Pavarësisht refuzimit të ish-kryeministrit Sali Berisha për të firmosur procesverbalin e policisë për njohjen me masën e sigurisë, Gjykata e Posaçme ka caktuar ditën e sotme për ta marrë në pyetje, si person në hetim për akuzën korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë, sa i takon çështjes së privatizimit të kompleksit sportiv Partizani.
Seanca pritet të zhvillohet sot në orën 14:00, ndërsa një ditë më parë GJKKO vendosi të lërë në burg Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës, si edhe detyrim paraqitjeje për ndërtuesin Fatmir Bektashi.
Ndaj ish-kryeministrit Berisha janë vendosur masat e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Vetë Berisha, si edhe avokati i tij Genc Gjoktuaj thotë se kjo procedurë është e jashtëligjshme dhe se është shkelur Kushtetuta nga SPAK. Policia e Shtetit ka tentuar mbrëmjen e kaluar, por edhe të shtunën, që ta njoftojë ish-kryeministrin me masën e sigurisë, por Berisha i ka shmangur.
Besoj se Berisha po Gabon nese nuk paraqitet! Plani B qe eshte thelbesori SPAK do kerkoj brenda pak ditesh heqjen e imunitetit duke shtuar akuza te reja, me te renda! Tamam, tamam ne fakt kjo po kerkohet! Qe ai te perjashtohet nga Parlamenti! Kjo shkurton kohen e marrjes se tij ne arrest! Kjo tashe eshte thjeshte nje test, per te pare cfare ndodh! Asgje deri tani! Militantet e " eger" te tij jane strukur dhe thone se nuk kane lidhje. Mesa duket erisha nuk ka keshilltar integjent dhe large pames. Po te shkoj sot ai fiton kohe. Mosvajtja I ndryshon statusin aktual te kufizimit, duke e cuar ne arrest shtepuak ne fillim. Me tej nuk dihet! Ai bie perfunďimisht ne rrjeten e SPAK, dmth te .....