Rama flet për Spitalin Onkologjik: Ajo që ndodhi ishte tronditëse

14 Nëntor 2025, 18:47Politika TEMA
Rama flet për Spitalin Onkologjik: Ajo që ndodhi ishte tronditëse

Kreu i qeverisë Edi Rama, u ndal te spitali Onkologjik, ku për herë të parë përfshihet fond për barnat. 

Rama tha se me këtë fond nuk do të ketë më mungesë të mjekimeve për të sëmurët me kancer, duke thënë se kjo nuk do lërë hapësirë që mjekët të përfitojnë dhe të abuzojnë me detyrën, duke iu referuar skandalit të mjekëve në këtë spital një vit më parë.

“Ajo që ndodhi në spitalin Onkologjik ishte tronditëse, por ama transformimi është i dukshëm. 

Ilaçet janë shumë të shtrenjta, dhe në buxhetin e 2026 ne kemi vendosur për herë të parë një fond të posaçëm për të përballuar barnat për kancerin. 

Që do të thotë njerëzit tanë që shkojnë atje të mos kenë mungesë, dhe të mos përfitojë askush siç ndodhi në atë situatë. 

Nuk kemi dashur ne të mbulojmë gjithë barnat më parë? Të rrisim pensione? Patjetër që kemi dashur, por nuk ka qenë mundësia”, tha Rama.

4 Komente

  1. T
    Teme

    Po mos jep30 milion plus verem per nje tunnel. Dalin leket pastaj.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Apojo

      Po, pse ku ishe ti Lartmadheri kur ndodhi ajo qe ndodhi ne Spitalin Onkologjik ? Shtypi shqiptar e ka vene ne dijeni disa here, por ti, edhe pse djali yt ( fatmiresisht ) shpetoi nga ajo semundje disa vite me heret, nuk e rruajte fare per gjendjen ne ate spital dhe per vuajtjet e pacienteve. Je njeri pa moral, pa din e pa iman, nje mashtrues dhe demagog i klasit te pare.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Arbeni

      Qeveria jote duhet të luftoj korrupsionin që është shtrirë gjithandej në çdo zyrë shteti ku të vjen frikë të shkosh tek to,sepse të shikojnë nga duart për të të marrë para edhe në shërbime që jepen falas për qytetarët.Një pjesë e kryebashkiakëve dhe ish kryebashkiash plus edhe ministra dhe deputet pranë teje janë të akuzuar nga SPAK-u për korrupsion madhor duke vjedhur miliona.Rasti më i freskët është mbesa e Beqir Ballukut që është zëvëndsja jote Z Rama.Unë dhe familja ime votojmë për PS por me këtë korrupsion ku çdo qelizë e shtetit është e molepsur më vjen keq por nuk do votojmë më për ju.Për sali malokun kurrën e kurrës.Nuk do marrim pjesë në votime më.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Piku

        Tani nje gje nuk kuptohet mire, ....kemi dashur me pare,thote , po nuk ka qene mundesia....OK e kuptojme kete gje ,Po nese eshte keshtu ,athere perse ndodhi rasti i onkologjikut,sepse me logjiken qe ...NE donim po s kishim mundesi qeveria thjesht pranon prgjegjsine e atij qe krijoi PAMUNDESINE E FURNIZIMIT ME BARNA , athere per te qene korrekt me publikun KJO MUNDESI APO PAMUNDESI SQAROHET DITEN QE APROVOHET BUXHETI ,dhe nuk jepen justifikime pas pilafit, pasi njerezit vdesin , sepse mund te jete qe NJEREZIT ndoshta duan me shume qe te mjekohen me mire, te sherohen me mire e me cilesisi e ndoshta edhe te vdesin me dinjitet ne SPITALE kur e ka shkrujt ZOTI,sesa te kene Tunele miljoneshe , bulevarde me pllaka, apo trotuare me palma , dhe e verteta u thuhet ne diten qe diskutohet BUXHETI (dhe nuk miratohet ne 5 minuta pa diskutime ne parlament).Zoteri, per kete vit kaq leke kemi , mbulojme kaq barna, kaq semundje dhe kaq skema mjekimi, ca i mbulojme ca nuk i mbulojme , e ca i mbulojme aq e kaq).Perndryshe perpjekja per ta hedhur pergjegjesine tek mjeket nuk ben sens, sepse ky vet po thote e po e pranon qe...S KISHIM MUNDESI, e thene shqip , pamundesia e Qeverise dha dore mjekeve te abuzojne.Por ne fakt ketu sistemi shendetsor ka rene, por KM ka te drejte per nje gje e per kete ka koherence te plote me ate qe ky vete ka thene edhe me pare ....FAJIN E KA SISTEMI JO INDIVIDI.Individet me uniforme vertet jane pjese e sistemit, por arkitekturen e sistemit e ben TI me Politikat e TUA dhe me QEVERINE

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje