Rama-deputetëve të Tiranës: Pavarësisht vendimit të Kushtetueses, të jemi gati për zgjedhje në çdo kohë

5 Nëntor 2025, 20:49Politika TEMA
Rama-deputetëve të Tiranës: Pavarësisht vendimit të

Rreth një orë e gjysmë ka zgjatur mbledhja në selinë rozë, mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të qarkut të Tiranës, por dhe ministrat dhe kreun e Grupit Parlamentar. Burime bëjnë me dije se në mbledhje Rama ka qenë i prerë me porositë, ku ka kërkuar rienergjizim të PS në Tiranë.

Një tjetër porosi e kreut të ekzekutivit  ishte organizimi për Tiranën, komunikimi me njerëzit dhe adresimin e problematikave të njësive.

Mos të humbim ritmin e punës së partisë në Tiranë, mëson gazetari i top Channel, Muhamed Veliu, të jetë shprehur Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura.

“Pavarësisht situatës nga Kushtetuesja ne duhet të jemi gati për zgjedhje në çdo kohë”, citojnë burimet brenda mbledhjes.

Kujtojmë se një nga zhvillimet e fundit e cila prek politikisht PS është vendimi i Kushtetueses për të anuluar zgjedhjet e pjesshme në Tiranë.

Më herët, PS kishte dalë me Ogerta Manastirliun si kandidate për bashkinë e Tiranës, por tashmë Kushtetuesja vendosi se zgjedhje nuk do të ketë dhe kryetar bashkie do të vijojë të jetë Erion Veliaj.

1 Komente

  1. G
    Gjithmon gati

    Beteja pēr Tiranēn, betej pēr Stalingradin.Dhe njē robot tē vendosi PS pēr kandidat bashkie nē Tiran, i fiton zgjedhjet PS.Sot Partia Socialiste ēshtē e pa besē dhe e rrezikshme.Jo vetēm qē s'pranon minimum jetik pēr ata qē ju ka hequr tē drejtēn tē punojn, por i burgos me dhe pa arsye nēse nuk i japin fund jetēs.Pra dēnimi me vdekje ēshtē pēr ata qē jan teprica tē Rama IV.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje