“Rama e ka të sigurtë fitoren”, Demalia: Primaret e PD-së, qesharake! Berisha e ka rrëzuar përtokë procesin

12 Mars 2025, 16:55Politika TEMA
“Rama e ka të sigurtë fitoren”, Demalia: Primaret e

Analisti Ilir Demalia thotë se vendimi i kryeministrit Edi Rama, për të vendosur deputetët me të paktën 1 mandat në listë të hapur, do i bëjë më mirë Partisë Socialiste.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Demalia u shpreh se PS mund të grumbullojë më shumë vota. Sipas Demaliajt, Rama e ka të sigurtë fitoren e zgjedhjeve më 11 maj.

“Kjo do i bëjë më mirë PS për një grumbullim votash. Ajo që nuk kuptoj unë, edhe te opozita hatërmbetja e njerëzve që nuk futen në listë të sigurt. Kur janë të sigurt që kanë kontribute, pse nuk futen në betejë? Këta e dinë që nuk marrin vota.

Kushdo ka kontribute, por një ditë duhet të largohesh, hap rrugën. PS e ka të sigurtë fitoren, kjo nuk diskutohet. E ka të sigurtë Rama, me të gjitha këto traumat. Ai e ndjen se çfarë ka përballë. E ka një projeksion të qartë, do të rigjenerojë partinë”, theksoi ai.

Demalia thotë se është qesharake të mendosh se primaret që u zhvilluan në PD ishin demokratike, teksa shto se Sali Berisha kreu një maskaradë, pasi personat më pak të votuar, do i vendosë në listë të sigurt.

“A kanë turp këto të opozitës, e deklarojnë procesin e primarave si demokratik, kur e kanë rrëzuar përtokë. Ku është integriteti, personaliteti dhe kërkesa e llogarisë, për liderin e saj, Sali Berisha. Aty, ai që del i fundit, si Floriana Garo, me 32 vota del në vend të dytë. Do dëshpërojë njerëzit, ky është hapi i parë. Është maskaradë.

Kjo parti ka luajtur me makinacione, me pushtetin e një njeriu, Sali Berisha. Në çdo hap që marrin, krijojnë më shumë neveri. 40 mandate do jetë sukses i madh. Në anën tjetër, edhe nga dëshpërimi që kanë njerëzit, mund të rriten partitë e vogla. Partia e Saliut, që ia la Basha, 10 vjet kryetar partie, e pe sa e kishte përqindjen? 1-2 përqind, as veten e vet nuk e nxjerr dot deputet”, theksoi ai.

 

3 Komente

  1. K
    Kaskadori

    O Ilir gjithë këtë shërbim që po i bën Rilindjes (riformatimit të Blllokut) te takon te jesh Depytet, më mirë se ty në Patlament si llapaqen qe je nuk gjen

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lindita Rama-The Surrel Queen

      Syço ... hajde nga zyra

      Përgjigjjuni
      1. L
        Likja

        Ky zagarr sic ka fytyren, ka shpirtin.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje