Ish-kryeministri Sali Berisha është politikani më i lartë që është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme.
Ndërkohë, GJKKO vendosi dje të lërë në burg Jamarbër Malltezin për kompleksin “Partizani”.
Por kush e fundosi Malltezin? E pyetur se cila mund të konsiderohet si pjesa e denoncimit apo dëshmisë në SPAK që ‘fundosi’ dhëndrin e ish-kryeministrit, gazetarja Anila Hoxha tregoi për “Top Story” rastin e një ushtaraku që “doli nga rreshti” dhe foli hapur në SPAK.
Duma: Kush mund të konsiderohet si pjesa e denoncimit apo dëshmisë në SPAK që ‘fundosi’ Jamarbër Malltezin?
Hoxha: Nëse lexohet vendimi prej 199 faktesh të krijohet ideja se ishin ish-pronarët ata që po kryenin një shkelje. Por nëse vazhdon dhe ndjek logjikën e asaj që SPAK ka servirur, gjithmonë referuar masës së sigurisë sepse provat dhe faktet nuk janë bërë ende publike, kuptohet dëshmia e një gjenerali të lartë i cili ka qenë i drejtpërdrejtë edhe në daljet publike pasi është pyetur në SPAK.
Ai tregon të gjithë procedurën se si kishte kundërshtuar privatizimin e ‘KF Partizanit’ dhe në një moment, gjatë ballafaqimit me një nga ish-ministrat e Mbrojtjes, zotin Gazment Oketa, ai i kishte thënë se duhet ta firmoste atë shkresë ose do të kishte një masë disiplinore ndaj tij. Dhe sikurse tregon më tej zoti Qirjazi, kjo masë disiplinore ndaj tij ishte marrë.
Nga ana tjetër ka gjithashtu një dëshmi nga kreu i AKKP-së, e emëruar pasi i ishte kërkuar nga Jemin Gjana që të takonte kryeministrin e asaj kohe Sali Berisha. Berisha i komunikoi asaj emërimin në detyrë në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe më pas emërime të tjera që ishin bërë me kërkesa të caktuara.
SPAK ka kryer një analizë financiare, që kundërshtohet nga avokatët, sa i takon pastrimit të parave.
cfar po luhet mes gites dhe lylit ? apo thjeshte fillimi nji afere te re pallmi ne treshe
Thuhet qe trualli i klubit partizani ka qene blere nga Italia ne 1940. Pra pornaret e atehershem kane qene paguar dhe kjo toke ka qene publike. Nese kjo eshte e vertete, atehere duhet hetuar dokumentacioni fillestar per manipulime te ish pronareve, pra vjedhje me mashtrim te pasurise se perbashket.
Ti mendon se Republika Socialiste e Shqiperise e pas-1945 "la ne kembe" tjetersimet e prones, te kryera nga ltalia fashiste?! Cdo veprim juridik i asaj kohe(sipas teje ne rastin konkret me 1940) i bere nga ltalia fashiste ne token shqiptare eshte abroguar=shfuqizuar.
Eda, je gabim. Ne 1949 midis shteteve ka patur nje marrveshje, ku italia i ka kaluar pronesine shtetit shqipetar, si kompensim i luftes se 2. Keshtu qe toka ka qene toke e shtetit, jo toke e pronareve. Ata kishin mbaruar pune me italine, dhe e dijin shume mire kete. Shteti shqipetar nuk lindi ne 1993 kur erdhe ne pushtet Sali shpellari.
Toka nuk ka pronare, ata jane kompensuar nga italianet. Procedura e kthimit te prones eshte e parregullt dhe e korruptuar. Letrat i ka rregulluar Luan Malltezi, i jati i Abit, qe ishte drejtor Arkivi.
nje tregim. Nè kohen e krimit, ne kohen e vrasjeve, djegjeve shkaterrimeve kur nè pushtet erdhi krimineli Sali e horrat pas tij. Diku nè zonen e laprakes ku ka qènè aerodromi ushtarak shqiptar. Po u kujtoj lexusve. Se nga Klubi Partizani. Me nje hark te lehtè drejt te istitutu Fiskultures Vojo Kushi. Vashdonte drejt zogut tè Zi ku ka qènè Fabrika e Cokollatave , drejt rruges sè sotme Don Bosko. deri te Spitali ushtarak, vashdonte drejt Durresi edhe nja 150 metro. Pasta kthehesh majtas me nje hark tè lehte kalonte 150 metro nè fund tè pistes sè aerodrpmit e perfundonte te klubi Partizani. Reparti ushtarak ku ishte nje skudrilje me avion trasporti ushtarak per keta avion perdoreshin per ndihmè tè bujqesise. kishte qènè Aeroporti civil i Tiranes dhe nderkombetar deri nga fundi i viteve 50 pastaj u trasferua nè Rinas. Gjithe ky teritor. Zogu ja kishte dhene shtetit italian me Kocesion per 99 vjet. Italia humbi luften. Shqiperia ishte nè anen e fitusve dhe ky koçesion sipas ligjeve tè pas luftes ju kthyen shtetit italian. Ne nje nga kèto objekte, nè atè kohe prone e ushtrise. U paraqiten me tapi te kohes sè turqise, te viteve 20 tè, ose tè tapive para se tè jepeshin me koçesion. Titullari u kerkoi ish pronareve tu linte fotocopie. Ata (ishin gjithsej 28) te qeshur lanè nga nje fotocopie te titullari i dikasterit. Titullari i dikasterit u tha kur tè jemi gati do ju therras. Te nesrmen caktoi nje nèpunes shkoi ne kadaster. dhe verifikoi tè gjitha tapite e ish pronareve. i thirri nje dite te gjithe isha edhe une rastesisht. Mori tapine e pare. Filani. Kush eshte jam un u pergjigj nje zoteri nè atè kohe rreth 85 vjeç. ke pasur kaq metro katror toke. Shteti shqiptar me kete vendim ta ka blere token kaq napolona flori. Nuk je pronar. e me radhe tè gjithe ulen kokat e dolen. Nuk trokiti askush te dera e dikasterit. Ajo toke ka qènè prone shteti. Pike. Eda duhe ti dij ca gjera.