Rakipi - Boçit: Ç'punë keni ju të mbroni Berishën, i dini provat e SPAK?!

24 Tetor 2023, 10:05Politika TEMA

Rakipi - Boçit: Ç'punë keni ju të mbroni

Pasi GJKKO ka firmosur ndaj Sali Berishës masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe bllokim të pashaportës, mbështetja ndaj tij nga njerëzit që ka pasur krah vetes deri më tani ka qenë e pakët. Këtu mund të numërojmë ata pak deputetë që janë pjesë e grupimit të tij "Rithemelimit". 

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, është diskutuar për akuzat e drejtësisë ndaj Berishës dhe dhëndrit të tij.

Ish deputeti Luçiano Boçi, është pyetur nga Ylli Rakipi se përse e gjithë Foltorja është rreshtuar në krah të Berishës duke e mbrojtur atë, pa parë ende provat e SPAK. Boçi e konsideroi procesin ndaj Berishës, një goditje politike.

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Ju jeni njeri i rëndësishëm i pjesës së Berishës në PD. Zoti Boçi, pse është rreshtuar partia në mbrojtje të Berishës dhe dhëndrit të tij menjëherë? Ju, i keni parë provat ndaj Malltezit dhe Berishës, që jeni të bindur se kemi të bëjmë me goditje politike?

Luçiano Boçi: Atashimi nuk ka të bëjë, për shkak se nën akuzë është një drejtues, por akuza, në mënyrën si është ndërtuar dhe paracaktuar, është politike. Dëgjova argumenta në studio, por për çështjen e ndikimit të paligjshëm, në ndryshimin e ligjeve, janë dy ligje dhe një VKM. Ndryshimet ligjore, është e vërtetë që propozohen nga ministri dhe sillen në Parlament me firmën e kryeministrit.

Ylli Rakipi: Dakord, ju jeni të bindur që kjo është politike? E kuptoj mbrojtjen që i bën Berisha vetes, po ju ç’punë keni? E quani politike?

Në çdo vend normal, kur ka një akuzë nga drejtësia, politikani jep dorëheqjen dhe partia nuk përzihet me punët e drejtësisë. Ju pse e bëni këtë? U krijua një mbrojtje si me trupa…

Luçiano Boçi: Pse jemi ne? Nuk është vetëm emri por goditja e forcës politike. Lobimi i pistë ndërkombëtar, mbajtja pezull e statusit të PD, dhe lufta ndaj opozitës për eleminimin e saj, goditja e atij që e mban fortë opozitën. Këtu mos më bëj krahasime me vendet europiane, nuk ndodh kjo në vende europiane. Pse pretendojmë se kemi të drejtë? Nuk e kemi dhënë argumentin e Sejaminit, që kryeministri nuk mban përgjegjësi për ligjet, sepse është vendim kolegjial. Po të kishte ndikim të paligjshëm, Parlamenti do të ishte shprehur.

6 Komente

  1. k
    k

    Sepse non grata ka mbajtur perreth zagarët qe ti perdori per kete dite te keqe.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parruca

      Ju jeni llum qe per sa kohe do jeni gjalle nuk vini kurre ne pushtet. Njerezit jane te sterlodhur me politikane qe vazhdojne sillen si tribu, qe thone hapur qe ligji nuk duhet te veproje mbi ta. Jeni te lodhshem, dhe shterpe, pa ide. Kjo eshte arsyeja qe Rama rri ne pushtet, sepse perballe ka politikane te modelit te viteve ‘90. Rama me te tijet mund te vazhdojne te vjedhin kafsherisht, dhe prape do i fitoje zgjedhjet, sepse perballe ka politikane shume, por shume te lodhur. Ju jeni fatkeqesi per kete komb me shume se Rama me ripjelljen e tij.

      Përgjigjjuni
      1. t
        te ndyte

        u shofshin zagaret e vampirit te shqiptareve !!!!!!!!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. I
          Iliru metu kështu e quante kryeministri i malit të

          Keni parë se si rrijnë bashk qent rrugaç nëpër qytete,ashtu janë edhe larodeputetët e sali karaxhiç malokut.Ulërijnë e lehin por nuk të hanë as m.tin. Harro mushkë Valarenë se sali malokun e prenë.Kjo shprehje dikur për Ali pash Tepelenën u përshtatet mjaft mirë Luçianos dhe gjithë zagarëve të tij që lehin nëpër televizione.

          Përgjigjjuni
          1. a
            american16al

            Keta jane krimbat e baltes qe kur bie shiu dalin ne siperfaqe ose kur padroni i urdheron te dalin ne aktivitet…ha….ha…. ndyresira pa moral….

            Përgjigjjuni
            1. P
              Prostituta Kombetare Sali

              Lezhenda me lexhendat perreth! Doktor Mortja!!!!!!!!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje