“Tonin Vocaj më thirri në zyrë” - Paro Laçi flet me emra: Në polici ishin Begeja, Bektashi dhe Malltezi, presion për të firmosur

23 Tetor 2023, 22:01Politika TEMA
“Tonin Vocaj më thirri në zyrë” - Paro Laçi

Ish-presidenti i Klubit Partizani, Paro Laçi në emisionin “Real Story” në ABC teksa foli për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” ka treguar se i është bërë presion në atë kohë nga policia, me urdhër të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Tonin Vocaj na ka bërë një presion të paparë na ka thirrur edhe në ambientet e Drejtorisë së Tiranës dhe aty ne kemi debatuar në korridor. Ishte si të thuash një takim presion, që do më detyronin të firmosja, dhe ishin Xhim Begeja dhe Fatmir Bektashi. Në ambientet e brendshme të zyrë si ka qenë dera pak e hapur ka qenë edhe Jamarbër Malltezi. 

Ishte një takim që unë do të firmosja. Jam thirrur për këtë problem, ka qenë gjithë Policia e Shtetit dhe kemi debatuar keq fare. Dhe unë ika. Meqë nuk firmosa, kishim gjithmonë përplasje fizike më pas. Kur shkonim të bënim stërvitje nuk na lejonin”, ka treguar ai në emisionin “Real Story” në ABC.

Po ashtu ai  shton se pasi nuk ka pranuar të firmosë i është bërë presion nga Agron Kuliçi, ndërsa thekson se Agron Kuliçi ishte personi që kishte në dorë interesat e familjes Berisha.

3 Komente

  1. D
    Doktor Mortja

    Daktorr, kruhu po ta mbajti me Paro Laçin! Je mesu me Rexhep Mejdanin apo me Kastriot Islamin! Nese keto qe po flet z.Paro te duken shume, jam i sigurte qe nuk jane as 0.1 per qind e atyre qe din z.Paro për ty. Nuk le gje pa shkaterru o Doktor Mortja. Po deshe ekonomi, sport, ushtri, kulture! Vdeksh o serbi sali!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Denoncoje pra dhe mos llap poshte e perpjete si deshmitar i lire

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sa bole

        Po pse cfare eshte kjo karr me zile?Tjetri jep emra konkrete dhe i deklaron publikisht tani e ka rradhen organi i akuzes ta marri ne pyetje.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje