“Rama dhe Berisha, pazar me njëri- tjetrin”, PD: Nikolla lejoi dje në Kuvend deputetë të përjashtuar

5 Prill 2024, 15:05Politika TEMA
“Rama dhe Berisha, pazar me njëri- tjetrin”, PD: Nikolla lejoi

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Mirela Karabina, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se ish kryeministri Sali Berisha dhe kreu i qeverisë Edi Rama janë në një “Pazar” me njëri-tjetrin.

Sipas saj, diçka e tillë u vu re në votimin e djeshëm në Kuvend të Amnistisë Penale. Karabinë shtoi se në seancën e djeshme, kryeparlamentarja Nikolla, lejoi të marrin pjesë deputetë të përjashtuar.

Deklarata:

Që Edi Rama është në pazar me Sali Berishën kjo dihej dhe qartësohet përditë dhe më shumë.


Është në pazar, jo sepse e do, por sepse vetëm me Berishën përballë mund të rri në pushtet i pashqetësuar.

Ashtu sikurse Berishës i intereson kjo gjë, sepse i braktisur prej të gjithëve, Edi Rama e rifuti në lojë, duke i dhënë deputetëve të tij zërin në Parlament.

Ky pazar u pa në votimin e amnistisë penale, ku të koordinuar votuan për të shpëtuar të korruptuarit e tyre dhe për t’i bërë presion SPAK-ut.

Këtë gjë e fshehën duke thënë se po votojnë për të amnistuar njerëzit, por në të vërtetën qytetarët janë humbësit e amnistisë, ndërsa të korruptuarit përfituesit e mëdhenj.

Sigurisht që pazari mes Berishës dhe Ramës, nuk mund të bëhej i mundur pa ndërmjetësimin e Lindita Nikollës, e cila prej kohësh e ka kthyer pozicionin e Kryetares së Kuvendit në sekretariatin e Edi Ramës, duke ia ulur dinjitetin postit që mban dhe duke e kthyer në notere të pazareve të pista.

Nuk është hera e parë që Lindita Nikolla lejon të marrin pjesë në Kuvend, në kundërshtim me Rregulloren, deputetë të përjashtuar më parë.

E ka bërë gjatë kohës së kaosit në Parlament, ku fuste deputetët e përjashtuar për të mbajtur kaosin dhe për të ndezur tymin dhe flakën në ambjentet e Kuvendit.

E bëri edhe dje me zëvendësin e Sali Berishës në Kuvend.

Ndaj, Lindita Nikolla duhet të dalë dhe të japë llogari se pse deputeti i përjashtuar Flamur Noka u lejua të merrte pjesë në votimin e djeshëm.

A është kjo pjesë e pazarit dhe e marrëveshjes mes tyre?

Deputeti që i kërkonte Nikollës me sms t’i jepte edhe një herë fjalën shefit të tij dhe pastaj të iknin, nuk mund të jetë as mbi Ligjin as mbi Rregulloren.

Ndaj Partia Demokratike është këtu, më e vendosur se kurrë për të bërë transparencë të plotë dhe për të denoncuar pazarin e pistë mes përfaqësuesve të politikës së vjetër, të cilët kanë rënë dakort për ta mbajtur peng këtë vend, në një aleancë kundër njerëzve dhe kundër sistemit të drejtësisë.

1 Komente

  1. G
    Genti

    Shum e saktë, pazaret mes ty dyve, e morën më qafë shqipërinë. Këta promovojnë rrugaçët dhe karikaturat e intelektualit kok derr dhe injorant. Duhet ligori të jspë dorëheqjen për veprimin që ka kryer, seose vë në dilemë punonjësit e gardës, ta bëjnë detyrën apo mos ta bëjnë. Kjo është shkelje e paster e vendimit të depudetëve për përjashtimin e ndokës. Ligori ta zgjidhi me ramën, o ajo ti kërkojë falje grupit që vendosi plrjashtimin ose në të kundërt të pohojë se kështuve urdhëruan. Që rama dhe berisha ndajnë shumë vendime bashkë, këtë e di gjithkushi. Prandaj jemi mut këndej e mut andej.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje