuzohet më shumë, jo si të punohet më shumë......... . Dhe deri atëherë...... . Shqipëria do të zvarritet.
Nje bravo te madhe z.Ndreca . E ke vene piken mbi " i " . Nje gjuhe e mendim i qarte si drita e diellit . Ky duhet te jete edhe boshti i projektit te Kodit Penal qe do te diskutohet .
Ahahaahhaa! O korça alias plarent ndreca. Moa komento per veten
Akoma ste kane rrase brenda ty o moterqire mirdite?
Ha ha habha bravo
mendime e vlresime te vlefeshme.RESPEKT
Mendoj se eshte "mire" qe cdo komision tenderimi te kete ne perberje edhe nje prokuror
Respekt për argumentat, por s’kuptoj këtë gazetën Tema, redaktorët a kush duhet, si lejohet i njëjti koment 5 herë, dhe fshihen të tjerë? Mos ka dhe këtu burokraci ndaluese? Ndodh shpesh që komente rrugaçësh përsëriten shumë herë.
Ja prit se ta shtoj une komentin: plarenr ndreca duhet te ishte duke shkruajtur kujtimet nga burgu prej kohesh. Jo te jepte mend
Kodi Penal duhet te qartesoj se kur shkelet ligji dhe kur ka pa aftesi ose shperdorim detyre.Te denohesh penalisht per shperdorim detyre,kur mund ta kesh bere per paaftesi,eshte e rende.Ne te tilla raste largohesh nga detyra.Shperdorim detyre eshte edhe kur vartesi nuk kryen detyren e te tjera.Abuzimi me detyren duhet ndeshkuar,sidomos kur ka pervetesime.Z.Ndreca ka te drejte kur thote se nepunesit friksohen te marrin persiper vendime per tendera.Gjate kryerjes te tenderave nuk mund te kete "peshore farmacie".
Drejte, qarte, sakte, me kompetence juridike. Te luftohet mentaliteti Ols-Duman... "ekziston dyshimi i arsyeshem se.... meqe Kane fluturuar ne nje avion(avioni mer 300 veta)... meqe Kane udhetuar ne nje traget... (traget merr 2000 vete)... meqe Kane kaluar kufirin ne te njejten dite, ne te njejten ore..." Duhet domosdo pergjegjesine penale per Ata Prokurore qe shtremberojne ligjet. Duhet te mbahet pergjegjesine penale kur gjukata pasi nuk ka vertetuar akuzen ne process gjukimit, nderron akuzen vetem per te mbajtur ne burg me domosdo te pandehurit.
Plarent Ndrecës iu paska tha fyti për një tender
Qenkan fut me fis… te gjithe Ndrecat te komentojne pro nje shkrimi paçavure. Po ne gjermani, suedi, poloni, etj vende pse s’kanë frike te firmosin o te ndyre. Na qenka frika e firmes e jo frika e parregullsive o flliqsiraaa. Kancerr aty ku u dhemb o tradhetar e bij kurvash. Dolen kzrvat te tera e “ mbrojne” nje shkrim koke e kembe qe therret korrupsion nga mengjesi ne darke. Burra kurva!!!
E njihni Plarent Ndrecën? Ka qënë pak kohë I "madh" tek "ILIRYAN GUARD".Spostoi atë Qosen nga Berati, me një emision investigativ, që s'dua ta përmënd, për të bërë lekë.Duhet të heshtë.
Z.Ndresa : Nuk rrezikojme, por jemi kthyer ne republike te prokuroreve. Prokurore dhe gjyqtare te perzgjedhur me nje tek sy, midis qorrave, nga vetingu, sot po hetojne pa prova dhe te arrestuar ne burg njerez te zgjedhur nga populli. Mjafton shembulli i Erion Velise per te treguar absurditetin dhe paaftesine llogjike te prokuroreve dhe gjykatesve te Spak dhe gjykstes speciale. Nje prokuror qe ka kerkuar privilegje dhe leshime per ndertimin e nje pallati fut ne burg kryetarin e Bashkise sepse ka zbstuar ligjin !!!!

Po mire shkruesi a ka probleme me drejtesine?
Ky zagar i quajtur P Ndreca për 12 vjet ka qënë kryetar e sekretar ministrish ku ka firmosur tendera korruptiv dhe po ai vet ka vënë dorë në paratë publike,bile është i akuzuar për tendera abuziv në ministrinë e brëndëshme.Pra ky rrufjan bir kurve është në konflikt interesi kur flet për kodin penal.Po gjithë ata funksiinar shtetëror që firmosin për tendera korruptiv dhe të paravendosur në tavolinë duke mos bër fitues ata që japin ofertën më të ulët,por ata sa oferta limit ose më shumë se ajo duhet të kenë frikë nga ligji.Pra ky palo zyrtar hajdut e batakçi kërkon që me lugj të mbrohen shkelsit e ligjit dhe zyrtarët të amnistihen kur bëjnë shkelje administrative të qëllimëshme.Jo Plarent hajduti,SPAK po bën shumë më pak se ç’duhej të kish bër.Ligji është frikë për shkelsit e ligjit,ndryshe do ishte kateahurë si më 1997 kur sundonte sali maloku.